Deti i vdekun (3/5)
Unë kam udhtue shum nëpër botë. Disa besojnë dhe shum nuk besojnë, por u han mendja së unë e kam parafytyrue at botë. Gja e çuditshme! Tekembramja, si thot fjala, tymi im le të shkoj drejt. Gjaja që ka randsi asht që unë të besoj se ia kam shkue hujin udhtimit.
Tue udhtue nëpër botë, njeriu shef çdo gja, shpesh çka nuk e ka pa as n’andërr, e lene ma me e mendue në zhgandërr. Kam lexue në disa fletore angleze se si tanë shtypi anglez e sulmoi shum ashpër nji Anglez të ngratë, i cili kishte shkrue do impresione udhtimi nëpër Sërbi. E lexova edhe unë at deskripcion dhe m’u duk mjaft i vërtetë, por kurrkush prej Anglezëve nuk besonte as që ekziston bile ndonji vend Sërbi, e lene ma atë që ai shkruen për at vend. E quejtën njeri të ngaritun dhe bile edhe të marrë. Qe, le të shofin tash kritikët se njeriu mundet me pa çdo gja në botë dhe të mos bërtasi pa me: nuk asht gja e përpikët, nuk e ka ngjyrën e natyrshme; si me pasë ra prej hane (dhe nuk shofin se pranë tyne e pranë nesh kalojnë aq individë, të cilët janë shum ma të këqij se sa të kishin ra prej hane) sepse tashma peni i tyne stereotipik, i kuq, i cili, nuk dij, përshkohet nëpër veprën kritike, dreqi e marrtë, më ka dalë tashma mbi kapuç.
Qe, pra, ashtu edhe unë, tue udhtue hasa nji shoqni të mrekullueshme, në të vërtetë nji vend, nji shtet apo si ta quejmë.
Gjaja e parë që hasa në kët vendth (hajde bash ashtu ta thrrasim troç) qe nji mbledhje politike.
— Bukur, për zotin; ku ndesha papritmas në kët çudi! — mendova me vedi dhe m’ uprish qejfi, sepse në Sërbi më kanë dalë për hundësh mbledhjet politike dhe pjesëmarrja në punët publike. Të gjitha punët janë ujdisë dhe ndreqë aq mirë sa njeriu nuk ka me kend as me u hangër si duhet.
U habita — mbledhjen e udhëheq përfaqsuesi i pushtetit në kët krahinë të vendthit, ndoshta e quejnë prefekt, e ai edhe e ka konvokue mbledhjen.
Shum qytetarë janë të përgjumshëm, t’ajun sysh prej gjumit, disa koten tue ndejtë në kambë, gojën e kanë gjysëhapun, syt e mbyllun dhe kryet u luhutet majtas, djathtas, nalt, poshtë: nja dy krena qytetarësh zunë me luhatë pak ma fort, u ndeshën njani në tjetrin, dy politikajt u tronditën e shiquen njani tjetrin me shiqim të topitun, nuk ti habitën prej kurrgjaje, syt i mbyllën përsëri e krenat vazhduen me u luhatë. Shum janë shtri dhe flejnë dhe të gërhatunit përhapet me t’u kënaqë shpirti tue ndëgjue. Shum, në të vërtetë janë çuët, por i fërkojnë syt dhe gojisin ambëlsisht e zashëm, thuese po u ndihmojnë sa për harmoni ma të madhe, atyne që gërhasin në kor. Kur shiqova, policët nga të gjitha anët i bajnë në shpinë qytetarët. Secili ka ngarkue në shpinë nga nji dhe e çon he mbledhjë. Disa të qetë heshtin dhe shiqojnë me indiferencë rreth vedit, disa kanë fjetë dhe disa sish kthehen dhe ikin. Disa që rezistojnë i çojnë lidhun.
— Çfarë mbledhje asht kjo? — pyes njanin.
— Kush i bjen në fije? — m’u përgjegj më indiferëncë.
— Ndoshta nuk asht opozita?
— Opozita! — përgjegji prap tue mos kqyrë as kush e pyet.
— A thue pushteti e thrret opozitën në mbledhje dhe i sjell njerzit me përdhunë? — e pyeta.
— Pushteti!
— Paj vallë kundra vedit?
— Sigurisht! — më përgjegji me mërzi, me nji farë dyshimi.
— Ndoshta mbledhja asht kundra popullit? — e pyeta.
— Ndoshta! — përgjegji ai në të njajtën mënyrë.
— Po çka mendon ti? — e pyeta.
— Ai më shiqoi topitshëm, turbullueshëm, rrudhi krahët dhe i hapi duert si të thonte: „Çka më duhet mue!”
E lashë dhe deshta me iu afrue nji tjetrit, por fytyra e tij pa kurrfarë, shprehje më ktheu prej asaj orvatjeje të marrë dhe të pasuksesshme.
Ndëgjova befas njifarë zani t’idhtë.
