Stradija (11/12)
Të nesërmen ndjeva se qeverija kishte ra. Në të gjitha anët nëpër rrugë, pijetore dhe banesa private, përhapet kanga gazmore. Tashma nga të gjitha anët e Stradis filluen me ardhë deputacione që, n’emën të popullit, të përshëndesin qeverin e re. Shum fletore janë përplot me telegrame dhe deklarata qytetarësh besnikë. Të gjitha këto deklarata dhe urime i përngjajnë njana tjetrës, gati sa me thanë, se ndryshimi gjindet vetëm ndër emna dhe nënshkrime. Qe nji:
„Kryetarit të Këshillit ministruer Zotni…
Zotni kryetar,
Patriotizmi yt dhe vepra e madhe në dobi t’adheut tonë të dashtun janë të dijtun nëpër tane Stradin. Populli i kësaj krahine ka shpërthye në dëfrim e gëzim për ardhjen Tuej në qeverisjen e vendit, sepse secili asht i bindun ngultas se Ju me shokët Tuej jeni i vetmi në gjendje që ta nxirrni vendin tonë prej këtyne rrethanave të mundimshme dhe të randa, prej këtij mjerimi, në të cilin e hodhën me punën e tyne të keqe dhe jo patriotike parashkuesit Tuej.
Me lot gëzimi brohorisim: Rrnofshi!”
N’emen të pesëqind nënshkrimeve
(nënshkrimi i njij tregtari)
Ose deklarata, zakonisht të këtilla:
„Deri sot kam qenë antar besnik i regjimit të kaluem, por mbasi sod, me ardhjen e kabinetit të ri u binda plotsisht se qeverija e kalueme punoi në damin e vendit dhe mbasi kabineti i tashëm asht i vetmi në gjendje që ta çojë vendin në rrugë ma të mirë dhe t’i realizojë idealet e mëdha të popullit, deklaroj se prej sodi do ta ndihmoj qeverin me të gjitha fuqit dhe se gjithkund e në çdo vend, do ta dënoj regjimin e kaluem zakeq, prej të cilit neveriten gjithë njerzit e ndershëm të vendit.”
(Nënshkrimi)
Ndër shum fletore në të cilat deri at ditë kam lexue artikujt në të; cilet lavdohej çdo akt i qeveris së kalueme, tash shoh artikuj në të cilët dënohet në mënyrën ma të rreptë qeverisja e kalueme dhe çohet në qiell e reja.
Kur i mora këto fletore dhe i shiqova numrat nga fillimi i vjetit, pashë me ardhjen e çdo qeverije përsëritet i njajti havaz. Çdo qeveri e re përshëndetet në të njajtën mënyrë se asht e vetmja qeveri e vyeshme, kurse çdo qeveri e kalueme dënohet dhe quhet: trathtare, e ndytë, e damshme, e zezë, e neveritshme.
Paj edhe deklaratat dhe urimet të njajta, prej njerëzve të njajtë çdo kabineti të ri dhe nder deputacione gjithmonë të njajtët njerëz.
Nëpunsit nguten posaçërisht me deklaratat e besnikis çdo qeverije së re përpos rastit kur ndokush guxon me veprim të kundërt me e vu në rrezik pozitën e vet dhe me e rrezikue detyrën. Të tillë gjinden pak, e edhe për ta, opinioni publik ka mendim shum të keq, sepse prishin nji zakon kaq të bukur, i cili ekziston tashma prej njij kohe të gjatë në Stradi.
Bisedova me nji nëpunës të mirë për nji shok të tij, i cili nuk deshit me ia urue qeveris së re ardhjen në fuqi dhe për kët shkak u hoq prej shërbimit shtetnuer.
— Duket njeri i mençëm — thashë.
— Budallë — përgjegji ai ftoftë.
— Nuk kisha me thanë.
— Leni at fanatik, Ju lutem. Don që të rrijë unët me familje në vend që, si tanë tjerët të mençëm, ta shiqojë punën e vet.
Cilindo që pyetsha, merrsha të njajtin mendim për njerëz kësisoji, bile, këta, gjindja i shiqonte me keqardhje, por edhe me përbuzje.
Mbasi qeverija e re kishte disa punë të veta të ngutshme dhe ishte e nevojshme që populli t’i deklarojë besim të plotë me anën e deputetëve dhe, në të njajtën kohë të dënojë punën e qeveris dhe të parlamentit të kaluem, ajo i mbajti të njajtët deputetë.
Kjo gja më habiti shum dhe gjeta veçanërisht njanin prej deputetve e hyna në bisedë me të:
Kabineti, padyshim, ka me ra, mbasi mbetet i njajti parlament? — e pyeta.
„Dhe me të vërtetë deputetët treguen se dijnë me e çmue atdheun e vet, sepse flijuen për te edhe sedrën e vet edhe fytyrën.
— Pleqt tanë kanë flijue jetën për kët vend, kurse na ende luhatemi athue ta flijojmë nderin tonë! — bërtiti nji deputet.
— Ashtu asht — jehoi prej të gjitha anëve.
Punët në parlament rodhën me shpejtsi.
Së pari, qeveris i dhanë votbesimin e plotë dhe dënuen pimën e asaj së kaluemes, mandej qeverija paraqiti para Përfaqsis popullore propozimin që në disa ligje të bahen ndryshime.
Propozimin e pranuen njizani dhe adaptuen ndryshimet e propozueme për ligjët, sepse ligjët pa ato ndryshime e plotsime pengojshin disa miq dhe ilaka të ministrave me marrë disa pozita ma të nalta në shërbimin shtetnuer.
Tekembramja u aprovuen a priori të gjitha shpenzimet që qeverija ka me ba me anën e buxhetit, dhe mandej parlamenti u shpërnda dhe deputetët e lodhun prej punëve shtetnore shkuen të çlodhen, nëpër shtëpija kurse antarët e qeveris nibasi i shkapërcyen të gjitha pengesat me faqe të bardhë dhe të kënaqun nga besimi i plotë i popullit, dhanë nji darkë solemne shoqnore që tue pi ndonji gotë venë, në gëzim, të çlodhen edhe vetë nga hallet e randa që lyp organizimi i vendit.
Stradija (10/12)
Mbasi u bana vizitë gjithë ministrave, vendosa me vizitue edhe Parlamentin e popullit. Quhet i popullit simbas nji zakoni të mbrapambetun, kurse në të vërtetë deputetët i emnon ministri i punëve të mbrendshme. Teksa ndërrohet qeverija, menjiherë shpallen zgjedhjet e reja dhe kjo don me thanë barem nji herë në muej. Fjala „zgjedhjet” në kët rast ka kuptimin: emnimi i deputetëve dhe e ka rrajën e vet në shoqnin e fiseve kur populli kishte me të vërtetë, përpos halleve tjera, ende kët detyrë të mërzitshme të mendojë dhe të bajë kasavet kend ka me zgjedhë për përfaqsues të vedin. Dikur kështu në mënyrë primitive baheshin zgjedhjet, por në stradin moderne të civilizueme, kjo procedurë e vjetër e marrë dhe ditë-tretun, u thjeshtue. Ministri i punëve të mbrendshme muer mbi vedi gjithë kasavetin e popullit dhe ai emnon, zgjedh në vend të popullit dhe populli nuk humb kohë, nuk brengoset dhe nuk mendon. Mbas gjithë kësaj pune asht e natyrshme që zgjedhjet të quhen të lira.
Kështu përfaqsuesit e zgjedhun të popullit mblidhen në kryeqytetin e Stradis të vendosin dhe të kuvendojnë në lidhje me çashtje të ndryshme të vendit. Qeverija, — kuptohet, çdo qeveri patriotike — edhe këtu kujdesohet që zgjidhja e çashtjeve të bahet me mend, në mënyrë moderne. Edhe këtu qeverija merr përsipër krejt detyrën. Kur mblidhen deputetët, para se të fillojë puna, duhet të kalojnë patjetër disa dit në shkollën përgatitore, e cila quhet klub. Këtu deputetet përgatiten dhe stërviten se qysh me e luejtë secili, sa ma mirë, rolin e vet.
E tanë kjo duket si përgatitje për çfaqje teatrale.
Qeverija vetë e shkruen veprën, të cilën deputetët do ta luejnë në Parlamentin populluer, Kryetari i klubit, si ndonji dramaturg, e ka për detyrë që, kët vepër, ta studjojë dhe për çdo mbledhje t’ua caktojë rolin deputetëve, merret vesh, mbas aftsive të tyne. Disave u jepen fjalime ma të gjata, disave ma të shkurta, fillestarëve edhe ma të shkurta, disave u caktohet që të flasin vetëm nga nji fjalë „për” ose „kundër”. Kjo e dyta ndodh shum rrallë, atëherë kur imitohet pamvarsija e këtij institucioni, don me thanë mbas kryemjes së votimit thuese numrohen votat që të shifet cila parti ka fitue; në të vërtetë kjo asht caktue shum ma parë se sa me u mbledhë Parlamenti. Disave që nuk mund të përdoren as për kët punë, u caktohen role memece, kur votohet, me u çue në kambë ose me ndejtë në vend. Mbasi kështu t’u ndahen bukur rolet, atëherë deputetët shkojnë në shtëpi dhe përgatiten për mbledhje. Jam çuditë në mënyrë të jashtëzakonshme kur kam pa për herën e parë se si deputetët mësojnë rolin e tyne.
U çova heret në mëngjes dhe shkova me shetitë në parkun e qytetit. Atje plot nxanës, fëmij të shkollave ma t’ulta dhe djelmosha të shkollave ma të nalta. Disa shetisin andej këndej dhe lexojnë me za secili landën e vet: dikush historin, dikush kimin, dikush mësimin e fes dhe tjera. Disa, dy nga dy, njani flet tjetri ndëgjon mësimin që kanë mësue. Kur përnjiherë pashë midis fëmijve disa pleq që shetisin gjithashtu ose rrijnë, mësojnë diçka prej disa letrave. I avitem ma afër njij plaku në petka kombtare, e ndëgjoj dhe ai përsërit, tue lexue po të njajtën fjali:
— Zotni deputet, me rastin e shqyrtimit të këtij projektligji të randsishëm jam i shtymë dhe unë që, mbas fjalimit të bukur të shokut të ndershëm T… M…, në të cilin paraqiti tanë randsin dhe anët e mira të njij ligji të këtillë, t’i flasë disa fjalë, në të vërtetë deri diku ta plotsojë mendimin e parafolsit.
Plaku e lexoi kët fjali ma tepër se dhetë herë dhe manddej e la letrën me nji anë, ngriti kryet, filloi me i kapsitë pak syt dhe zu përmendsh:
— Zotni deputet, mbas shokut të ndershëm në të cilin kanë… Këtu ndalet, mrrolet, hesht gjatë, kujtohet dhe përsëri e merr at letër, edhe prap lexon me za të njajtën fjali. Mandej prap orvatet me e thanë përmendsh, por pa sukses: gabon. Kjo procedurë përsëritet disa herë dhe suksesi gjithnji ma i keq. Plaku i dëshpruem fshani, e shtyni letrën me zemrim dhe kryet iu varr në krahnuer.
Kundruell tij, në ndejsen tjetër rrin nji nxanës. Në dorë e mban librin e mbyllun, dhe e thot përmendsh mësimin e botanikës.
— Kjo bimëz e dobishme rritet nëpër terene me lagshtinë. Rraja e saj përdoret në popull edhe si ilaç…
Plaku ngriti kryet. Kur fëmija e tha krejt mësimin, e pyeti:
— A e ke mësue tandin?
— E kam mësue.
— Rrnofsh e qofsh, biro! Mëso tash — sa të jesh i ri e mundesh me mbajtë në mend se kur të vijsh në moshën time nuk të ngulet ma në mend!
Nuk mujsha kurrsesi me interpretue qysh gjinden këta burra pleq midis fëmijve e çka dreqin mësojnë me flokë të thimë. A thue çfarë shkolle qenka kjo prap në Stradi?
Kureshtja ime u ba aq e fortë, sa ma në fund, tue mos mujtë me e spjegue at çudi vetëm m’u desht me iu afrue atij plaku dhe mbas bisedës me të, mora vesh se asht deputet i popullit dhe se i asht caktue në klub që ta mësojë fjalimin, prej të cilit pak përpara përsëritte fjalin e parë…
Mbas nxanjes së mësimit, vjen përsëritja dhe mandej bahen prova.
Deputetët vijnë në klub dhe këtu secili rrin në vendin e vet. Kryetari i klubit rrin në nji tavolinë të posaçme, për krah tij dy nënkryetarë. Pranë tavolinës së tij gjindet tavolina për antarët e qeveris dhe pak ma tej tavolina për sekretarët e klubit. Maparë e madalë nji sekretar i thrret me emën të gjithë me radhë, mandej fillon puna serioze.
— Të çohen në kambë të gjithë ata që kanë me e luejtë rolin e opozicionarëve! — urdhnon kryetari.
U çuen disa prej tyne.
Sekretari numron shtatë.
— Ku asht i teti? — pyet kryetari.
Kurrkush nuk paraqitet.
Deputetët filluen me kqyrë rreth vedit sikur secili prej tyne të donte me thanë: „Unë nuk jam, nuk e dij kush asht ai i teti!”
Sillen edhe ata të shtatët dhe kërkojnë me sy at shoqin e tetë, derisa mezi u kujtue njani dhe vikati:
— Qe bre ky këtu e ka marrë rolin e opozicionarit.
— Unë nuk jam, çka po më…!? — thot ai zemrueshëm tue shique për toke.
— Paj kush asht? — pyet kryetari.
— Nuk e dij.
— A gjinden te gjithe ketu?
— Të gjithë.
— Ta marrë dreqi, paj duhet me qenë dikush medoemos.
Kurrkush nuk paraqitet. Prap secili fillon me kqyrë rreth vedit, madje edhe ai për të cilin treguen se asht opozicionar.
— Le të paraqitet, cili asht!
Kurrkush nuk paraqitet.
— Ti je, pse nuk çohesh? — i tha kryetari atij të dyshimtit.
— Ai asht, ai asht! — bërtitën tjerët dhe u çliruen si njeriu që heq nga shpina nji ngarkesë të madhe.
— Unë nuk mundem me e luejtë rolin e opozicionarit — vikat ai krahthati dëshprueshëm.
— Si nuk mundesh? — pyeti kryetari.
— Le të bëhet nji tjetër opozicionar.
— Njisoj asht kushdo që të jetë.
— Unë dëshiroj të jem me qeverin.
— Ama, në të vërtetë ti je me qeverin, por vetëm sa për formë, duhet dikush patjetër me e përfaqsue opozitën.
— Unë nuk due me e përfaqsue opozitën. Unë jam me qeverin.
Kryetari zu me spjegue gjanë e gjatë dhe mezi e bindi, mbasi njani prej ministrave i premtoi nji kontratë të majme, ku njeriu mundet me fitue shum.
— O, shyqyr zotit! — bërtiti kryetari krejt i djersitun, i lodhun, tash i kemi tetë vetë.
Ndërsa kryetari e qeverija spjegoheshin me opozicionarin e tetë, të cilin mezi e bindën, ata të shtatët rrijshin.
— E, çohuni tanë opozicionarët! — tha kryetari me kënaqsi dhe e shkundi djersën prej ballit.
Rrin në kambë vetëm nji, ai.
— Po çka don me thanë kjo, ku janë tash tjerët — bërtiti kryetari, — si mos me qenë në vedi prej zemrimit.
— Na jemi me qeverin — murmurojnë ata shtatë vetët.
— E, bash e ka rrokë skamja kët opozitën — vikati dëshprueshëm ministri i mbrendshëm.
Mbretnoi heshtja, nji heshtje e merzitshme, e mundimshme.
— Jeni me qeverin, — filloi zemrueshëm ministri i mbrendshëm… — Paj sikur të mos ishit me qeverin, as nuk do të ju kisha zgjedhë. Doni ndoshta tash që na ministrat ta luejmë rolin e opozitëve? Në zgjedhjet e ardhshme nuk keni me m’ardhë. Për ato tetë vende kam me e lejue popullin të zgjedhi vetë dhe do të kemi barem opozicionarë të vërtetë!
Tekembramja mbas nji spjegimi të gjatë dhe si i premtuen secilit diçka, pranuen dhe ata shtatë vetët që të marrin përsipër këto role të mundimshme. Dikujt i premtuen pozitë, dikujt fitim të madh, kur të kqyrish secili u shpërblye për shërbimet e mëdha që i banë qeveris, së cilës i binte për shtat që parlamenti, pak ose shum, të dukej i vërtetë.
Mbasi kjo punë u krye me faqe të bardhë dhe u shkapërcye pengesa ma e vështirë, zunë me i provue opozicionarët:
— Cili asht roli yt? — pyet të parin.
— Roli im asht që ta interpeloj qeverin pse shpenzohen pa bisht pa krye paret shtetnore.
— Çka ka me u përgjegjë qeverija?
— Qeverija ka me u përgjegjë se kjo bihet për shkak të mungesës së të hollave.
— Çka ke me thanë ti për këte?
— Unë kam me thanë për këte se jam plotsisht i kënaqun me përgjigjen e qeveris dhe u lutem dhetë deputetëve që të ma mbajnë krahun.
— Ulu! — tha kryetari i kënaqun.
— Cili asht roli yt? — e pyeti të dytin.
— Unë kam për detyrë ta interpeloj qeverin pse disa nëpunës kanë marrë pozita të mëdha pa rend dhe kanë nga disa rroga të mëdha dhe shum shtesa, kurse nëpunsit tjerë, ma t’aftë e ma të zotët gjinden në pozitë t’ulët dhe nuk gradohen tash sa vjet?
— Çka ka me u përgjegj qeverija?
— Ministrat për këte do të përgjigjen se kanë gradue pa rend vetëm ilakat e vet ma t’aferm dhe njerzit për të cilët janë interesue miqt e tyne të ngushtë dhe kurrkend tjetër.
— Çka ke me thanë ti për këte?
— Për këte kam me thanë se jam plotsisht i kënaqun me përgjigjen e qeveris.
Kryetari pyet të tretin se cili asht roli i tij.
— Unë kam për dëtyrë me sulmue qeverin në mënyrën ma të rreptë pse merr hua me kushte të pavolitshme, kur rrethanat financiare në vend janë edhe kështu të randa.
— Çka ka me përgjegjë qeverija?
— Qeverija ka me përgjegjë se ka nevojë për të holla.
— Çka ke me thanë ti për këte?
— Unë kam me thanë se jam plotsisht i bindun n’arsyena aq të forta dhe se jam i kënaqun prej përgjigjes.
— Çka ke ti — pyet të katërtin.
— Ta interpeloj ministrin e mbrojtjes pse rrin unshëm ushtrija.
— Çka ka me thane ai?
— Nuk ka çka me hangër.
— E ti?
— Jam plotsisht i kënaqun.
— Ulu!
Kështu i ndëgjoi edhe opozicionarët tjerë e mandej kaloi në shumicën e parlamentit.
Kush e ka mësue rolin e vet do të falënderohet, kurse ata që nuk e kanë mësue rolin, nuk guxojnë me ardhë në mbledhjen e parlamentit.
Për shkak të rrethanave jo të volitshme në vend, Përfaqsija popullore u detyrue që të marri në dorë zgjidhjen e çashtjeve ma të ngutshme. Qeverija gjithashtu e kuptoi drejt detyrën e vet dhe që të mos e humbi kohën me çashtje t’imta, e paraqiti menjiherë për vendim ligjin në lidhje me organizimin e flotës detare.
Kur ndjeva për këtë, e pyeta nji deputet:
— Ju keni shum anije detare, luftarake?
— Nuk kemi.
— Sa keni sosh gjithsejt?
— Tash për tash nuk kemi asnji.
— Unë u shastrisa prej çudis. Ai e venoroi këte e, edhe atij ajo gja iu duk e çuditshme.
— Pse po çuditeni për këte? — më pyeti.
— Po ndiej se keni pru ligjë per…
— Po — ma preu fjalën ai — e kemi pru ligjën në lidhje me organizimin e flotës; këjo gja ka me qenë e nevojshme, sepse deri sot nuk e kemi pasë at ligjë.
— A shtrihet Stradija deri në det?
— Tash për tash jo.
— Atëherë si ka me u zbatue ajo ligjë?
— Deputeti u qesh dhe shtoi:
— Vendi ynë, zotni, kufizohej dikur me dy detna dhe idealet e popuUit tonë janë që Stradija të jetë ajo që ka qenë. Na, siç shifni, punojmë për at punë.
— E, kjo asht diçka tjetër, — thashë si tue kërkue ndjesë. — tash po e kuptoj dhe mundem me thanë lirisht se Stradija me të vërtetë do të bahet e madhe dhe e fuqishme, derisa për te kujdeseni kaq sinqerisht dhe si duhet edhe derisa të ketë nji qeverim të mençëm dhe patriotik si tash.
Stradija (9/12)
Në ministrin e arsimit jam krejt shkenctar i qëruem.
Vetëm këtu punohet me themel dhe kujdes. Nga pesëmbëdhetë dit madje dhe njizet dit zbukurohet stilizimi i aktit ma të vogël, prandej kuptohet tashma se këtu gjinden edhe imtsit gramatikore, rasa gjithfarësh, me parafjalë e pa parafjalë.
Shiqova aktet.
Nji drejtor, për shembull, shkruen:
„Zotni Ministrit t’Arsimit.
„Mësimdhansit e këtij gjimnazi tash gjashtë muej nuk kanë marrë rrogën dhe kanë ra në nji ngushticë të tillë materiale sa nuk kanë as bukë. Kjo nuk mund të lejohet ma tej, sepse kësodore ka me ra pahu i mësimdhanësve dhe i vetë mësimit.
I lutem njerzisht zotni Ministrit që të ketë mirsin me ndërmarrë pranë zotni Ministrit të Financave që të japi urdhnin e nevojshëm për me na u dhanë rroga barem për tre muej.”
Në shpinë t’aktit të paluem qëndron:
„Ministrija e Arsimit
1. N. 5860
1-II-891.
Drejtori i Gjimnazit … lutet që gjimnazit t’atjeshëm t’i jepet rroga për tre muej”
Nën këte me dorëshkrim tjetër referati:
„Stili i parregullt. Rendi i fjalëve nuk i përgjigjet sintaksës. Janë përdorë fjalë të hueja: me lejue dhe nevojshëm.” (Këto fjalë n’akt janë nënvizue me laps të kuq).
Nën këte me dorën e Ministrit asht shkrue (dorëshkrimi i shëmtuet, i palexueshëm, sikurse nji dorëshkrim kësisoji e fiton zakonisht menjiherë në të njajtin çast kushdo që bahet ministër):
„Për mendim Pleqsis s’arsimit”.
Nën këto gjindet prap dorëshkrimi i ri:
2- III-891.
„Pleqsis kryesore t’arsimit”.
(Nji Pleqsi e Arsimit dhe gjindej gjithsejt, kurse njeriu kishte me mendue se barem gjindeshin tridhetë të dorës së dytë).
„Ngjitun …, i dërgohet Pleqsis akti i drejtorit … të drejtoris së gjimnazit që t’i studjojë në te trajtat gramatikore, veçorit e sintaksës dhe të stilistikës, mandej t’ia kthejë sa ma parë me mendimin e vet, Ministris s’arsimit për përdorim të matejshëm.”
Me urdhën të Ministrit e tjera
(Nënshkrimi)
Mbasi puna ka karakter të ngutshëm, nuk kaluen as pesëmbëdhetë dit dhe Pleqsija kryesore e arsimit bani mbledhje. Midis gjanave tjera erdhi edhe ky akt dhe Pleqsija vendosi që t’u dërgohet për çmim dy ekspertëve.
Caktuen dy vetë dhe e shtinë vendimin në procesë, dhe sekretari u ngarkue me e zbatue.
Tash vjen letra ekspertëve:
„Zotni
Simbas shkresës së Zotni Ministrit t’arsimit N. P. 5880 datë 2.III të këtij vjeti si dhe mbas vendimit të mbledhjes XV së Pleqsis kryesore t’arsimit, mbajtun me 17-III të të njajtit vjet SBr. 2 kam nderin me ju lutë që ta studjoni aktin e drejtorit të drejtoris së gjimnazit nga pikëpamja e gramatikës, e sintaksës dhe e stilistikës dhe për këte t’i paraqitni Pleqsis nji raport në nji kohë sa ma të shkurtë.
Pranoni, Zotni, edhe me kët rast bindjen për respektin tim shum të mirë.”
Kryetari i Pleqsis kr. t’arsimit
(Nënshkrimi)
Shkresa me përmbajtje të këtillë i asht drejtue edhe referentit të dytë.
Mbas dy muejsh mezi i mbrrini Pleqsis s’Arsimit raporti i hollsishëm në lidhje me aktin ë drejtorit, në të cilin kishin punue së bashku të dy ekspertët. Referati fillon kështu:
„Pleqsis kryesore t’arsimit,
E shqyrtuem dhe e studjuem aktin e drejtorit … të drejtoris së gjimnazit dhe kemi nderim me i paraqitë Pleqsis mendimin tonë që vinjom:
„Çdo gja në natyrë i nënshtrohet ligjit të zhvillimit dhe të përsosmënis graduale. Sikur që prej monerës së parë, me zhvillimin dhe përsosmënin gradual gjatë nji vargu të gjatë shekujsh, erdhëm deri te organizmi i koklavitun i trupit të njeriut, poashtu edhe gjuha u zhvillue, nga zanet shtazore të paartikulueme derisa, mbas nji vargu të gjatë shekujsh, nuk mbërrini naltsin e përsosmënis së gjuhëve të sotshme moderne.
„Që të mundemi me e krye punën sa ma mirë e ma qartë, do të përdorim kët rend:
- Pjesa e përgjithshme
- Gjuha dhe i formimi i saj.
- Origjina e gjuhëve të sotshme.
- Rraja e përbashkët (sanskritishtja).
- Ndamja e gjyhve ndër grupe ma kryesore.
- Nji pjesë nga filologjija komparative.
- Historija e shkencës për gjuhë.
- Zhvillimi i shkencës për gjuhen në përgjithsi.
- Gjuha jonë dhe ligjët e zhvillimit të saj
- Vendbanimi i vjetër (Historija).
- Gjuhët e përgjashme.
- Veçorit e përbashkta dhe ndryshimet e atyne që janë të ngjashme, si motra me gjuhën tonë.
- Dijalektet e gjuhës së përbashkët në vendbanimin e vjetër zhviliohen në gjuhë të veçanta.
- Dijalektet e gjuhës sonë.
III. Akti i drejtorit
- Origjina dhe historija e aktit.
- Veçorit e gjuhës në te simbas veçorive të gjuhës së vjetër të Stradis ndër dokumentat e vjetër…”
Dhe kështu më tej. Cili bir nane do të mundte ma të gjitha këto dhe me i mbajtë në mend; mjafton sikur të mbahen mirë në mend dhe këto qe janë përmendë.
Tash vjen përpunimi kompetent i çdo pjese të secilës pikë simbas këtij rendi të caktuem dhe mbas shum, tepër shum, tabakësh të shkruem, mbërrijmë në fjalë dozvoliti (me lejue).
Ma tej thuhet:
Dozvoliti (me lejue) emën foljuer. Sanskr. dharh duhorh, me këcye, me kërcye, me nga andej këndej. (Shif libri III faqja, 15 114, 118 b. H. C. **m.) = pl. donti, r. duti, greqisht… 1. canto, cantare, provoco provocere (sic) k. 3 b zvati, zvoniti, zvuk, zver (me thirrë, me i ra ziles, kumbim, egërsinë) (Shif Gj. L. P. 18) = Prej shkurres këceu kaprolli = zvoliti (jue) me „do”: dozvoliti (me lejue) (H. 16 V.Z.S.N.O.4.GJ.D. 18., 5 libri i III shif shembullin: „Në trimin shtatëmbëdhetë plagë”.
Simbas kësaj gjejmë se fjala dozvoliti (me lejue) nuk asht e jona dhe se duhet, si të damshme për kombin tonë, me e hjedhë në ferrashte.
Me të njajtën mënyrë vjen spjegimi i fjalës nužno (i nevojshëm, i domosdoshëm) dhe mbërrijmë në të njajtin përfundim.
Mandej kaluen në rendin e fjalëve përgjithsisht e në mënyrë të veçantë në rendin e fjalëve n’aktin e drejtorit dhe këtu banë vrejtje kompetente.
Tekembramja: „stili dhe veçorit e stilit n’akt” dhe e mbaruen me tekst të gjanë e të gjatë prej disa tabakësh:
„Paralela ndërmjet gjuhës dhe stilit n’aktin e drejtorit dhe stilit n’Iliadën e Omerit. (Këtu kishin gjetë se stili i Omerit asht shum ma i mirë.)”
„Në bazë të gjitha këtyne.— thonë — jemi të mendimit që ky akt t’i kthehet drejtorit … të gjimnazit, që simbas vërejtjevet tona ta korigjojë me ndërgjegje dhe mbas kësaj pune mund të punohet me aktin çka duhet ma tej.”
Mbas nji mueji të tanë mblidhet Pleqsija e shqyrton aktin dhe mandej vendos që akti t’i kthehet drejtorit që, mbas vërejtjeve t’eksportëve, ta korigjojë dhe t’ia dërgojë përsëri Ministris për punë të matejshme. Zotni referentëve u caktohen nga 250 dinarë gjytyr si honorar për referate, që kanë me u pague nga fondi për pensionin e vejushave të nëpunësve të degës s’arsimit, ose prej buxhetit të caktuem për rrogat e shërbtorëve. Pleqsija me njerzit ia përcjellë mendimin e vet zotni Ministrit për punë të matejshme. Mandej akti prej Ministris (bashkangjitun referati me ./.) i kthehet drejtorit që ta korigjojë simbas rekomandimeve e vërejtjeve t’ekspertëve…
Kështu atje, shqyrtohen themelisht dhe me kompetencë të gjitha sendet dhe shkëmbehen shkresat nji gjysëm vjeti derisa n’akt të ndreqet edhe gabimi ma i vogël gramatikuer dhe vetëm mandej mund të merret në dorë me pa çka duhet ba në lidhje me at akt. Prej aktit ma të vogël nga korespondenca e madhe, rritet nji akt aq i madh sa njeri mezi mundet me e çue në shpindë.
Tanë nëpunsit në Ministri, mbasi janë shkrimtarë, atëherë, kuptohet, shkruejnë libra; vetëm zotni ministri nuk shkruen kurrgja. Para tij s’guxova as me dalë, sepse të gjithë më bindën që të mos baj nji orvatje të këtillë arogante, poqese due me e pasë kryet shëndoshë. Zotni ministri, thonë, merret gadi gjithnji me gjimnastikë, asht njeri shum idhnak dhe don me u zanë. Madje, treguen se nji ditë u rrah me vikarin e kishës. Dhe vikari i kishës ishte sportist i mirë, kalorës i pasionuem, por njeri shum idhnak dhe pokështu zihej me gëzim. I kishte ra me shkop në krye njij prifti në tempullin e Zotit për arsyena të padijtuna. Ai kët ves të mbrapshtë, si mendojnë të gjithë, e kishte fitue tue lexue shum libra të shejtë dhe njeriu i përligj sulmet e tij, e madje as nuk i idhnohej kush. Konflikti i tij i parë me Ministrin kishte ndodhë për shkak të disa vrapimeve kuajsh dhe shpejt u paraqiten edhe shum çashtje tjera, të devotshme dhe të stërshejta prej të cilave mvarej edukimi i drejtë i rinis. Për shembull, kryetari i fes kërkoi që të hyjë pa çare në librat shkollorë për fen edhe nji pjesë në lidhje me rritjen e kuajve, kurse Ministri kërkoi që në vend të saj të hyjë artikulli për notin. Në këto çashtje me randsi asnjani nuk donte me lëshue pa dhe puna, pak nga pak, mbërrini deri aty sa nuk mujshin me e kqyrë njani tjetrin. Ministri, që të mundte me i ba sa ma keq kundërshtarit, urdhnoi që bile as në zoologji ndër shkolla, të mos guxojë kush me dhanë mësim për kalin dhe në vend të kësaj kafshe të neveritshme, kur asaj i vjen radha me e mësue, t’epet mësim për notin n’ujë të ftofët.
Por me u ndërrue nji vend në libër leximi fisht gja e vogë sepse edhe librat shkollorë dhe bile tanë programi i mësimit, ndërrohen krye dy ditësh.
Nuk ka njeri që gjindet me shërbim në degën e arsimit dhe që nuk shkruen libra për shkolla; e përpos kësaj secili kishte përgatitë ndonji libër të dobishëm për lavrimin e nxanësve dhe lektyrë për fëmijt e mirë.
Librat, në të vërtetë shkrimtarët, presin rendin. Duhet me ndihmue shum materialisht dhe për kët shkak edhe librat i blejnë ose ua rekomandojnë shkollave si të detyrueshëm për mësim. Në rend të parë Ministri i kënaq miqt e vet të ngushtë dhe ilakat. Taman sa pranohet nji libër dhe nxansit e blejnë, kur qe, të nesërmen ia sjell ministrit nji libër tjetër ndonji mik tjetër ma i ngushtë dhe kuptohet duhet me i ba nderë edhe atij. Përnjiherë të njajtën ditë qarkorja:
„Tueqenëse libri (për kët dhe at landë prej këtij e atij) mbas nji përdorimi të gjatë asht tregue shum i papërshtatshëm, n’interes të mësimit, libri i deritashëm qitet prej përdorimit dhe merret libri… (emnin e shkrimtarit e kam harrue)”.
Deshta me i ba vizitë ministrit të drejtsis, por ai nuk gjindej në vend. Gjindej n’at kohë në pushim dhe kishte shkue përjashta që t’i studjojë shkollat për fëmijt shurdh-memeca, sepse qeverija ia kishte ngulë në tru vedit që në tokën e stradis t’i themelojë disa shkolla të këtilla që të mundte në kët mënyrë, të përmirsojë rrethanat e këqija financiare të vendit. Mbasi kjo punë, si shum e randsishme dhe sinjifikative, nuk mund të shtyhej ma gjatë, menjiherë kishin ba hapat ma te nevojshëm. Përpos kësaj, posa u dërgue ministri i drejtsis që të studjojë organizimin e shkollave të këtilla me shtesë shum të madhe përpos rrogës, pëmjiherë u emnue drejtori i shkollës për fëmijt shurdh-memeca me rrogë të madhe e shtesë për reprezentacion, mandej u emnuen dhe mësimdhansit, kurse filloi me të madhe dhe ngrehja e ndërtesës së madhe që u caktue për banimin e drejtorit. Kuptohet, mandej u emnue përnjiherë ekonomi për at ent, mjeku, shefi i kontrollit të vendit, arkatari, ndihmës-arkatari, sekretari, tre-katër kopista dhe disa shërbëtorë. Të gjithë, prej drejtorit deri te shërbëtorët, merrshin rrogat me zell dhe pritshin me padurim që të fillojnë punën në detyrën e re — veç drejtorit i cili pëshpëritte poshtë e përpjetë se si ai, me anën e nji njeriu të vet, ilaka i ministrit, do të ndërmjetsojë që n’at ent të pranohen fëmijt plotsisht të shëndoshë.
Ai ent, në të vërtetë nëpunsit, sepse enti as nuk ekzistonte, gjindeshin nën administratën e ministrits së drejtsis, sepse ministri i arsimit kishte deklarue se nuk donte me pasë punë „me çfarëdo shurdhanash”.
Ministri i drejtsis ishte i vetmi që bante kasavet dhe kujdesohej rreth kësaj shkolle për fëmijt shurdh-memeca, kursë punët e ministrit të drejtsis i mbarshtronte ministri i mbrojtjes, ndërsa detyrën e ministrit të mbrojtjes e kryente ministri i arsimit, i cili zakonisht i urrente librat dhe shkollat dhe detyrën e tij si ministër i arsimit e kryente grueja e tij, e cila, si e dijnë të gjithë, lexonte me shum gëzim romane kriminale dhe hante me gëzim akullore me çokolladë.
Stradija (8/12)
Edhepse kisha mendue që të shkoj së pari te ministri i arsimit, prapseprap, për shkak të këtyne ngjarjeve të fundil të papëlqysheme dëshirojsha me ndie çka mendon për kët punë ministri i mbrojtjes dhe të njajtën ditë shkova te ai.
Ministri i mbrojtjes, vocrrak i hajthëm me krahnuer të futun përmbrenda dhe me duer të holla, kish mbarue së kënduemi uratën, pak përpara se me më pranue.
Në zyrën e tij njiherë era e fastigenit dhe e tamjanit sikur në ndonji faltore dhe në tavolinën e tij gjindeshin plot libra fetarë, të vjetër dhe tashma të zverdhuem.
Unë në kohën e parë mendova se kisha gabue dhe ardhë te ndokush tjetër, por uniforma e oficerit të naltë, të cilën e kishte veshë zotni ministri, më dha me besue në të kundërtën.
— Më falni, zotni, — tha ambëlsisht, me nji za të butë, të hollë — mu tash e mbarova së kënduemi uratën e rregullshme. Unë kët gja e baj gjithmonë sa herë ulem në punë dhe veçanërisht tash e lyp puna me u lutë shum ma tepër për shkak të ngjarjeve të fundit të papëlqyeshme në jug të vendit tonë të dashtun.
— Poqese ata vazhdojnë sulmet, këto munden me u ba shkak ende për luftë? — e pyeta.
— A, jo, nuk ekziston kurrfarë rreziku.
— Por mue ma han mendja, zotni ministër, se rreziku tashma ekziston kur ata vrasin njerëz dhe plaçkisin çdo ditë nëpër tanë nji krahinë të vendit tonë.
— Vrasin, kjo asht sagllam, por na nuk mund të jemi aq të pakulturuem, aq t’egjër si… Këtu asht ftoftë, thuese po fryn korent prej dikahit. Plasa tue u thanë sherbëtorëve krahthatë që n’odën time temperatura të jetë gjithmonë gjashtëmbëdhetë gradë e gjysë, por megjithatë kurrgja… — e ktheu zotni ministri bisedën e fillueme dhe i ra ziles për të thirrë sherbëtorin.
Sherbëtori hyni e u përkul dhe dekoratat i tinglluen në krahnuer.
— Paj a ju kam thanë, pafshi zotin, që temperatura në kabinetin tim të jetë gjashtëmbëdhetë gradë e gjysë, kurse që, tash përsëri ftoftë; mandej njifarë korenti; vërtet me u mërdhi njeriu!
— Qe, zotni ministër, vegla për matjen e nxehtsis tregon tetëmbëdhetë! — tha sherbëtori me njerzi dhe u përkul.
— Atëherë, mirë — tha ministri i kënaqun me përgjigjen — tash mundeni me Shkue, po të keni qejf.
— Sherbëtori u përkul prap thellë, dhe duel.
— Mu kjo temperatura e mallkueme, besomni, asht kah më jep shum brenga, e temperatura për ushtri asht gja me randsi. Poqese temperatura nuk asht si lypet me qenë, ushtrija nuk vlen kurrgja… Tanë mëngjesin e kam përgatitë nji qarkore për të gjitha komandat. Qe bash do t’jua lexoj.
„Meqenëse në kohën e fundit janë shpeshtue invadimet e Anutëve në krahinat jugore të vendit tonë, urdhnoj që ushtarët, çdo ditë së bashku, nën komandë, t’i luten zotit të madhnueshëm për shpëtimin e atdheut tonë të shtrejtë e të dashtun, të vaditun me gjakun e të parëvet tanë trima. Uratën për kët rast, ate që lypet ka me e caktue prifti ushtarak; por në fund t’uratës të vijë dhe kjo: „Zoti i mshirshëm t’ua çeli dyert e parajsës qytetarëve të mirë, të qetë dhe të drejtë që ranë fli të furis s’Anutëve t’egjër! Zoti t’iu përdllojë shpirtin e tyne të drejtë dhe patriot; u qoftë i lehtë dheu i stradis, të cilin e deshtën me sinqeritet dhe nxehtsisht! Lavdi u qoftë!” Këte duhet ta shqiptojnë të gjithë ushtarët dhe eprorët njiherit, por duhet të shqiptohet me za të devotshëm dhe të përshpirtshëm. Mandej të gjithë të drejtohen, ta ngrejnë kryet krenarisht dhe mburrshëm si iu ka hije bijve trima të vendit tonë dhe të bërtasin tri herë me za bumbullues: „Rrnoftë Stradija, poshtë Anutët!” Duhet me pasë kujdes që tanë kjo punë te kryehet bukur dhe me kujdes, sepse prej saj mvaret e mira e atdheut tonë. Kur t’i kryejnë të gjitha këto pa rrezik, atëherë disa çeta me flamur, të marshojnë ngadhnjyeshëm nëpër rrugë, me tingujt bumbullues luftarak të muzikës, kurse ushtarët duhet të hjedhin hapat rreptë, ashtuqë në çdo hap t’u tundet truni në krye. Mbasi puna asht e ngutshme, këte keni me e krye menjiherë pikë për pikë dhe mbi të gjitha me raportue holisishëm… Në të njajtën kohë urdhnoj në mënyrën ma të rreptë që t’i kushtoni kujdes të veçantë temperaturës nëpër kazerma që të mundet me u zbatue kushti ma esencial për zhvillimin e ushtris”.
— Kjo do të ketë sukses patjetër, poqese qarkorja mbërrin me kohë! — thashë.
— M’asht dashtë me u ngutë medoemos, dhe, shyqyr zotit, asht rrahë me telegraf tanë qarkorja nji orë të tanë para ardhjes suej. Sikur të mos isha ngutë që punën ta baj me mend kështu me kohë, mund të kishin ndodhë plot akcidente të papëlqyeshme dhë të këqija.
— Keni të drejtë! — thashë, sa për të thanë diçka, megjithse nuk mujsha me i ra n’erë kurrkund se çfarë gjaje e keqe kishte me ndodhë.
— Po, zotnija im, ashtu asht. Sikur unë. si ministër i ushtris të mos kisha punue ashtu, ndonjani prej komandantëve në jug të vendit, do të kishte mujtë me e përdorë ushtrin që me armë t’u shkojë në ndihmë qytetarëve tanë dhe të derdhi gjak anuti. Gjithë oficerët tanë mendojnë se kjo do t’ishte mënyra ma e mira por ata nuk duen që të mendojnë për këto punë pak ma thellë dhe ma gjithanshëm. Ma parë e ma dalë, na, qeverija e sodit duem politikë të jashtme paqsore, të devotshme, na nuk duem ndaj anmiqvet të jemi jo njerëz; e për ate që ata po sillen ashtu egërsisht ndaj nesh, Zoti ka me ua pague me vuejtje të përjetshme dhe kërsitje dhambësh në zjarmin e ferrit. Gjaja e dytë, or zotni i im i dashtun, e cila poashtu ka randsi, asht se qeverija e sodit nuk ka partizanë në popull dhe ushtrija na duhet kryekreje për punët tona të mbrendshme politike. Për shembull, poqese ndonji komune gjindet në duer të kundërshtarëve, atëherë duhet me përdorë ushtrin e armatosun që trathtarët e këtillë të këtij atdheu të vuejtun, të dënohen dhe pushteti t’i jepet në dorë ndonji njeriut tonë…
Zotni ministri u kollit dhe unë ia grabita fjalën:
— Të gjitha këto janë të vërteta, por, poqese invadimet e çetave t’Anutëve marrin përpjestime më të forta?
— E, atëherë do të kishim ndërmarrë edhe na masa ma t’ashpra.
— Çka mendoni, poqese guxoj me pyetë, zotni minister, në nji rast të këtillë?
— Kishin me u marrë masa ma të rrepta, por prap me takt, urtsi dhe tue mendue mirë. Në kohën e parë do të kishim urdhnue që nëpër tanë vendin të merren prap rezolucione ma të rrepta dhe, për zotin, poqese edhe kjo nuk do të ndihmonte, atëherë kishte me na u dashtë medoemos, kuptohet, pa humbë asnji çast, me nxjerrë nji fletore patriotike me tendencë ekskluzivisht patriotike, dhe në nji fletore kësisoji me sjellë nji varg të tanë artikujsh t’ashpër, bile edhe shpotitës kundër Anutëve. Por, zoti mos e dhashtë, që tashma për fat të keq, puna të mbërrijë deri aty — tha ministri dhe uli kryet me përultsi dhe zu me ba kryq, tue përshpëritë me buzët e veta të zbeta e të dobsueme, urata të nxehta.
Mue, në të vërtetë, nuk më preku aspak ndjenja e bekueme, religjioze, por, edhe unë, vetëm sa për të ba shoqni, fillova me u kryqzue dhe më kapluen disa mendime të çuditshme:
„Vend i çuditshëm! — mendova — Atje vriten njerzit, kurse ministri i mbrojtjes këndon uratë dhe mendon me nxjerrë fletore patriotike. Ka n’ushtri të bindshme dhe trime; kjo asht provue në kaq lufta; po pge atëherë mos me nxjerrë nji sasi ushtarësh në kufi dhe me ndalue rrezikun prej çetave t’Anutëve?
— Ju çudit, ndoshta, plani im kësisoji, zotni? — m’i ndërpreu ministri mendimet.
— Paj edhe më çudit! — thashë pa dashje, edhepse u pendova menjiherë për at mos përsiatje.
— Nuk jeni mjaft në korent të punës, i dashtuni im. Nuk asht këtu gjaja kryesore me e ruejtë vendin, por me e mbajtë kabinetin sa ma gjatë. Kabineti i kaluem ndejti në fuqi nji muej, kurse na teksa dy tri javë dhe të rrëxohemi kështu, s’ka lezet. Pozitën e kemi gjithmonë të tronditun dhe na, ta merr mendja, s’kemi çare pa përdorë të gjitha masat që të mbahemi sa ma tepër në pushtet.
— Çka bani?
— Punojmë ate që kemi ba deri tash! Përgatisim çdo ditë gjana të paprituna, bajmë kremtime, dhe tash, mbasi punët i kemi keq, duhet të trillojmë medoemos ndonji komplot. E kjo barem asht lehtë në vendin tonë. Dhe, gjaja që ka randsi, asht se gjindja asht mësue aq me kët punë sa bile, edhepse asht krejt robnisht e ndëgjueshme, kërkon me marrë vesh: „Çka? Vallë nuk ka ende kurrnji komplot?” vetëm poqese njeriu vonon me e përdorë disa ditë ma tepër kët mjet shum të sigurt për ta pengue opozitën. Kështu, pra, për shkak të këtyne befasive, kremtimeve, komploteve, kemi nevojë gjithmonë për ushtri për punët tona të mbrendshme. Pse njerzit vriten, kjo asht për ne gja e dorës së dytë, or zotnija im. Për mue gjaja kryesore asht që të kryej punët ma të ngutshme, ma të dobishme për vendin se sa ate që do t’ishte ashiqare budallallëk, me luftue kundra Anutëve. Si më duket nga gjithë shejat mendimi juej në lidhje me këto punë, nuk asht origjinal; kështu, për fat të keq, mendojnë dhe оficerët tanë dhe ushtrija jonë, por na antaret e kabinetit të sodit, e shiqojmë punën shum ma thellë dhe ma me mend.
— Paj, vallë ushtrija a duhet për ndonji gja tjetër mа shum se sa asht mprojtja e vendit, mbrojtja e atyne fаmiljeve, atje në jug, që vuejnë prej zullumit të huej? Po ajo krahinë zotni ministër, i dërgon n’ushtri bijt e vet, i dërgon me gëzim, sepse në ta, n’ushtri, sheh mbështetjen e vet, — i thashë zotni ministrit, mjaft me zemrim edhepse nuk ishte nevoja me ia thanë, por i plas damari njeriut dhe ban çdo gja, si me i pasë këcye dreqi në qafë.
— A mendoni se ushtrija nuk ka detyrë ma të ngutshme, zotni? — më tha zotni ministri me za të butë, por qortues dhe me njifarë përbuzje, tue më matë me nënçmim prej majës së kres deri në fund të kambëve.
— A mendoni? — përsëriti ai tue fsha me dhimbje.
— Por, ju lutem,… — fillova diçka dhe kush e din çka dojsha me thanë, sepse edhe vetë nuk e dij, por ministri ma preu fjalën me za ma të fortë, tue shqiptue në mënyrë sinjifikative pyetjen e vet të randsishme dhe bindse.
— Po paradat?
— Çfarë paradash?
— Po vallë dhe për këte mund të pyesi njeriu? Paj, barem kjo asht çashtje me shum randsi në vend! — u zemrue pak ministri i qetë dhe i devotshëm.
— Më falni, nuk e kam dijtë këte — thashë.
— Nuk e keni dijtë?!… Gjepra! E unë ju flas pada se, për shkak befasish të randsishme në vend duhet të ketë medoemos dhe kremte e parada. E ku do të mujshin me u ba këso punësh pa ushtri? Këto janë barem për sot detyrat e saja kryesore. Le t’invadojnë çetat anmike, këto nuk janë aq gjana me randsi; por me randsi asht që na të paradojmë nëpër rrugë me ushtimën e burijave; sikur tashma rreziku ta kërcnojë shum vendin, atëherë, ndoshta dhe ministri për punët e jashtme të vendit, ndoshta do të fillojë me u kujdesue për te, poqese nuk ndodhet rastësisht i zanun me punët e veta shtëpijake. Ai, i ngrati, ka mjaft fëmij, por megjithkëte shteti kujdeset për njerzit e vet me merita. Fëmijt e tij mashkuj e dini, mësojnë shum keq; çka mund të bajshin tjetër veçse me i mbajtë me bursë të shtetit. Kjo asht e drejtë; edhe për fëmijt femna shteti kujdeset, sepse u përgatit miraz me shpenzimet e qeveris ose dhandrrit që ka me e marrë vajzën e ministrit, ka me i dhanë pozitë të naltë, të cilën ndryshe, kuptohet tashma, nuk do të kishte mujtë me e marrë kurr.
— Asht gja e bukur kur çmohen meritat — thashë.
— Te na kjo asht gja e mrekullueshme. Në kët pikë nuk mundet me u barasue kush me ne: kushdo që të jetë ministër, madje i mirë ose i keq, shteti bujar gjithmonë kujdeset për familjen e tij. Unë nuk kam fëmij, porse shteti do ta dergojë kunatën time me mësue pikturë.
— Zojusha kunatë ka prirje, a?
— Paj ajo deri tash nuk ka vizatue kurrgja; por kush e din mund të pritet sukses. Me te do të shkojë edhe burri i saj, baxhanaku im. Edhe ai asht caktue bursist shteti. Ai asht njeri shum i vyeshëm dhe serioz; mund të shpresojmë prej tij shum gjana.
— Ky ëasht çift i ri?
— Të rij, ende mbahen; baxhanaku ka gjashtëdhetë dhe kunata rreth pesëdhetë e katër vjet.
— Zotni baxhanaku i juej sigurisht merret me shkencë?
— O, po si jo! Ai krykreje asht pemëshitës, por me gëzim lexon romane; kurse fletoret, si thuhet, i përbinë, lexon çdo fletore tonën, fletoret e ndryshme i çfletzon dhe romane ka lexue ma tepër se njizet. Ate e kemi çue të studjojë gjeologjin.
Zotni ministri heshti, filloi me mendue diçka dhe zu me i dredhë rruzaret e veta që i vareshin në shpatë.
— Përmendët befasin, zotni ministër? — ia kujtova bisedën e fillueme, sepse nuk m’interesonte shum as baxhanaku i tij, as kunata e tij.
— Por, po, keni të drejtë, unë e shmanga pakëz bisedën në gjana të dorës së dytë. Keni të drejtë. Kemi organizue nji befasi shum të madhe, e cila do të ketë patjetër sinjifikacion të madh politik.
— Kjo do të jetë, vërtetë, gja me randsi! A thue njeriu nuk guxon me dijtë kurrgja për te para se të ndodhi? — e pyeta me kureshtje.
— Pse jo, ju lutem? Kjo gja i asht shpallë popullit dhe tanë, populli përgatit gazmime dhe pret çdo çast ngjarje me randsi.
— Kjo do të jetë ndonji lumrn për vendin tuej?
— Lumni e rrallë. Tanë populli gëzohet dhe e përshëndet me entuziazëm qeverin për administratën e urtë dhe patriotike. Për kurrgja tash nuk flitet e nuk shkruhet ma në vendin tonë, por vetëm për at ngjarje të lumtun që do të ndodhi shpejt.
— Dhe ju, patjetër, keni përgatitë gjithëçka lypet që nji ngjarje e tillë e lumtun të ndodhi medoemos?
— Na ende nuk kemi mendue kurrgja ma me themel për te, por nuk përjashtohet mundsija që me të vërtetë të ndodhi ndoji ngjarje e lumtun. Ju, e dini sigurish at prrallën e moçme, prrallën e stërlashtë se si në nji vend pushteti i kumtoi popullit të pakënaqun se do të çfaqet në vend nji Zheni i madh, në të vërtetë Mesija, që do ta shpëtojë prej borxheve, administratës së keqe dhe prej çdo fatkeqsije e mjerimi dhe do ta çojë popullin nëpër rrugë ma të mira, kah nji ardhmëni e lumtun. Dhe me të vërtetë populli i dërmuem dhe i pakënaqun prej pushtetit toksuer dhe qeverimit, u qetsue dhe u banë argtime nëpër gjithë vendin… A thue nuk e keni ndëgjue kurr kët prrallë të vjetër?
— Jo, por asht shum interesante. Ju lutem çka ndodhi ma vonë?
— Filluen, siç ju tregova, gëzimi e dëfrimi në tanë vendin. Madje, populli, tubue në mbledbjen e madhe të përgjithshme popullore, vendosi që me ndihma të mëdha të blehen pasuni të mëdha dhe të ngrehen shum pallate, në të cilat do të shkruhej: „Populli Zhenis së vet të madh dhe shpëtimtarit”. Të gjitha këto u banë për nji kohë të shkurtë, të gjitha ishin përgatitë, vetëm pritej Mesija. Madje populli me votime të hapta, ia zgjodhi dhe emnin shpetimtarit të vet.
Zotni ministri u ndalue dhe i muer përsëri rruzaret e veta në të cilat filloi me i numrue kadalë kokrrat.
— Dhe u cfaq Mesija? — e pyeta.
— Jo.
— Kurrsesi?
— Ndoshta kurrsesil — tha ministri me indiferencë dhe dukej se e tregonte kët prrallë pa vullnet.
— Pse?
— Kush e din!
— Paj madje nuk ndodhi as kurrgja me randsi?
— Kurrgja.
— Gja e çuditshme! — thashë.
— Në vend të Mesis, at vjet ra breshën i madh dhe i asgjasoi të gjitha të mbjellunat në vend! — tha ministri tue shique qetas rruzaret qelibari.
— Po populli? — pyeti.
— Cili?
— Paj populli i atij vendi për të cilin flet kjo prrallë interesante.
— Kurrgja! — tha ministri.
— Bash kurrgja?
— Çka kishte me ba?… Populli si populli!
— Kjo asht nji çudi e mrekullueshme! — thashë.
— Hë de! Po ta kqyrni me të drejtë populli tekembrama asht në qar.
— Në qar?
— Kuptohet.
— Nuk kuptoj!
— Gja e thjeshtë… Populli, barem disa muej jetoi në gëzim e lumni.
— Kjo asht e vërtetë! — thashë i turpnuem që nuk mujta me e interpretue kështu menjiherë nji gja të thjeshtë.
— Mbas kësaj kuvenduem ende mbi gjana të ndryshme dhe zotni ministri ma përmendi midis tjerash se si bash me rastin e kësaj ngjarjeje të lumnueshme, për të cilën ishte fjala, po në të njajtën ditë do të bajë edhe tetëdhetë gjenerala.
— Po sa sish keni tash? — pyeta.
— Kemi mjaft, shyqyr zotit, por duhet me u ba ajo punë medoemos për shkak të famës së vendit. Mendoni vetëm si tingllon kjo: tetëdhetë gjenerala për nji ditë.
— Kjo imponon, — thashë.
— Ta merr mendja. Me randsi asht që të bahet sa ma tepër kangë e piskamë!
Stradija (7/12)
Kur dola në rrugë, rruga prap asht rrestik me njerëz që shkojnë valë, valë nga të gjitha anët dhe bajnë zhurmë me t’u shurdhue veshët.
— Ku po shkojnë gjithë këta njerëz? Çka ngjau tash përsëri… Sigurisht ndonji deputacion? — mendova me vehte dhe qe, tue shkue me habi me kët turmë të panumrueshme laramane njerzish gjithë farësh, iu afrova të parit që ishte afër meje dhe e pyeta:
— Ku po nxiton kjo turmë kaq e madhe?
Ai e ndjeu vedin të fyem thellë nga pyetja ime e marrë, më shiqoi idhshëm e me përbuzje dhe ma ktheu shpinën e u tfillue mbas turmës.
Pyeta të dytin, të tretin dhe secili më shiqoi me përbuzje dhe nuk u përgjegj. Ma në fund ia vuna synin njanit, me të cilin isha njoftë kur u shtrue çashtja me nxjerrë nji fletore patriotike (tashma në kët vend, mos çuditeni, çdo ditë dalin nga disa fletore) dhe e pyeta:
— Ku po nxiton kjo turmë kaq e madhe? — edhe dridhem prej frige që edhe me kët patriot të njoftun të kaloj ende ma keq se sa me tjerët.
Edhe ai më shiqoi me përbuzje dhe me za të marrun, plot inat e mllef më tha:
— Turp!
Unë u turpnova dhe mezi belbzova:
— Më falni, s’e kisha për qëllim me ju fye vetëm deshta me ju pyetë…
— Ua sa pyetje e bukur! Ku jeton, vallë nuk ke turp me pyetë për nji gja, të cilën edhe kafshët munden me e dijtë. Vendi ynë po sharron dhe na të gjithë po nxitojmë që t’i shkojmë në ndihmë si bij të tij të vyeshëm, kurse ti habitesh dhe nuk din për nji ngjarje me kaq randsi! — foli miku im me za që dridhej nga dhimbja patriotike.
Unë kërkova ndjesë gjatë dhe u përligja për nji gabim kaq të madh, të cilin e bana pa mendue thellë dhe e luta qëtë më falë.
Ai u mirsue dhe më tregoi se si Anutët, nji fis luftarak, hyjnë befas nga jugu në vendin e tyne dhe bajnë zullume shum të mëdha.
— Sot ka ardhë lajmi, — vazhdoi bisedën — se mbramë kanë rrahë shum familje, kanë djegë shum shtëpija dhe kanë plaçkitë shum kafshë.
— Kjo asht i tmershme — thashë dhe u dridha prej tmerit, m’erdhi të vrapoj në jug të vendit dhe të luftoj me Anutët, sepse aq më dogji vuejtja e qytetarëve të pafajshëm, të qetë, nga barbarizmi i tyne, sa harrova se jam plak, i dërmuem dhe i pafuqishëm — ndjeva n’at çast njifarë force rinore.
— Vallë a mundemi me i mbyllë veshët para këtyne plojeve dhe kësaj sjelljeje t’egër të kufitarëve tanë?
— Kurrsesi! — klitha i entuziazmuem prej f jalëve të tij të zjarrta — do t’ishte mëkat dhe prej zotit!
— Për at arsye dhe po nxitojmë në mbledhje. Nuk gjindet asnji qytetar i vetëdijshëm që të mos vijë në kët mbledhje; vetëm çdo degë profesionale ka me mbajtë mbledhje për vedi në vend të veçantë.
— Pse kështu?
— Hë de, pse?… Mosbashkimi ynë i gjithmonshëm! Por, megjithate çdo mbledhje ka me dhanë vendim njizani, patriotik. Në fund të fundit, asht ma mirë që të bahen sa ma shum mbledhje, gjaja që ka randsi asht që të jemi të tanë të bashkuem në ndjenja e në mendime, të jemi nji trup i vëtëm kur asht çashtja për atdhun tonë të dashtun.
Dhe vërtetë gjindja filloi me u nda ndër grupe të ndryshmë dhe me shkue ndër drejtime të ndryshme; secili grup nxiton kah vendi i vet i caktuem ku do të mbahet mbledhja.
Mbasi, ta merr mendja, nuk mujta me mbërrijtë në tana mbledhjet atëherë u tfillova me mikun tim atje ku shkuen ai dhe grupi i tij. Këta ishin nëpunës të degës së gjyqit dhe të policis.
Duelëm në sallën e gjanë të nji hoteli ku tashma ishin ba gati ndejset dhe tavolina me cohë të gjelbërt për konvokimin e mbledhjes. Qytetarët patriotë ndejtën ndër karrika dhe ata që kishin konvokue mbledhjen zunë vend pranë tavolinës.
— Vllazën — tha njani prej atyne që kishin konvokue mbledhjen ju e dini pse jemi tubue këtu. Të gjithëve ju ka tubue këtu ndjenja bujare dhe dëshira që të gjindet ilaç dhe t’iu pritet hovi sulmeve brutale të çetave anute ndër krahinat jugore t’atdheut tonë të dashtun, t’i ndihmojmë popullit fatkeq që po vuen. Mirëpo, para së gjithash, zotni, sikur e dini, ndër këso rastesh, rreguili asht që të zgjedhen kryetari, nënkryetari dhe sekretari i mbledhjes.
Mbas nji potereje të gjatë e zgjodhen ate që hapi mbledhjen për kryetar dhe tjerët që kishin konvokue mbledhjen në vendet tjera të kryesis së nderit.
Mbasi, simbas rregullit dhe zakonit të dijtun, kryesija e nderit falënderoi tubimin patriotik për at nderë të rrallë, kryetari i ra zilës dhe shpalli se mbledhja asht hapë.
— A dëshiron kush me folë? — pyetL
— U paraqitë njani nga radha e parë e ndejseve dhe tha se asht rendi që prej mbledhjes të përshëndetet qeverija dhe burri i madh mentar i shtetit, i cili do t’ia interpretojë vetë sundimtarit shprehjet e besnikis dhe të përkushtimit të tyne.
Mbledhja pranoi at propozim dhe menjiherë u përgatitën përshëndetjet me shkrim, të cilat u pranuen me duertrokitje, por vetëm në disa vende të ndreqet rendi i fjalëve si duhet mbas sintaksës.
Filluen me u paraqitë kuvendtarët gjithnji ma të fortë e ma të fortë.
Çdo fjalim qe plot me dashuni për liri, plot dhimbje e plot mllef kundra Anutëve. Secili kuvendtar pajtohej me propozimin e kuvendtarit të parë, që, pa pikë venese, sepse çashtja kishte karakter të ngutshëm, të bihen menjiherë këtu në mbledhje rezolucione t’ashpra, me të cilat të denohet në mënyrë ma energjike sjellja barbare e Anutëve.
Dhe këtu menjiherë zgjodhen tre vetë, të cilët e zotnojshin mirë gjuhën, ta formulojnë rezolucionin në kuptimin e përmendun dhe t’ia lexojnë mbledhjes për miratim.
Në të njajten kohë u paraqit njani me rezolucionin e gatshëm dhe e luti mbledhjen që t’i japi leje me e lexue dhe, poqese mbledhja pajtohet me te, ta pranojë.
I dhanë leje dhe ai zu me lexue:
„Nëpunsit e degës së gjyqit dhe të policis, të tubuem në mbledhjen e sotshme, të tronditun thellë prej ngjarjeve të papëlqyeshme që, për fat të keq, ndodhin çdo ditë ndër krahinat jugore të vendit tonë, për shkak të sjelljes barbare të çetave anute, e ndiejnë vedin të shtyem që të bijnë rezolucionin që vijon:
1) Ndiejmë dhimbje të thellë që popullin tonë e ka gjetë nji mjerim i këtillë dhe fatkeqsi.
2) Dënojmë në mënyrën ma të rreptë sjelljet e egra t’Anutëve tue bërtitë: Poshtë ata!
3) Me neveri dhe përbuzje konstatojmë se Anutët janë popull i pakulturuem, i padejë për sjelljen e mirë të kufitarëve të vet të qytetnuem.
Ky rezolucion në parim u pranue njizani, por gjatë diskutimit të bujshëm në hollsina u pranue ende që në pikën e dytë të shtohet mbas të „pakulturuem” edhe fjala, të „urryeshëm”.
Mandej autorizuen kryesin që n’emën të mbledhjes ta nënshkruejnë rezolucionin dhe mbledhja u shpërnda në ma të madhin rregull.
Nëpër rrugë prap zhurmë dhe turmë njerzish që ktheheshin prej shum mbledhjeve patriotike.
Ndër fytyrat e tyne tash vehej re paqa shpirtnore, si ajo kur njeriu ndjen kënaqsi mbas kryemjes së detyrës së randë, por bujare, dhe shum të naltë.
Ndër shum vende ndjeva bisedë me nji natyrë të këtillë:
— Sidoqoftë nuk duhet t’ishte ashtu i ashpër — provon njani.
— Çka nuk duhej! I mirë asht ai. Nuk asht, çka mendon ti. Ndaj kafshëve të tilla duhet me qenë brutal dhe i ashpër — idhnohet tjetri.
— E dij, të lutem, por nuk shkon, nuk asht punë me takt! — prap thot i pari.
— Çfarë takti ndaj atyne ti ende kërkon? Ndoshta dron se mos po iu rrëxojmë ihtibarin atyne burrave të mirë apo çka ke? Kështir ti atyne, dhe t’a lexojnë, të dridhen — prap tha i dyti, zani i dridhej prej zemrimit.
— Paj na dhe duhet, si ma të qytetnuem, të qëndrojmë ma nalt se ata: dhe pos kësaj duhet me qenë të kujdesshëm mos t’i mbetet hatri vendit fqij paraqet arsyet ai që ishte ma paqëdashës dhe ma me takt.
Në mbramje të të njajtës ditë njeriu mundte tashma me lexue nëpër fletore rezolucione të panumërta të prume at ditë në mbledhjet patriotike. Kurrkush nuk mbet pa i ardhë me nxitim vendit në ndihmë. Fletoret rrestik: rezolucioni i profesorëve me rastin e ngjarjeve të papëlqyeshme në jug të Stradis, rezolucioni i rinis, rezolucioni i mësuesve, rezolucioni i oficerëve, rezolucioni i puntorëve, i tregtarëve, i mjekëve, i kapistave. Me nji fjalë, kurrkush nuk kishte mungue. Të tana rezolucionet në nji frymë, të gjitha t’ashpra dhe të preme, në secilin gjindet ajo: „të tronditun thellë”, „dënojmë në mënyrë ma t’ashpër” e tjera kësisoji.
Në mbramje filloi përsëri dëfrimi në qytet dhe mandej gjumi i qetë, i ngadalshëm e i kandshëm i bijve patriotik dhe guximtarë të vendit të lumtun të Stradis.
Të nesërmen mbërrijtën lajmet prej vendeve tjera të Stradis. Asnji vend i vetëm nuk gjindet ku mos t’ishin pru rezolucione të rrepta me rastin „e ngjarjeve të papëlqyeshme” sikurse i quejshin ato, banorët e Stradis.
Dhe merret vesh vetvetiu se çdo qytetar për këto shërbime të mëdha ndaj atdheut, kush ma pak kush ma shum, u mbush me dekorata për kurajo civile dhe virtyte!
Dhe mue m’entuziazmoi ai popull gjallni plotë, plot vetëdije qytetare dhe vetëmohim për çashtjen e përgjithshme dhe prej krahnorit më doli klithma:
„Stradi, ti nuk ke me vuejtë kurr edhe poqese vuejnë gjithë popujt!”
— Ha, ha, ha, — m’u bë se më tinglloi at çast në vesh përsëri ajo qeshja ironike e shpirtit të keq të këtij vendi të lumtun dhe fatbardhë.
Fshana pahiri.
Stradija (6/12)
Ministri i financave, kur i shkova për vizitë, më pranoi menjiherë, edhepse, si thot ai, ishte i zanun me shum punë.
— Bash mirë keni ba që keni ardhë, zotni, kështu kam me mujtë me u çlodhë nji fije. Deri tash kam punue dhe më besoni, tashma po më dhemb kryet! — tha ministri dhe më shiqoi me nji shiqim të kapitun dhe të vuejtun.
— Vërtet pozita e juej asht mjaft e randë pranë nji pune kaq kolosale. Sigurisht keni mendue për ndonji çashtje financiare të randsishme? — vërejta.
— Besoj me bindje se ka me ju interesue në çdo mënyrë polemika që baj me zotni ministrin e botores për nji çashtje shum të randsishme. Prej mëngjesit kam punue plot tri orë në te. Besoj me bindje se kam të drejtë dhe se mbroj nji punë të drejtë!… Qe po ju dëftoj artikullin që e kam ba gati për shtyp.
Unë pritsha me padurim të ndëgjoj at artikull të famshëm dhe në të njajten kohë, të marr vesh rreth çkafit bahet kjo luftë e randsishme dhe e rreptë midis ministrit të financave dhe ministrit të botores. Ministri, me denjsi, me seriozitet solemn në fytyrë, muer në dorë dorëshkrimin, u kollit dhe lexoi titullin:
„Ende dy tri fjalë në lidhje me çashtjen: Deri ku shtrihej në jug kufini i vendit tonë në kohën e lashtë.”
— Paj, kjo si duket qenka ndonji debate historike.
— Historike, — tha ministri pakëz i çuditun prej pyetjes ashtu të papandehun dhe më shiqoi nëpër syzat e veta me nji shiqim të topitun, të lodhun.
— A merreni me histori?
— Unë?! — bërtiti ministri me njifarë idhnimi në za… Kjo asht shkenca me të ciiën merrem tashma afër tridhetë vjet dhe. që mos t’ia rris veshët vedit, me sukses — mbaroi fjalën ministri dhe më shiqoi qortueshëm.
— Unë e çmoj fort historin dhe njerzit që tanë jetën e tyne ia kushtojnë kësaj shkence cok të randsishme, — thashë njerzishëm, që pak ose shum, ta përligji sjelljen time të pak ma përparshme me të vërtetë të pamendueme thellë.
— Jo vetëm e randsishme, zotni i im, por ma e randsishmja a keni marrë vesh, ma e randsishmja! — klithi i entuziazmuem ministri dhe më kqyri në mënyrë sinjifikative tue më shqyrtue.
— S’e Iot as topi! — thashë.
— Qe, shiqoni, — prap tha ministri — sa dam do t’ishte sikur, të themi, kufini i vendit tim të caktohej ashtu si e paraqet kolegu im i botores.
— Edhe ai asht historian? — ia preva fjalën me pyetje.
— Historian i rrejshëm. Ai me punën e vet në kët shkencë sjell vetëm dame. Merrni, vetëm dhe lexoni pikëpamjet e tija në lidhje me kët çashtje për kufinin e vjetër të vendit tonë dhe keni me pa çfarë injorance gjindet aty, madje, me e thanë troç edhe jopatriotizëm.
— Çka provon ai, poqese mundeni me e dijtë? — e pyes.
— Nuk provon ai kurrgja, or zotnija i im! Asht argumentim i trishtueshëm kur ai thot se kufini i vjetër n’anë të jugut ka shkue në veri të qytetit të Kradis. Kjo asht gja e pandershme, sepse anmiqt tonë atëherë munden me ndërgjegje të qetë me pasë pretendime deri mbi Kradi. Çka mendoni, sa dam i sjell me ate këtij vendi të vuejtun? — bërtiti mmistri idhshëm, me urrejtje plot arsye, me za të dridhshëm, të dhimbshëm.
— Dam i pamatun! — vikata edhe unë i çmeritun nga kjo lemeri që do ta përfshinte krejt vendin nga injoranca dhe mof kuptimi i ministrit të botores.
— Unë kët çashtje, zotni, nuk kam me e lanë, sepse këte ma në fund, ma ngarkon detyra që më duhet me e krye karshi atdheut tonë të dashtun si bir i tij. Unë kët çashtje do ta paraqes edhe para vetë përfaqsis popullore dhe ajo le të bijë vendimin e vet që duhet të vlejë për çdo qytetar të këtij vendi. Në rastin e kundërt do të japi dorëheqjen, sepse ky tashma asht konflikti i dytë me ministrin e botores dhe të gjitha këto për çashtje kaq me randsi për vendin.
— Po Parlamenti a mundet me vendosë edhe për këto çashtje shkencore?
— Pse jo? Parlamenti ka të drejtë për të gjitha çashtjet me pru vendime që janë të detyrueshme për çdokend si ligjë. Bash dje nji qytetar i paraqiti Parlamentit nji lutje që dita e lindjes t’i bahet llogari pesë vjet ma heret se sa asht lindë.
— Si mundet kjo? — bërtita pahiri prej çudis.
— Mundet, pse jo?… Ai, po e zamë, asht lindë në vjetin …84 dhe Parlamenti ditën e lindjes së tij e proklamon në vjetin …69.
— Gja e çuditshme! Po çka i duhet kjo?
— I duhet pse vetëm kështu ka të drejtë me u kandidue për deputet në nji vend të shprazët dhe ai asht njeriu ynë dhe do të ndihmojë si ka hije situatën aktuale politike.
I habitun prej çudis nuk mujta me folë asnji fjalë. Ministri thuese e venoroi kët gja dhe tha:
— Si duket po ju çudit kjo gja? Të tilla raste dhe të ngjajshme me këto nuk janë të rralla. Nji zojës Parlamenti ia pranoi lutjen me nji natyrë të njajtë. Ajo u lut që Parlamenti ta shpalli për dhetë vjet ma të re se sa asht. Nji tjetër, prap, paraqiti lutje që Përfaqsija popullore t’i bijë nji vendim kompetent se me burrin e vet ka lindë dy fëmij, të cilët përnjiherë bahen trashëgimtarët legjitim të burrit të saj të pasun. Dhe Parlamenti, kuptohet, mbasi ajo kishte miq të fortë e të mirë, e pranoi lutjen e saj naive dhe fisnike edhe e shpalli nanë të dy fëmijve.
— Po ku janë fëmijt? — e pyeta.
— Cilët fëmij?
— Paj, fëmijt për të cilët po flitni?
— Këta fëmij nuk ekzistojnë, a po merrni vesh, por llogaritet se, për shkak të këtij vendimi të Parlamentit, ajo zojë ka dy fëmij dhe kështu meni jeta e keqe midis asai dhe burrit të vet.
— Këte nuk e marr vesh, — vërejta, edhepse madje nuk ishte e njerzishme, që ta thom at gja.
— Si nuk e merrni vesh?… Gja shum e thjeshtë. Ai tregtari i pasun, burrë i zojës për të cilën flasim, nuk ka fëmij me te. A po merrni vesh?
— Po marr vesh.
— Eh, bukur, tash venja veshin ma tej: meqenëse ai asht shum i pasun, dëshiron që të ketë fëmij, që ta trashëgojnë pasunin e tij të madhe dhe për kët shkak jeta bahet shum e keqe midis tij dhe grues së vet. Grueja e tij, mandej, si po ju tregoj, i paraqiti lutje Parlamentit dhe Parlamenti e muer parasysh. Po tregtari i pasun a asht i kënaqun me nji vendim të këtillë të përfaqsis popullore?
— Ta merr mendja se asht i kënaqun. Tash asht qetsue plotsisht dhe prej atëherë e don shum gruen e vet.
Biseda vazhdoj ma tutje. Kuvenduem për shum gjana, por zotni ministri asnji fjalë të vetme nuk e shtoi për çashtje financiare.
Tekembrama mora guxim ta pyes në mënyrën ma të përulët:
— Financat janë të rregullueme shum mirë në vendin tuej, zotni ministër?
— Shum mirë — tha ai me besim dhe mandej menjiherë shtoi:
— Gjaja ma me randsi asht me e hartue buxhetin mirë; mandej të gjitha punët tjera shkojnë lehtë.
— Sa miliona asht buxheti vjetuer i vendit tuej?
— Ma tepër se tetëdhetë milion dhe këta kështu janë të ndamë: për ish ministrat të cilët tash ndodhen qoftë në pension, qoftë në dispozicion, tridhetë milion; për blemje dekoratash dhetë milion; për me shti popullin që të kursejë pesë milion.
— Më falni, zotni ministër, që po ju pres fjalën… Nuk kuptoj pse me shpenzue pesë milion për me e shti popullin që të kursejë?
— Eh, shifni, zotni, kursimi padyshim asht gjaja ma me randsi, kur asht fjala për financa. Këso novitetesh nuk ka kurrkund në botë, por neve na mësoi për te halli për shkak të rrethanave të këqija të vendit, kështu kemi dashtë me e flijue çdo vjet kët shumë bukur të madhe vetëm që të mundemi me i ndihmue popullit dhe me e lehtsue pak ase shum. Tash, sidoqoftë, ka me ecë puna ma mirë, sepse për kët kohë të shkurtë u asht dhanë rrumbullak nji milion shkrimtarëve të librave mbi kursimin për popull. Unë edhe vetë kam vendosë që t’i ndihmoj pak ose shum popullit në kët pikëpamje dhe tashma kam fillue me e shkrue veprën „Kursimi në popullin tonë në kohën e vjetër”, kurse djali im shkruen veprën „Ndikimi i kursimit në përparimin kulturuer në popull” dhe vajza ime ka shkrue deri tash dy tregime prap për popull, në të cilat flitet si duhet me kursye dhe tash asht tue shkrue të tretin: „Lubica dorëlirë dhe Mica kursimiare”.
— Do të jetë patjetër ndonji tregim shum i bukur?!
— Shum i bukur; në te flitet si sharron Lubica për çashtje dashunije dhe si Mica u martue për nji pasanik të madh dhe gjithmonë u dallue për kursime. „Atij që kursen edhe zoti i ndihmon” përfundon tregimi.
— Kjo do të ketë ndikime jashtëzakonisht të mira në popull — thashë tepër i gëzuem.
— Merret vesh, vazhdon zotni ministri — ndikime të mëdha e të randsishme. Qe, për shembull qyshse njerzit kanë nisë me kursye, vajza ime ka kursye deri tash miraz për vedi ma tepër se njiqindmijë.
— Atëherë kjo qenka për ju partija ma me randsi në buxhet — vërejta.
— Ashtu asht, por vetëm kemi heqë „zi” derisa na ra në mend nji mendim fatmirë kësisoji; kurse partit tjera të buxhetit kanë qenë edhe ma parë, para ardhjes sime si ministër. Për shembull, për kremtet popullore pesë miljon, për shpenzime sekrete qeveritare dhetë miljon, për policin e msheftë pesë miljon, për mbajtjen dhe përforcimin e qeveris në poziten e vet pesë miljon, për reprezentacion antarëve të qeveris nji gjysëm miljoni. Këtu jemi, si gjithkund, shum kursimtarë. Dhe tash vijnë të gjitha partit tjera ma pak të randsishme në buxhet.
— Po për arsim, ushtri, dhe aparatin administrativ?
— Po, keni të drejtë, edhe këtu, përpos arsimit, shkojnë nja dyzet miljon, porse këto hyjnë në deficitin e rregullt vjetuer.
— Po arsimi?
— Arsimi? Eh, ai tashma kuptohet, hyn në shpenzimet e paparashiqueme.
— Paj me çka e mbuloni mandej nji deficit kaq të madh?
— Me kurrgja. Me çka mund të mbulohet? Mbetet borxh. Posa grumbullohet shum deficit, marrim hua dhe kështu prap. Por edhe nga ana tjetër kujdesohemi që në disa parti buxhetore të ketë suficit. Unë tashma në ministrin time kam fillue me e zbatue kursimin dhe në kët punë punojë gjallnisht dhe kolegët tjerë të mij. Kursimi, sikurse po ju thom, asht baza për mirëqenjen e çdo vendi. Dje, n’interes të kursimit, e kam qitë prej pune nji shërbëtuer. Ky asht tashma nji kursun prej tetëqind dinarësh në vjet.
— Keni ba nji punë të mirë! Vërejta.
— Duhet patjetër, zotni, që tashma njiherë të fillojmë me u kujdesue për mirëqenjen e popullit. Shërbëtori qan që ta marr prap në punë, lutet, dhe i ngrati nuk asht as i keq, por ajo që nuk shkon nuk shkon, sepse këte e kërkojnë interesat e atdheut të dashtun. „Me gjysën e rrogës kam me shërbye” thot ai. „Nuk mund të bahet, i thom. Unë jam ministër, por paret nuk janë të mijat por të popullit, të fitueme me djersë e gjak dhe unë duhet patjetër t’i baj syt katër për çdo dinar”. Ju lutem, zotni, thueni vetë, si guxoj me i hjedhë poshtë tetëqind dinarë të shtetit? — mbaroi fjalën ministri dhe me duer të shtrime pritte prej meje përgjegje pozitive.
— As topi nuk e lot!
— Qe, para pak kohe asht dhanë nji shumë e madhe të hollash nji antari të qeveris që ta shërojë gruen, nga buxheti për shpenzime sekrete dhe atëherë, poqese nuk vehet re për çdo pare, vaj halli për popullin?
— Sa janë t’ardhunat e vendit, zotni ministër. Kjo gja, ma merr mendja, asht me randsi?
— Tëhe, kjo bash nuk asht me randsi!… Si të ju thom? Në të vërtetë nuk dihet ende sa janë t’ardhunat. Kam lexue diçka në lidhje me to në nji fletore të jashtme, por kush e din a thue asht gja ekzakte. Vetëm, sidoqoftë, t’ardhuna ka mjaft, mjaft padyshim — tha ministri me emocion dhe mburrje eksperti.
Kët bisedë të kandshme e të randsishme na preu shërbëtori, i cili hyni në zyrën e ministrit dhe lajmroi se nji deputacion nëpunsish dëshiron me dalë para zotni ministrit.
— Do t’i thrras për pak kohë, le të presin, — i tha shërbëtorit dhe mandej m’u drejtue mue.
— Besomni se jam aq i lodhun prej pritjes së shumtë në këto dy tri ditë, saqë cok po m’ushton kryet. Kët kohë tash me ju e grabita që të defrehem në nji bisedim të kandshëm!
— Vijnë për punë? — pyeta.
— Kam pasë, qe shiqoni, mu këtu në kambë nji kallo të madhe për beti dhe para katër ditësh e kam ba operacion dhe operacioni, shyqyr zotit, u ba me shum sukses. Për këte vijnë nëpunsit në krye me shefat e tyne që të m’urojnë e të shprehin gëzimin e tyne për kryemjen e operacionit me sukses.
Unë i kërkova ndjesë zotni ministrit që e pengova në punë dhe që mos ta ndajsha ma gjatë prej punës, në mënyrë ma të njerzishme e përshëndeta dhe dola prej kabinetit të tij.
Dhe me të vërtetë për at kallo të zotni ministrit të financave gjindeshin edhe nëpër fletore gjithmonë komunikata të reja.
„Nëpunsit e entit… dje n’ora katër mbasdreke kanë qenë, në krye me shefin e tyne, si deputacion te zotni ministri i financave që t’i urojnë me gëzim operacionin me sukses të kallos. Zotni ministri urdhnoi t’i pranojë njerzisht dhe me gjithë zemër dhe me kët rast zotni shefi n’emën të tanë nëpunësve t’entit të vet mbajti nji fjalim të prekshëm për at rast dhe zotni ministri i falënderoi të gjithë për kët kujdes të rrallë dhe ndjenjë të sinqertë.”
Stradija (5/12)
Në rrugë më zu gafil turma e pamatun e njerëzve, e cila grupe-grupe, shkonte valë-valë nga të gjitha anët, tue u tubue para nji shtëpije të madhe. Secili prej këtyne grupeve të mëdhej njerzish e kishte ngrehë flamurin e vet, në të cilin asht shkrue emni i krahinës, prej së cilës asht populli në grup dhe nën të fjalët: „Çdo gja flijojmë për stradin” ose „stradija për ne asht ma e dashtun se thit!”
Rruga kishte marrë nji dukje të veçantë kremtimi, nëpër shtëpija ishin ngrehë flamujt e bardhë me stemën popullore në midis, të gjitha dyqanet ishin mbyllë dhe çdo qarkullim ishte pre.
— Çka asht kjo? — e pyeta me kureshtje nji zotni në rrugë.
— Festë. Vallë s’e keni dijtë?
— Nuk e kam dijtë.
— Paj për të shkruhet nëpër fletore tashma tri dit. Burri i shtetit dhe diplomati ynë që ka merita të mëdha e të stërmëdha për atdhe, influencë vendimtare në politikën e jashtme e të mbrendshme të vëndit thonë, ka pasë rrufë të randë, e cila u shërue me mëshirën e zotit dhe me interesimin e sinqertë të mjekëve ekspertë dhe kështu, ajo nuk ka me pengue burrin e shtetit, të madh dhe mentar që tanë kujdesin dhe përpjekjen e vet ta kushtojë për të mirën dhe lumnin e këtij vendi të vuejtun dhe ta çojë këte kah nji ardhmëni ende ma të mirë.
Gjindja u mblodh para shtëpis së burrit të madh të shtetit në nji numër aq të madh sa edhe shiu ma i fortë nuk do të mundte me ra në tokë prej burrave, grave e fëmijve. Burrat i kanë heqë fesat, kurse në çdo grup gjindet nga nji njeri të cilit i del pakez prej xhepit fjalimi i shkruem patriotik.
Në ballkon të shtëpis së vet u paraqit burri i shtetit, i thimë, dhe vigma shum e madhe „Rrnoftë!” çau ajrin dhe jehoi nëpër tanë qytetin. Në gjitha shtëpit përqark kishin zbukurue dritaret me lule dhe në to u çfaqën shum krena. Gardhiqet dhe muret rreth shtëpive, kulmet, të gjitha këto plot me njerëz kureshtarë, madje dhe në çdo baxhë të tavanit shiqojnë tinëz barem dy tre krena.
U ndaluen brohoritjet, mbretnoi qetsi vorri, ndërsa prej turmës filloi me vikatë zani i hollë e i dridhshëm:
— O burrë shteti mentar! …
— Rrnoftë, rrnoftë, rrnoftë — e ndërpren kuvendtarin brohoritjet e bujshme dhe të fuqishme, dhe kur u qetsue turma patriotike, kuventari vazhdoi:
— Populli i krahinës sime derdh lot të nxehtë prej gëzimit dhe tue ra në gjuj falënderon krijuesin e plotmshirshëm që me mirsin e vet e çmangu mjerimin e madh nga populli ynë dhe të dëshiron ty, o burrë i virtyshëm i shtetit, jetë të gjatë për lumnin e popullit dhe krenarin e vendit! — mbaroi kuvendtari, ndërsa me mija gërmaza brohoritën:
— Rrnoftë!
Burri i shtetit, mentar, falënderoi kuvendtarin për urimin e sinqertë dhe përmendi se të gjitha mendimet dhe ndjenjat e tij do të jenë dhe në t’ardhmen të drejtueme në punën që të forcohet kultura, ekonomija dhe mirëqenja e atdheut të dashtun.
Ta merr mendja, mbas fjalimit të tij përsëritet shum herë: „Rrnoftë!”
Tash kështu u radhitën nja dhetë kuvendtarë nga krahina të ndryshme t’atdheut dhe mbas çdo fjalimi, burri i shtetit, plak, përgjigjet me fjalime patriotike dhe plot përmbajtje. Natyrisht, gjatë gjithë kësaj përzihej „Rrnoftë-ja” entuziaste dhe bumbulluese.
Vazhdoi gjatë derisa u kryen të gjitha këto ceremoni dhe kur muerën fund, filloi me ra muzika nëpër të gjitha rrugët dhe gjindja shetitshin poshtë e nalt, tue madhnue kështu festën.
Në mbramje u ba ndriçim dhe prap muzika, shoqnue me pishtarë të ndezun, të cilët i mbante turma patriotike e njerëzve, çau ajrin nëpër rrugë të këtij qyteti të lumtun; në naltsi, në qiellin e errtë, u shkapërderdhën fishekzarët dhe ndriçoi emni i burrit të madh të shtetit, i cili duket si me qenë i gërshetuem me hyjz t’imtë.
Mabs kësaj erdhi nata e thellë, e qetë dhe qytetarët patriotë të vendit të bukur — stradis të lodhun tue krye detyrat e nalta qytetare, banë gjumin e ambël tue andrrue t’ardhmen e lumtun dhe madhnin e atdheut të dashtun.
Shpartallue prej këtyne mbresave të çuditshme, nuk mujta me fjetë tanë natën e lume dhe para agimit më kapi gjumi veshun dhe, me krye të mbështetun në tavolinë, m’u duk sikur ndjeva nji za të tmershëm djalli me zgërdhimje smirzezë:
— Ky asht atdheu yt! ha-ha-ha!…
U trondita dhe krahnori m’u dridh nga nji parandjenjë e tmershme, kurse ndër veshë jehoi zgërdhimja smirzezë:
— Ha, ha, ha, ha.
—
Të nesërmen u shkrue për kët festë në të gjitha fletoret e vendit dhe veçanërisht në fletoren qeveritare, në të cilën, pos kësaj, gjindeshin plot telegrame nga të gjitha krahinat e stradis, ndër të cilat, me nënshkrime të shumta të panumërta, ankoheshin që nuk kishin mujtë me mbërrijtë për të çfaqë personalisht gëzimin e vet për shërimin e lumnueshëm të burrit të madh të shtetit.
Veç kësaj, mjeku kryesuer i burrit të shtetit u ba përnjiherë i lavdishëm. Në të gjitha fletoret mund të lexohej se si qytëtarët e vetëdijshëm të këtij apo t’atij vendi, të këtij apo t’atij rrethi ose krahine, tue çmue meritat e mjekut Miron (kështu quhej) do të blejnë dhunti të këtillë e t’atillë të çmueshme. Ndër disa ftetore shkruhej:
„Kemi marrë vesh që edhe qyteti Stradija, simbas shembullit të qyteteve tjera, përgatit dhuratë të çmueshme për mjekun Miron.” Kjo do të jetë nji statujë e vogël sermi e Eskulanit, i cili do të mbajë ndër duer gjithashtu nji divit sermi, rreth të cilit thurën dy gjarpij të praruem n’ar dhe diamantë në vend të syve dhe në gojë mban lule. Në krahnorin e Eskulanit do të jenë të gdhenduna me ar: „Qytetarët e qytetit Stradija, në shëj mirënjohjeje të përjetshme ndaj Atdheut, mjekut Miron”.
Fletoret u mbushën përplot me lajme të tilla. Gjithkund nëpër vend përgatiteshин dhurata të çmueshme për mjekun e me telegrame i shprehej mirënjohja këtij mjeku të lumtun. Nji qytet ishte gëzue aq tepër, saqë filloi madje me i ngrehë nji vilë madhështore, në të cilën ka me qenë e ngulun në mur nji rrasë e madhe mermeri dhë n’at rrasë shprehja e mirënjohjes popullore.
Tashma kuptohet vetvetiu, u pа dhe u shumzue përnjiherë fotografija, e cila paraqitte se si burri i madh i shtetit rroket dorë për dore dhe falënderon mjekun për interesimin e sinqertë. Nën te asht teksti:
„Të falënderoj ty, Miron besnik, ti e largove prej meje sëmundjen, e cila më pengonte që ta kushtoj tanë përpjekjen për lumtunin e atdheut tim të dashtun!”
— Unë e kam krye vetëm detyrën time të shejtë ndaj atdheut.”
Mbi kryet e tyne, bredh në re nji pllumb dhe në sqep ban nji shirit në të cilin gjinden fjalët:
„Krijuesi i mshirshëm largon çdo kob prej Stradis, të cilën e ka në zemër.”
Sipër pllumbit gjindet nji titull i madh: „Për kujtim të ditës së shërimit të lumnueshëm të burrit të madh të shtetit Simon (mendoj se kështu quhej, poqese e kam mbajtë në mend mirë.)
Nëpër të gjitha rrugët dhe hotelet, fëmijt bajnë këto fotografi dhe vikasin me sa za kanë:
— Fotografi të reja: Burri i shtetit Simon dhe mjeku Miron!…
—
Kur lexova disa gazeta të vendit (gati në çdonjanën gjindej fotografija e hollsishme e mjekut të përmendun e patriot) e ndava menden që të shkoj te zotni ministri për ekonomin e vendit.
Ministri i ekonomis, bukur në moshë, burrac i hajthëm, xne thija nëpër flokë, me syza në hundë, më priti ma me njerzi se sa mujsha me pritë. Më vuni që të rrij pranë tavolinës së vet, kurse ai ndejti pranë tavolinës. Tavolina ishte e mbushun me disa libra të vjetër me fletë të zverdhueme dhe me kllefa të grisun nga përdorimi i gjatë.
— Menjiherë do të lavdoj vedin para jush. Nuk mund t’a besoni sa jam i kënaqun! Çka mendoni, çka kam zbulue?
— Ndonji mënyrë se si keni me mujtë me e përsosë ekonomin në vend.
— O, jo! Ç’farë ekonomije. Ekonomija asht e përsosun me ligjë të mira. Për te as që duhet me mendue ma.
Unë heshta tue mos dijtë çka me i thanë, kurse ai më tha me nji buzëqeshje t’ambël e të butë, tue ma tregue alamet libri të vjetër.
—Çka mendoni, cila veper asht kjo?
Unë shtihem sikur po kujtohem, kurse ai prap me atë buzëqeshjen e ambël:
— „Iliada” e Omerit!… Por botim shum, shum… i rrallë!… foli tue ambëlsue çdo fjalë dhe zu me më shique me kureshtje se si kjo do të më lajë gojë hapët.
Vërte u habita, por vetëm për arsyena tjera, mirëpo u shtina se si më habit bash kjo gja e rralë.
— Këte e keni shum gja të bukur — thashë.
— Por kur të ju thom ende se ky botim nuk gjindet ma!…
— Po kjo asht gja e madhnueshme! — bërtita si i gëzuem tepër dhe fillova me e kundrue librin tue u shti si shum i prekun dhe i interesuem për kët gja të rrallë.
Mezi ia dola me pyetje të gjithfarshme me e ndërrue bisedën prej atij Omerit të tij, për të cilin nuk kam ndëgjue kurr asnji fjalë për be.
— Marr lirin, zotni ministër, që të ju pyes në lidhje me ato ligjët e vlefshme ekonomike — thashë.
— Këto janë ligjë, në të vërtetë fjalë, klasike. Asnji vend, besoni nuk shpenzon në ngritjen e ekonomis sa vendi ynë.
— Ashtu dhe lypset, — thashë — ky asht dhe themeli ma me randsi për përparimin e çdo vendi.
— Këte, kuptohet, dhe e kam pasë në mend kur ia dola punës në krye që të bahen ligjë sa ma të mira dhe t’aprovohet buxheti sa ma i madh për ngritjen e ekonomis dhe t’industris së vendit.
— Sa asht buxheti, po të më lejoni me pyetë, zotni ministër?
— Vjetin e kaluem, kur ka qenë ministri tjetër, buxheti ka qenë ma i vogël, por se unë ia mbërrina, me mundim dhe përpjekje që në buxhet të hyjnë pesë miljon dinarë!
— Këto për vendin tuej janë mjaft!
— Mjaft… Eh, tash, shifni, në ligjë ka hy edhe kjo pikë:
— Drithi dhe të mbjellunat në përgjithsi, dunet të paguejnë medoemos sa ma tepër dhe duhet me pasë sa ma shum sish.
— Kjo asht nji ligjë e volitshme — thashë.
Ministri buzëqeshi me kënaqsi dhe vazhdoi:
— I kam nda nëpunsit simbas degëve të tyne, kështuqë çdo katund e ka zyrën ekonomike prej pesë nëpunsish, prej të cilëve ma i madhi asht drejtori i ekonomis dhe i organizimit të punëvet ekonomike të katundit filan fëstëk. Mandej në çdo qendër të rrethit gjindet ekonomi për rreth me personel të madh nëpunsish, mbi të gjithë janë ekonomët e krahinës, që janë nja njizet, n’aq krahina në sa asht i ndamë vendi ynë. Çdonjani prej ekonomëve të krahinës ban mbikqyrjen totale me nëpunsit e vet dhe vëren mbi të gjithë nëpunsit tjerë a e kryejnë detyrën e tyne dhe ndikon për fuqizimin e ekonomis në tanë krahinën. Me anën e tij ministrija (e cila ka njizet drejtori dhe në secilën nga nji drejtor me nji numër të madh nëpunsish), korespondon me gjithë krahinën. Çdo drejtor në ministri korespondon me njanin prej ekonomëve të krahinës dhe ata mandej e lajmrojnë ministrin nëpërmjet të sekretarëve të tyne personalë.
— Atëherë kjo qenka administratë e tmershme — vërejta une.
— Shum e madhe. Ministrija jonë ka numrin ma të madh se të gjitha tjerat. Nëpunsit nuk kanë kur me e çue kryet prej akteve gjithë ditën e lume.
Mbas nji heshtjeje të vogël, ministri vazhdoi:
— Veç kësaj e kam ujdisë punën që çdo katund të ketë nji sallë leximi të rregullueme mirë, e cila duhet të jetë e furnizueme patjetër me libra të mira për punimin e tokës, silvikulturë, blegtori, apikulturë dhe degë tjera t’ekonomis.
— Katundarët sigurisht lexojnë me gëzim?
— Leximi asht i detyrueshëm, si detyrimi ushtarak. Dy orë paradreke, dy orë mbasdreke çdo katundar punues s’ka çare pa i kalue në sallën e leximit, ku lexon (ose i lexojnë poqese asht analfabet) dhe pos kësaj nëpunsit u mbajnë konferenca në lidhje me punimin bashkëkohuer dhe racional të tokës.
— Po kur punojnë atëherë në fushë? — e pyeta.
— Eh, shiqoni si asht. Në fillim duket ashtu. Kjo asht nji mënyrë pune e javashët, e cila në kohën e parë duket e papërshtatshme, por mandej ka me u pa ndikimi mirëbas i kësaj reforme të madhe. Simbas bindjes sime të thellë, gjaja ma me randsi asht të bluhet mirë teorija se mandej shkon puna lehtë dhe atëherë shifet se krejt kjo kohë e kalueme në studimin teorik t’ekonomis, shpërblehet njiqindfish. Lypset, or zotnija im, me pasë bazë të fortë; temel të shëndoshë dhe mandej me ngrehë ndërtesën! — mbaroi fjalën ministri dhe nga tronditja e fshiu djersën prej ballit.
— I miratoj poltsisht botëkuptimet tueja gjeniale për ekonomi, — thashë tepër i gëzuem.
— Dhe kështu me të vërtetë i kam nda bukur pesë miljona: dy miljona për nëpunsit, nji miljon honorar shkrimtarëve për libra ekonomikë, nji miljon për themelimin e bibliotekave dhe nji miljon për shpeiizime udhtimi të nëpunësve. Këto bajnë rrafsh pesë miljon.
— Kët punë e paskeni ujdisë për mrrekulli!… Mjaft po shpenzueki edhe për biblioteka.
— Eh, shifni, unë tash kam dhanë nji qarkore që, përpos librave ekonomikë të blejnë edhe libra mësimi për gjuhën greke dhe latine, kështuqë katundarët mbas punës në fushë të mujnë, tue i mësue gjuhët klasike, me u fisnikue. Çdo sallë leximi ka Omerin, Tacitin, Paterkulin dhe plot vepra tjera të bukura të literatyrës klasike.
— Mrrekulli! — bërtas tue i hapë krahët dhe ngrihem menjiherë, përshëndetem me zotni ministrin dhe nisem, sepse tashma m’ushtonte kryet prej kësaj reforme të madhe, të cilën nuk mujta me e kuptue.
Stradija (4/12)
Të nesërmen shkova për vizitë te ministri, i punëve të mbrendshme.
Para ministris nji turmë djelmoshash t’armatosun, me çehre të mrrolshme, çiltazi të pakënaqun që tash dy tri ditë nuk kishin rrahë qytetarët në kët vend me kushtetutë të rreptë.
Koridoret dhe sallat e pritjes rrestik me njerëz që dëshirojnë me dalë para ministrit.
Kush nuk gjindet këtu! Disa janë të veshun elegant, me cilindër në krye, njado, prap, të rreckosun e coplanë e disa të tjerë me dofarë uniformash të larme e shpata për bel.
Nuk deshta me u paraqitë menjiherë te zotni ministri pse deshta me bisedue pakëz me këta njerëz të ndryshëm.
Ma parë e ma dalë hyna në bisedë me nji zotni të ri, elegant dhe ai më tregoi se ka ardhë me kërkue që të hyjë në shërbim shtetnuer në polici.
— Ju, duket, jeni njeri me shkollë? Sigurisht do të ju shtijnë menjiherë në detyrë shtetnore — i thashë.
Djaloshi i ri u trand prej pyetjes sime dhe frigueshëm u suell rreth vedit për me u bindë a thue ndëgjoi ndokush dhe a ia vuni veshin pyetjes sime. Kur pau se gjithë tjerët ishin të nxanun tue folë me shoqi-shojnë, tue i rrahë hallet e tyne, i erdhi fryma dhe mandej më dha shej me krye që të flas ma ngadalë dhe më tërhoq kujdesisht për mange që të rrijmë pak me nji anë, më larg prej tjerëve.
— Edhe ju keni ardhë me kërkue punë, a? — më pyeti.
— Jo. Unë jam i huej. Dëshiroj me folë me ministrin.
— Për kët arsye ju thoni kështu haptas që si njeri me shkollë do të hy menjiherë në shërbim të shtetit! — tha ai me za t’ulët.
— Vallë nuk mund të thuhet kjo, a?
— Mundet, por kjo kishte me më damtue.
— Si kishte me të damtue, përse?
— Sepse në kët degë, këtu, në vendin tonë, nuk i durojnë njerzit me shkollë. Unë jam doktor në drejtsi, por kët punë e mshehi dhe nuk guxoj me ia thanë kurrkujt, sepse, sikur ta merrte vesh ministri, nuk do të më shtinte në punë. Nji sboq i imi, gjithashtu me shkollë, ka qenë i detyruem, për me hy në punë, të paraqesi vërtetim se nuk ka studjue kurr kurrgja, as nuk mendon me studjue — dhe kështu hyni në punë dhc përnjiherë në pozitë të mirë.
Fola edhe me disa dhe midis tjerëve edhe me nji nëpunës me uniformë, i cili m’u ankue se ende nuk ishte gradue, megjithse u kishte mbathë faje për trathti të naltë pesë vetëve që bajshin pjesë n’opozitë.
Unë e ngushllova për kët padrejtsi kaq të madhe që i bahej.
Mandej bisedova me nji tregtar të pasun, i cili më tregoi shum gjana për të kaluemen e vet dhe prej gjithë atyne mbajta në mend vetëm këte se si, para disa vjetësh, kishte mbajtë hotelin ma të mirë në nji pallangë dhe se si sharroi për shkak të politikës, sepse humbi disa qinda dinarë, por përnjiherë, mbas nji mueji, kur erdhën në fuqi njerzit e tij, muer disa kontrata të mira, prej të cilave fitoi nji kapital të madh.
— Në ndërkohë — tha ai — ra kabineti.
— Dhe prap sharruet?
— Jo, u tërhoqa nga fusha politike. Në të vërtetë, në fillim e ndihmojsha me pare fletoren tonë politike, por nuk shkojsha ndër votime as nuk shquhesha fortë në politikë. Nga ana ime ishte mjaft edhe kjo. Tjerët nuk kanë ba as kaq… Edhe më lodhi politika. Pse të dërmohet njeriu tanë jetën! Tash kam ardhë te zotni ministri me iu lutë që, në zgjedhjet e ardhshme, të më zgjedhin për deputet të popullit.
— Paj, ndoshta, deputetin e zgjedh populli?
— Paj, si t’ju them? … Po, ate e zgjedh populli, kështu asht mbas statutit, por zakonisht zgjidhet ai, të cilin e don policija.
Mbas nji bisede të këtillë me publikun, iu afrova shërbëtorit dhe i thashë:
— Dëshiroj me dalë para zotni ministrit.
Shërbëtori më shiqoi mrrolshëm, krenarisht, me njifarë përbuzje dhe më tha:
— Prit! A shef sa njerëz presin këtu?!
— Unë jam i huej, udhtar dhe nuk mundem me e shty punën për nji tjetër ditë — thashë njerzishëm dhe u përkula para shërbëtorit.
Fjala i huej pat efekt dhe shërbëtori shpejt, si i krisun, fugoi në zyrën e ministrit.
Ministri më pranoi menjiherë njerzisht dhe më tha që të rrij, mbasi para kësaj, kuptohet, i tregova, kush jam dhe si quhem. Ministri, ishte trupgjatë njeri i thatë, me shprehje të randë dhe t’ashpër në fytyrë që të largon prej vedit, megjithse orvatej me qenë sa ma i njerzishëm.
— E si po ju pëlqen këtu ndër ne, zotni? — më pyeti ministri tue u qeshë ftoftas, pa zemër.
Unë u shpreha në mënyrën ma lajkatare për vendin dhe popullin dhe shtova:
— Veçanërisht mundem me e urue kët vend të bukur për administratën e mençme dhe t’urtë. Vërtet njeriu nuk din se çka me admirue ma tepër.
— Tëhe, mundet me qenë dhe ma mirë, na mundohemi sa mundemi — tha me mburrje, i kënaqun nga komplimenti im.
— Jo, jo, zotni ministër, pa lajka, të vret zoti me kërkue ma mirë. Populli asht, po e shof, shum i kënaqun dhe i lumtun. Për këto pak dit u banë aq shum kremtime e parada! — thashë.
— Ashtu asht, por në kët kënaqsi të popullit ka gisht edhe merita ime, sepse ia kam dalë në krye me shti në statut, pos gjithë lirive që i janë dhanë dhe garantue popullit plotsisht, edhe këte:
„Çdo qytetar i Stradis duhet patjetër me qenë i kënaqun dhe i gëzueshëm dhe me përshëndetë me gëzim me deputacione dhe telegrame çdo ngjarje me randsi dhe çdo akt të qeveris.”
— E dij, por si mundet kjo, zotni ministër, me u zbatue? — e pyeta.
— Shirni lehtë, sepse çdokush duhet me doemos me iu bindë ligjëve të vendit! — u përgjegj ministri dhe u fry si biban.
— Bukur — vërejta — por sikur të ndodhi ndonji gja e pavolitshme për popullin dhe interesat e tij si dhe për interesat e vendit? Qe, si për shembull, dje kam marrë vesh prej kryetarit të qeveris se asht ndalue në veri eksportimi i thive; si duket, vendi do të pësojë dam shum të madh prej kësaj pune.
— Gja s’e luen, por kjo s’ka pasë çare pa ndodhë; megjithate sot nesër kanë me ardhë shum deputacione prej të gjitha anëve të Stradis për me e urue kryetarin e qeveris për politikën e urtë dhe të marifetshme me at vend kufitar dhe mik! — tha ministri gëzueshëm.
— Kjo nuk hahet prej s’ambli dhe nji vend kësisoji t’urtë njeriu mundet vetëm me e dëshirue; jam i lirë edhe unë si i huej që të ju uroj sinqerisht për at ligjë gjeniale që duel në dritë për meritat tueja dhe e cila e lumxioi vendin dhe i prapsoi të gjitha brengat dhe hallet.
— Për çdo eventualitet, edhe sikur populli bash të harrojë diçka me krye detyrën e vet ndaj ligjës, tue parashique dhe kët rast ma të keq, veç u kam dërgue, para tri ditëve, nji qarkore serkete të gjitha zyrave policore në vend dhe i kam porositë rreptë që populii, për at rast, të vijë me numër sa ma të madh dhe ta urojë kryetarin e qeveris.
— Po sikur mbrenda pak ditëve të çelet rruga për eksportimin e thive — atëherë çka mendoni me ba? — e pyeta njerzisht dhe me kureshtje.
— Nuk ka gja ma të thjeshtë: dërgoj nji qarkore të dytë sekrete, në të cilën e urdhnoj prap policin që të veproj poashtu me ardhë prap populli në numër sa ma të madh për urim. Kjo në fillim medoemos shkon bukur vështirë, por populli shkallë-shkallë mësohet dhe vjen edhe vetë.
— Ashtu asht. keni të dretë! — thashë i habitun prej përgjigjes së ministrit.
— Njeriu, zotni, mundet me ba çdo gja, vetëm kur don dhe kur ka bashkim. Na në qeveri ndihmojmë njani tjetrin që urditni i secilit antar të qeveris të zbatohet sa ma me përpikni. Qe shiqoni, sot ma ka dërgue ministri i arsimit nji qarkore të veten që edhe unë ta ndihmoj dhe t’u urdhnoj organeve poIicore që mvaren prej ministris sime që t’i përmbahen rreptsisht asaj qarkorjeje të Ministris s’Arsimit.
— Ndonji gja me randsi, nëqoftëse guxoj me ju pyetë!
— Gja me shum randsi. Në të vërtetë e domosdoshme; edhe unë i kam ba hapat e duhun. Qe, shifni, — tha dhe ma dha në dorë nji tabak letër.
Mora me lexue:
„Shifet se si tash disa dit gjithnji ma tepër e ma tepër ka nisë me u prishë gjuha në popullin tonë dhe madje disa qytetarë shkojnë aq larg sa, tue harrue nenin ligjuer që thot: „Gjuhën e popullit asnji qytetar nuk guxon me e prishë as me shtrembnue rendin e fjalëve në fjali dhe me përdorë disa forma kundër rregullave të pershkrueme dhe të fiksueme, të cilat i ka urdhnue këshilli i posaçëm i gramatikanëve”, kanë fillue madje edhe fjalën urrejtje, për fat të keq, brutalisht dhe pa asnji arsye me e shqiptue urejtje. Që edhe në t’ardhshmen mos të ndodhin këso dukunish të papëlqyeshme që munden me pasë rrjedhime shum të mëdha për atdhen tonë të dashtun, ju urdhnoj që me fuqin e pushtetit ta mproni fjalën urrejtje të cilën aq e kanë përçudë dhe të dënoni ashpër mbas ligjës cilindo që këte ose ndonji fjalë tjetër ose ndonji formë gramatikore të fjalës, e ndërron në krye të vet, tue mos kqyrë nenet e dispozitat e qarta ligjore.”
— Paj kjo gja a thue u dënueka? — e pyeta i shtanguem prej çudis.
— Ta merr mendja, sepse kjo asht nji gja shum e madhe. Për nji rast të këtillë dënohet fajtori — poqese gabimi vërtetohet me dëshmitarë — prej dhetë deri më pesëmbëdhetë dit burg.
Ministri heshti pak, mandej vazhdoi:
— Duhet të mendoni, zotni, pak kët gja. Ligja me të cilën kemi të drejtë me dënue kedo që përdor fjalët gabimisht dhe ban gabime gramatikore, ka nji vlerë të paçmueshme edhe nga pikëpamja financiare e politike. Mendoni thellë edhe do ta kuptoni si duhet tanë çashtjen.
Orvatem të thellohem në mendime, por asnji ide e urtë nuk më vjen në mend. Sa ma tepër mendojsha, aq ma pak kuptojsha kuptimin e fjalëve të ministrit, në të vërtetë gjithnji ma pak dijsha në lidhje me ate që mendojsha. Ndërsa mundohesha, tue ba orvatje të pasukseshme me mendue për at ligjë të çuditshme në kët vend ende ma të çuditshëm, ministri më shiqoi me buzëqeshje kënaqsije si të donte me thanë se të huejt as afërsisht nuk janë t’arsyeshëm, gjind mendehollë, si populli në vendin e Stradis, të cilit i vjen për dore me trillue gjana aq të mençme, saqë në nji vend tjetër kishin me u konsiderue madje, marrzi!
— Ani, nuk po mundeni me e sjellë ndër mend, a? — tha me buzëqeshje dhe më shiqoi me bisht të synit, tue më shqyrtue.
— Më falni, por nuk po mundem kurrsesi.
— Eh, shiqoni, kjo asht ligja ma e re që ka vlerë të madhe për vendim. Ma parë e ma dalë, dënimet për faje të këtilla paguhen në të holla dhe prej tyne vendi ka t’ardhuna të majme, të cilat i shpenzon për plotsimin e deficitit që gjindet n’arkat e miqve të nji parimi ose në fondin në dispozicion prej kah shpërblehen partizanët e politikës qeveritare; së dyti ajo ligjë, që duket aq naive, mundet me i ndihmue mjaft qeveris në zgjedhjet e deputetëve popullorë, që së bashku me mjetet tjera, të sigurojë shumicën e vet në parlament.
— Mirëpo, ju zotni ministër, thatë se me statut ia keni dhanë popullit të gjitha lirit?
— Ashtu asht. Populli ka të gjitha lirit, por ato nuk i përdor! Në të vërtetë, si të thom, ju e dini, na kemi shum ligjë librale, të cilat duhet të jenë në fuqi, por, diqysh, simbas shprehis ma me qejf i përdorim ligjët e vjetra.
— Po me çfarë qëllimi atëherë keni pru ligjë të reja? — u bana burr dhe e pyeta.
— Te na asht shprehi që sa ma shpesh të ndryshojnë ligjët dhe të ketë sa ma shum sosh. Në kët punë e kemi kalue tanë botën. Vetëm mbrenda dhetë vjetëve të mbramë, janë dhanë pesëmbëdhetë statute, prej të cilave çdonjani nga tri herë ka qenë në fuqi, asht hedhë poshtë dhe mandej prap asht pranue, kështuqë as na, as qytetarët nuk mundemi me u gjetë dhe me dijtë cilat ligjë janë në fuqi dhe cilat janë çfuqizue… Mue ma han mendja, zotni, se në kët punë qëndron përsosmenija dhe kulttira e nji vendi! — shtoi në fund të bisedës.
— Keni të drejtë, zotni ministër, edhe të huejt duhet të ju kanë lakmi për nji organizim kaq t’urtë.
Mbas pak kohe u përshëndeta me zotni ministrin dhe dola në rrugë.
Stradija (3/12)
Posa e mbylla derën mbas vedi, hoqa prëj vedit ato nishane të shumta dhe u ula i lodhun dhe i këputun që ta pushoj shpirtin, ndjeva nji trokllitje në derë:
— Hyn! — thashë, e çka dijsha tjetër gja me thanë.
N’odë hyni nji njeri i veshun si zotni, me syza në hundë (që mos ta përsëris tashma vazhdimisht, duhet me pasë në mend që secili, kush ma pak, kush ma shum, asht i ngarkuem me dekorata. Kur shkova në hotel me at policin, më duhet me e përmendë edhe këtu, pashë tue çue në burg njanin që kishte vjedhë këpucë në nji dugajë dhe mbante dekoratë në qafë. „Çfarë dekorate qenka kjo?” — pyeta policin. — „Kjo asht dekoratë për merita në fushën arsimore e kulturore” — u përgjegj ai seriozisht dhe ftoftë. „Çfarë meritash qenkan këto?” „Paj ai ka qenë karrocier te ish-ministri i arsimit. Karrocier me talent” — m’u përgjegj polici.) Animirë, hyni nji njeri me syza në hundë, u përkul thellë, kuptohet, ashtu bana edhe un dhe u prezentue si nëpunës i naltë në ministrin e punëve të jashtme.
— Po më bahet qejfi! — thashë i habitun prej kësaj vizite të naltë të papritun.
— Ju gjindeni për herën e parë në vendin tonë, zotni? — më pyeti.
— Për herën e parë.
— Jeni i huej?
— I huej.
— Na keni ardhë si me porosi, besoni — bërtiti ai nëopunsi i naltë, gëzueshëm.
Kjo më hutoi edhe ma tepër.
— E kemi nji vend të shprazët për konsull. Këtu kishit me pasë, gja që ka randsi, rrogë të mirë dhe shtesa të mira për reprezentacion, të cilat, kuptohet, kishit me i harxhue për nevoja personale. Ju jeni njeri plak, me përvojë, kurse detyra asht e lehtë: propaganda e idevet tona popullore, ndër vende ku jeton populli ynë nën qeverimin e huej… Taman keni ardhë si me Ju pasë porositë, ka ma shum se nji muej që vuejmë tue kërkue nji personalitet të përshtatshëm për at detyrë të randsishme. Për vendet tjera kemi, shyqyr Zotit, të huej. Kemi Jahudi, Grekë, Cincarë (prej kah këta?!) — Po prej çfarë kombsije jeni, nëqoftëse guxoj me pyetë?
— Paj, unë e drejta, si të ju thom, edhe vetë nuk e dij!… — thashë i turpnuem dhe taman sa fillova me tregue historin e pikllueshme familiare, ai më ndërpreu tue duertrokitë me entuziazëm dhe zu me këcye nëpër odë prej gëzimit.
— Gja e mrekullueshme, e mrekullueshme!… Kurr ma mirë! Ju do të mundeni vetëm me e krye detyrën e shejtë me ndërgjegje. Pëmjiherë po shkoj te Ministri dhe për disa dit keni me mujtë me u nisë! — tha nëpunsi i naltë si i luejtun prej gëzimit dhe fugoi me i tregue ministrit at zbulim të randsishëm.
Posa shkoi ai, unë u ula dhe e shtina kryet midis duerve. Nuk mujsha me besue kurrsesi se të gjitha këto që i pashë deri tash janë të vërteta në kët vend, kur qe prap dikush troklloi në derë.
— Hyn.
Hyni n’odë prap nji zotni tjetër i veshun me petka elegante dhe u paraqit prap si nëpunës i naltë i nji ministrije. Tha se me urdhnin e Z. Ministrit vjen te unë për nji punë me randsi dhe unë i çfaqa kënaqsin time të jashtëzakonshme dhe lumnin për nji nderim t’atillë.
— Ju jeni i huej?
— I huej.
Ai më shiqoi me respket, u përkul thellë deri në tokë dhe teksa filloi me folë, imë e ndërpreva me fjale:
— Ju lutem, zotni, më thoni si quhet ky vend i Juej?
— Nuk e dini! — bërtiti dhe më shiqoi me nji respekt dhe përulje ma të madhe.
— Stradija — shtoi dhe u prapsue para meje pak ma mbrapa.
— Rast i çuditshëm që kështu asht quejtë edhe ai vendi im bujar e heroik i të parëve të mij — mendova me vehte, por atij nuk i thashë kurrgja, veç e pyeta:
— Për çka mundem me ju shërbye, zotni i ndershëm?
— Asht krijue nji titull i ri i drejtorit të pasunive shtetnore dhe jam i lirë që të ju lutem, n’emën të zotni Ministrit, ta pranoni kët gradë të naltë e patriotike… Ju, sigurisht keni qenë deri tash disa herë ministër?
— S’kam qenë kurr.
— Kurr!… bërtiti ai i shastisun prej çudis… Atëherë në ndonji pozitë të naltë me disa rroga?
— Kurr.
Nëpunsi i naltë thuese u ba memec nga çudija. Tue mos dijtë çka me ndërmarrë në kët rast unik, kërkoi ndjesë që më shqetsoi, tha se do ta lajmëronte zotni ministrin për ate që biseduen ndër vedi.
Të nesërmen të gjitha fletoret shkruen për mue. Në njanën gjindej shënimi:
„Njeriu i çuditshëm. Në vendin tonë tashma prej djehit banon nji i huej, i cili ka tash gjashtëdhetë vjet, dhe gjatë kësaj kohe nuk ka qenë kurr ministër as i dekoruem me asnji dekoratë, madje nuk ka pasë asnji detyrë shtetnore, as nuk ka marrë kurr rrogë. Vërtet rast unik në botë. Si kemi marrë vesh, ky njeri i çuditshëm ka ra në „Hotelin te atdheu ynë i vuejtun”. Shum njerëz dje i kanë shkue në vizitë dhe pohojnë se nuk ndryshon aspak prej njerëzvet tjerë. Na do të kujdesemi që për kët qenje enigmatike të marrim vesh sa ma shum hollsina rreth jetës së tij, gja që gjithsesi do të jetë shum interesante për lexuesit tanë të ndershëm dhe mbrenda mundsive do të kqyrim me e qitë dhe fotografin e tij në fletoren tonë.”
Fletoret tjera lajmruen afërsisht të njajtën gja, me nji shtesë të këtillë:
„…Pos kësaj kemi marrë vesh nga burimet e sigurta se ai njeri i çuditshëm ka ardhë edhe me nji mision të randsishëm politik.”
Fletorja qeveritare, përgënjeshtroi njerzisht këto lajme si vijon:
„Fletoret e marra kimdërshtare me marrzin e vet trillojnë rrena të ndryshme dhe përhapin ndër njerëz lajme alarmuese se si ka ardhë në vendin tonë nji i huej nja gjashtëdhetë vjeç, i cili si thonë këta ngatrestarë nuk ka qenë kurr as ministër, as nëpunës, as nuk ka kurrfarë dekorate. Pamundsi të këtilla dhe gjana fund e krye të pavërteta mund t’i mendojnë dhe me qëllim të keq t’i përhapin trut e ngushtë, të mjer dhe të matufosun të bashkëpuntorëve të shtypit kundërshtar, por, kjo gja s’ka me u pi ujë, sepse, shyqyr zotit, qe, tashma nji javë që ka ardhë ky kabinet në fuqi dhe pozita nuk i ësht trandë asnjiherë, sikurse duen të marrët e opozitës.”
Mbas këtyne artikujve nëpër fletore, gjindja filluen me u mbledhë rreth hotelit ku kisha ra. Ndalen, shiqojnë, vërejnë gojëhapun, disa shkojnë disa vijnë, edhe kështu në çdo kohë qëndron rreth hotelit nji grumbull i madh njerzish dhe nëpër ta mbështillen shitsit e fletoreve dhe të libretave dhe vikasin me sa za kanë:
— Roman i ri: „Njeri i çuditshëm”, bleni i parë!
Libër i ri: „Ndodhit e nji plaku pa dekorata!”
Të tilla libreza gjindeshin përherë.
Madje edhe nji mejhane e qiti firmën: „Te njeriu i çuditshëm” dhe në tabelën e madhe njeriu i vizatuem pa dekorata. Gjindja filloi me u tubue pranë këtij përbindshi dhe polidja, natyrisht, s’pat si me ia ba, dhe, n’interesin e moralit publik, e ndaloi nji fotografi të këtillë skandaloze.
Të nesërmen s’pata çare pa e hdërrue hotelin. Tue ecë rrugës, më duhej patjetër me ecë si ka hije, së paku me disa dekorata, kështuqë kurrkush s’ma vuni veshin.
Si njeri i huej kisha mundsi të njifem menjiherë me personalitete të shqueme e me ministra dhe shpejt t’i kushtohem të gjitha sekreteve shtetnore.
Menjiherë pata nderin gjithashtu t’i vizitoj gjithë ministrat në kabinetet e tyne.
Së pari shkova te Ministri i punëve të jashtme. Mu në kohën kur hyna në koridor, ku gjindeshin mjaft njerëz për me dalë para ministrit, shërbëtori lajmroi, tue bërtitë me sa za kishte:
— Zotni Ministri nuk mundet me pranue kurrkend, sepse asht shtri pak në divan me fletë.
Publiku u shpënda, kurse unë iu afrova shërbëtorit rne këto fjalë:
— Nëqoftëse asht e mundun, lajmroni zotni ministrin, që nji i huej dëshiron me u pa me te.
Shërbëtori posa ndjeu fjalen „i huej”, u përkul njerzishëm dhe hyni në kabinet të ministrit.
Përnjiherë u hap dera dykapakshe dhe në te u duk nji njert i përgjumshëm, pak i mbushun bukur i vogëi, u përkul me buzëqeshje dhe mjaft malokçe dhe më thirri personalish mbrenda.
Ministri më çoi te nji kolltuk dhe e ujdisi që t’ulem, kurse ai u ul përkundruell, vuni kambën mbi kambë, lëmoi me kënaqsi barkun e fryem dhe filloi me bisedue:
— Bash po gëzohem, zotni, që më keni ardhë në vizitë. Kam ndëgjue tashma shum gjana në lidhje me ju… — Unë, e dini, deshta m’u shtri, që të flej pak … Çka me ba tjetër? — Nuk kam punë dhe nga merzija nuk di cok çka me ba.
— Çfarë marrëdhanjesh keni me vendet fqije, poqese guxoj me ju pyetë, zotni ministër?
— Eh, si me ju thanë?… Mirë, mirë, gjithsesi mirë… Me ju tregue të drejtën, unë diçka nuk kam pasë as rastin me mendue per at punë, por tue çmue simbas të gjitha shejave, shum mirë, shum mirë… Asnji e keqe nuk na ka ndodhë, përveçse na kanë ndalë në veri eksportimin e thive dhe në jug po hyjn dhe po plaçkisin Anutët prej vendit fqi… Por kjo s’asht kurrgja… Këto janë imtsina.
— Dam për at eksportimin e thive. Po ndiej se keni shum sish në vend? — vërejta njerzisht.
— Ka, shyqyr zotit, ka mjaft sish, por q’aty del hesapi; kemi me i hangër. Këtu ata thit, kanë me u lirue edhe ma tepër; në fund të fundit, çka do të më ndodhte sikur të mos kishim pasë as thi?! Do të jetojmë domosdo — më përgjegji me indiferencë.
Në bisedën e matejshme më tregoi se si ka studjue silvikulturën dhe tash lexon me kënaqsi artikuj mbi blegtorin dhe se si mendon të blejë disa lopë dhe të rrisi viça prej kësaj pune mund të dalin t’ardhuna të mira.
— Në çfarë gjuhe lexoni ma shum? — e pyeta.
— Paj, në gjuhën tonë. Unë gjuhë tjetër nuk due dhe s’kam dashtë me mësue asnji herë. Madje nuk m’asht çfaqë nevoja me dijtë gjuhë të huej, veçanërisht në kët pozitë s’kam nevojë për të; sikur të lindë ndoji nevojë e tillë, asht lehtë me porositë ekspert nga jashtë.
— S’e lot as topi! — ia miratoj mendimet kaq spirituoze dhe origjinale, tue mos dijtë as vetë çka me ba tjetër.
— Vërtet, a i keni në qef troftat? — më pyeti mbas njifarë heshtjeje.
— Nuk i kam hangër kurr.
— Dam, ky asht peshk shum i mirë. Në të vërtetë specialitet. Dje i kam marrë prej nji miku disa copa. Gja jashtëzakonisht e mirë…
Mbasi kuvenduem ende do kohë kështu për gjana të randsishme, kërkova ndjesë prej zotni ministrit që me vizitën time e shqetsova ndoshta në punën e tij të randsishme shtetnore, u përshëndeta me te dhe u nisa.
Ai më përcolli njerzisht deri te dera.
Stradija (2/12)
Mu pranë bregut, pak ma tutje, në të majtë të vendit ku zbrita, vuna rë nji piramidë të madhe prej mermeri me germa t’arta të gdhenduna. Iu avita kureshtshëm ma afër, tue mendue se mu këtu do t’i lexoj emnat e trimave të lavdishëm për të cilët më pat tregue baba. Kur atje — çfarë gjaje e papritun? Në mermer fjalë të gdhenduna:
„Deri këtu në veri shtrihet toka e popullit të lavdishëm dhe fatbardhë, të cilit, Zoti i madh i ka dhurue lumnin e madhe të rrallë që në gjuhën e tij, plotsisht në pajtim me rregullat gramatikore, për krenarin e vendit dhe të popullit, k-ja para is shndërohet gjithmonë në c”[1].
E lexova nji herë, dy herë, por kurrsesi nuk mujta të përmblidhem prej habis se çka duen me thanë të gjitha këto. Çka ishte edhe ma e çuditshme për mue, fjalët ishin të shkrueme në gjuhën time amtare.
— Po, kjo asht gjuha në të cilën ka folë edhe im at dhe të parët e tij dhe unë, por nuk asht ai vend, ai më ka folë për nji vend krejt tjetër. Ajo që më shtyn me dyshue asht se flitej e njajta gjuhë por mendova se mundet me ndodhë që të jenë dy popuj të largët, prej nji origjine, vllazën të njajtë, që kanë nji gjuhë, por që nuk dijnë njani për tjetrin. Pak-ngapak mëni çudija, kështuqë dhe vetë zuna me u krenue që rastsisht edhe gjuha ime amtare asht po e atillë dhe bash me at veçori të bukur.
Kalova kalan dhe u drejtova rrugës që çon në qytet qe të çlodhem ndokund në hotel nga udhtimi i gjatë dhe mandej të kërkoj punë, në mënyrë që prej fitimit të mundem me e vazhdue rrugën ma tutje për ta kërkue atdheun tim.
Nuk kalova disa hapa kur, papritmas, rreth meje, si rreth ndonji përbindshi, zu me u tubue njerzija prej të gjitha anëve. Pleq e të rij, mashkuj e femna, iu zihej fryma, ngrihen në maje të gishtave, shtyhen, shtypen që të më shohin sa ma mirë. Në fund u tubuen, aq shum njerëz, sa u mbyll rruga dhe u pre çdo qarkullim.
Gjindja më shiqon me çudi, por edhe mue ajo gjinde e panjoftun më mrekullon. Cilindo që ta kqyrë, asht i stolisun me dekorata e shirita. Rrallë kush prej atyne që ishin ma të vorfën mban nji ose dy dekorata, kurse në përgjithsi secili asht i stolisun aq shum, sa as teshat nuk i shifen. Disa kanë aq sosh sa nuk mujnë as me i çue në trup, por tërheqin karroca të vogla mbas vedit me plot dekorata për merita të ndryshme, hyj, shiritë, dhe çfarë dekoratash, jo.
Mezi mujta me ecë nëpër kët turmë njerzish të lavdishëm që më vallojnë dhe gushaten kush mundet me i hapë rrugë vedit ma afër meje. Madje, disa ziheshin për kët punë e ndiheshin edhe qortime kundër atyne që qëndrojshin gjatë pranë meje:
— Paj ndoshta jeni ngi ma tue kqyrë; lenani tash pak që të shofim edhe na.
Cilindo që afrohej, përnjiherë hynte ngutshëm në bisedë që të mos e zmbrapte ndokush.
Më mërziten ma të njajtat pyetje me habi:
— Prej kah je?… Vallë s’ke asnji dekoratë?…
— S’kam.
— Sa vjet ke?
—- Gjashtëdhetë.
— Dhe ende asnji dekoratë?!
— Asnji.
Vikama hapej nëpër turmë si në panair kur çfaqen përbindshat.
— Ndëgjoni, burra; njeriu gjashtëdhetë vjeç pa asnji dekoratë për be!
Të zihet fryma, poterë, rrëmujë, shtymje gjithnji ma tepër e ma tepër dhe njërzit nga të gjitha rrugët tubohen dhe sulmojnë që të përshkohen nëpër turmë për me më pa. Në fund filloi dhe rrahja kështuqë u përzi edhe policija për ta vu rregullin.
Edhe unë, para se filluen me u rrahë, pyeta kënd mbërrijta mbi meritat, për të cilat ishin dekorue.
Njani më tha se ministri i tij e kishte dekorue për merita të rralla dhe flijim kundrejt atdheut, sepse kishte pasë shum pare shtetnore nëpër duer nji vjet të tanë dhe n’arkë, kur u ba kontrolli, u gjetën vetëm dy mijë dinarë ma pak se sa duhej me qenë. „Asht e drejtë”, flitej, „sepsë ka mujtë me i ba rrush e kumbulla të gjitha, por fisnikija dhe shpirti patriotik nuk e kanë lanë me e ba at punë.
Njani ishte dekorue pse kishte qenë nji muej rojtar i disa magazinave shtetnore dhe asnji magazinë nuk ishte djegë.
Njani ishte dekorue për shkak se ma së pari veneroi dhe konstatoi se fjala libër mbaron në mënyrë shum interesante me r dhe fillon me l.
Nji gjellëbamse ishte dekorue për arsye se për pesë vjet shërbim në nji shtëpi të pasun kishte vjedhë vetëm disa sende t’argenda e t’arta.
Njani ishte dekorue sepse, mbasi kishte dalë me nji deficit të madh, nuk e kishte vra vedin simbas shembullit të marrë t’atëhershëm, por rhe arrogancë kishte bërtitë para gjyqit:
— Unë pikëpamjet dhe idet e mija i kam tregue në vepër, të tilla janë botëkuptimet e mija dhe ju dënomni. Qe ku jam! (Këtu e rrahi gjoksin dhe bani nji hap përpara).
Ai, mendoj, e muer dekoratën për kurajo civile, (dhe asht e drejtë!)
Nji mixhok kishte marrë dekoratë sepse ishte plakë dhe nuk kishte vdekë.
Njani ishte dekorue sepse ishte pasunue pa u mbush gjysëvjetori tue e furnizue shtetin me drithë të keq dhe shum gjana tjera.
Nji trashigimtar i pasim ishte dekorue sepse nuk e bani rrush e kumbulla pasunin atnore dhe sepse dha pesë dinarë për qëllime mirëbase.
Kush kishte me i mbajtë në mend të gjitha! Prej secilit kam mbajtë në mend nga nji dekoratë të tij dhe me i radhitë të gjitha, do t’ishte gja e pamundun.
Elem, kur tashma krisi gëverra dhe shamata, u përzie policija, policët zim me shpërnda gjinden dhe nji kryeplak, a çka asht, urdhnoi që ta sjellin nji karrocë të mbyllun. Më hypën në karrocë, rreth së cilës gjindeshin policë t’armatosun për me e zmbrapë gjinden. Ai u ul me mue dhe më çoi diku, ndërsa nga të gjitha anët njerzit ngarendshin mbrapa karrocës.
Qerri u ndal para nji shtëpije së madhe, t’ulët, por të lanun shkretë.
— Ku gjindemi tash kështu? — e pyeta at kryeplakun (barem unë ashtu e thërras) që e siguroi qerrin dhe vetë u ul me mue mbrenda.
— Kjo asht policija e jonë.
Kur zbrita prej qerrit, pashë dy vetë tue u rrahë mu para dyerve të policis. Policët qëndrojshin përqark dhe shiqojshin zanjen, e, edhe shefi i policis edhe gjithë nëpunsit tjerë shiqojshin me kënaqsi.
— Pse rrahen? — pyes.
— Paj, urdhni asht i këtillë, që të gjitha skandalet të bahen këtu para syve të policis, sepse a dini se si asht? Ku do të mujshin shefi dhe nëpunsit tjerë me kontrollue çdo skutë. Kështu asht ma lehtë për ne dhe ma açik. Zihen dy vetë dhe, poqese duen me u rrahë, vijnë këtu. Ata, të cilët bajnë skandale poshtë, në rrugë në vend jo kompetent, na duhet medoemos me i dënue.
Zotni shefi, nji burrë i trashë, me mustaqe të thime, i rruem, me gushë të fryeme nën mjekrën e rrumbullakët, kur më pa, për pak qe tue i ra të fikët prej çudis.
— Prej kah je, pash Zotin, or burrë? foli dhe mbasi e mblodhi vedin prej çudis dhe i hapi duert, filloi me më vrejtë nga të gjitha anët.
Ai që erdh me mue, pëshpëriti diçka me te; ndoshta i referoi krejt çka kishte ndodhë. Shefi u mrrol dhe më pyeti ashpër:
— Prej kah je, fol!
— Unë zuna me i tregue fije e për pe kush jam, prej kah jam dhe ku shkoj, mirëpo ai filloi me u nxe dhe bërtiti:
— Mirë, mirë, leni ti ato marrzina, por çka asht me randsi, tregom ti mue si ke guxue kështu me shkue nëpër rrugë në titerr të ditës.
Fillova me shique trupin teposhtë dhe rreth vedit mos gjindet ndonji send jo i rendomë në mue, por nuk më ra në sy kurrgja. Kështu kam kalue nëpër shum vende dhe kurrkush kurrkund nuk më ka marrë në përgjegjsi.
— Pse s’po leh? — bërtiti ai njerzisht, ashtu sikurse, simbas qarkores, në përgjithsi sillet policija n’at vend dhe venerova si dridhej prej zemrimit. — Unë do të të fus në burg, sepse ti ke shkaktue shum skandale në vend jo kompetent dhe e ke shqetsue tanë qytetin me marrin tande.
— S’po marr vesh kurrgja, zotni, çka kam mujtë me ba kaq keq — vërejta me frigë.
— Je plak dhe nuk din as ate që dijnë fëmijt e vegjël nëpër rrugë. Po të pyes ty edhe njiherë: Si ke mujtë ti me kalue kështu nëpër rrugë dhe me shkaktue çrregullime, çka asht ma zi, në vend jo kompetent?
— Unë jam njeri korekt.
— Ti je i marrë, kështu plak… Korekt… Hajde ku i ke dekoratat.
— S’kam.
— Rren, qen plak.
— Pasha Zotin, nuk kam!
— Asnji?
— Asnji.
— Sa vjeç je?
— Gjashtëdhetë.
— Vallë për gjashtëdhetë vjet asnji nishan?
— Po ku ke jetue? Në hanë a po ku?
— Nuk kam asnji, pasha tokë e qiell! — zuna m’u përbe!
Shefi u çmerit. Hapi gojën, zgurdulloi syt, shiqoi në mue dhe s’bani ciu me gojë.
Kur u çpi pak, nga çudija urdhnoi që t’ia sjellin sa ma parë nja dhetë dekorata.
Prej odës përbri sollen plot dekorata të ndryshme, hyj, shiritë, dekorata që varen në qafë dhe shum medale.
Shefi urdhnoi dhe kështu në kambë e në dorë m’i vunë nja dy tre hyj, nji shirit, tri katër dekorata m’i varën në qafë, disa m’i ngjiten në setër dhe pos këtyne m’i vunë nja njizet medale dhe kujtimore.
— Kështu, bre vlla! — bërtiti shefi i kënaqun, i cili trilloi mënyrën me shmangë skandalet e matejshme. — Kështu — mandej shtoi — tash i ngjan njeriut të rendomtë; ashtu ma alarmoi tanë qytetin, ra befas si ndonji përbindsh… Ti ndoshta edhe nuk ke dijtë se sot asht festë? — mbaroi pyetjen, tue m’u drejtue mue.
— Jo.
— Mrekulli! — tha, pak i fyem, heshti dhe tha:
— Para pesë vjetëve, në ditën e sotshme asht tredhë kali im të cilit tash i hypi rregullisht dhe sot kam marrë urime nga qytetarët ma të shquem dhe kah mbramja do ta shetis kalin tim rreth orës nandë me pishtarë nëpër rrugë dhe mandej do t’epen valle në hotelin ma të mirë, ku mund të hyjnë vetëm qytetarët ma të shquem.
Tash qeshë gadi me u ndezë flakë prej çudis, por që mos t’i bijsha në sy, përmblodha vedin dhe iu afrova edhe ia urova me fjalë:
— Më falni që nuk kam dijtë për kët ditë tuej feste dhe më vjen shum keq që nuk kam mujtë me ju urue në kohën e duhun, por, qe, tash po e baj kët punë.
Ai m’u falenderue nga thelbi i zemrës për ndejnjat e mija të sinqerta që ushqej karshi kalit të tij besnik dhe menjiherë urdhnoi të më qerasin.
Me qerasën venë e pasta dhe unë u përshëndeta me shefin dhe u nisa me nji polic (të cilin ma dhanë të më çojë në lokandë), i stolisun me hyj dhe dekorata, kështuqë mujsha me shkue i qetë rrugës, pa poterë dhe rrëmujë prej gjindes, gja që do të më ndodhte patjetër sikur të kisha shkue ashtu pa nishane.
Ai polici më çoi në lokandë. „Te atdheu ynë i dashtun, i vuejtun”. Hotelieri ma caktoi nji odë dhe kështu hyna me u çlodhë. Mezi prita që të mbetem vetëm e të përmblidhem nga mbresa e çuditshme që bani në mue ky vënd herën e parë.
[1] Rregull në gjuhën sërbishte, sh. i përkth.