— Çka don me thanë kjo? Njeri i gjallë nuk don n’opozitë! Kjo nuk mund të durohet ma. Të gjithë vetëm partizanë të qeveris dhe të pushtetit, të gjithë të bindshem, të gjithë të qetë, dhe kjo si nji ditë për ditë në nji mënyrë t’atillë sa me u neveritë edhe prej kësaj bindshmenije.
— Ky asht popull shum i mirë dhe i kulturuem! — mendova me vehte dhe i pata lakmi këtij vendthi ideal. Këtu ndoshta as xhaxhesha ime e ndjerë nuk kishte me hukatë, as nuk do të parashikonte ndonji rrezik. Njerzit e kulturuem dhe të bindshëm shum ma t’urtë se sa, kërkonte mësuesi i vjetër prëj nesh si fëmij, sepse urtsija e tyne dhe sjellja e mirë i asht velë madje edhe vetë policis paqëdashse.
— Poqese ju vazhdoni kështu dhe ma tutje — vikati prefekti ashpër dhe zemrueshëm — atëherë na dijmë me e rrotullue fletën tjetër, që qeverija t’i emnojë opozicionarët me dekretligjë. Shkurt e shpejt, dhe forma të tilla, nëqoftëse nuk e keni dijtë, gjinden edhe në vende tjera. Për pris t’opozitës ekstremiste dhe të rreptë kundër regjimit të sotshëm emnohet filani me rrogë muejore 15 mijë dinarë. Për antarë të këshillit kryesuer të partis opozicionare: filani, fistiku dhe udha mbarë. Mandej, për opozicionerë të qarkut x, y, filani, fistiku, dhe rahat me zotin. Nuk mundet kjo kështu me shkue ma gjatë. Dhe qeverija ka gjetë tashma rrugën dhe mënyrën që të nxjerri edhe nji fletore kundra vedit. Për kët punë ajo ka fillue tashma bashkëfjalime dhe ka gjetë, njerëz të mirë, të sigurte dhe besnikë.
Qytetarët, gjegjsisht opozicionerët, shiqojnë përgjumshëm prefektin dhe në fytyrat e tyne nuk pikaset asnji ndryshim. Kjo punë as nuk i habit as nuk i nxit, as nuk i gëzon, kurrgja absolutisht, thuese prefekti s’kishte folë kurrgja.
— Pra tash, ju jeni opozita — tha prefekti.
Gjindja e shiqon dhe hesht qetsueshëm e me indiferencë. Ai muer listën e të gjithë të pranishëmve, gjegjsisht t’atyne që i kishin sjellë në mbledhje dhe filloi me thirrë emnat:
— Të gjithë janë këtu! — tha mbas thirrjes me kënaqsi.
Prefekti u struk në mbështetsen e karrigës dhe i fërkoi duert nga kënaqsija.
— Eh — miiiirë! — tha ai me buzëqeshje në fytyrë.
— Tash, pash emnin e zotit, të fillojmë!… Dëtyra juej, si kundërshtarë qeveritarë, asht që ta sulmoni qeverin shum ashpër dhe ta dënoni punën e saj politike dhe drejtimin e politikës si të jashtme ashtu edhe të mbrendshme.
Gjindja pak ngapak zu me ardhë në vedi, ndërsa vetëm njani u çue në maje të gishtave, ngriti dorën dhe rrënkoi me za të dobët:
— Unë e dij, i lutem zotnis, nji tregim rreth opozicionerit.
— Eh — hajt pra, tregoje!
Qytetari, u kollit pak, i luejti krahët dhe filloi me tregue me nji ton t’atillë që duket ma tepër se asht tue kikirikue, njinji si na kur përgjigjeshim dhe i përsëritshim tregimthat instruktivë.
— Njiherë kishin qenë dy qytetarë: njani e kishte emxiin Millan e tjetri Ilija. Millani ishte qytetar i mirë dhe i ndëgjueshëm, kurse Ilija i mbrapshtë dhe i pahajr. Millani e ndëgjonte qeverin e vet të mirë për gjithçka, kurse Ilija kishte qenë i pahajr dhe nuk e ndëgjonte qeverin e vet të mirë, por votonte kundra kandidatëve të qeveris. Qeverija e mirë thirri edhe Millanin edhe Ilin me shkue te ajo dhe u tha:
— „Mirë, Millan, ti je qytetar i mirë dhe i ndëgjueshëm, qe ty plot pare dhe ke me pasë përpos detyrës sate edhe nji tjetër me rrogë ma të mirë”. Kështu foli dhe ia dha Millanit të mirë nji qese ding me pare. Millani ia puthi dorën qeveris së mirë dhe shkoi gëzueshëm në shtëpin e vet.
Mandej iu kthye Ilis dhe i tha:
„Ti’ Ili, je qytetar i keq dhe i pahajr, për kët shkak kam me të burgosë, me ta heqë rrogën që merr dhe me ua dhanë atyne që janë të mirë e të ndëgjueshëm.”
Gjindarmët erdhën dhe e burgosën menjiherë Ilin e keq dhe të pahajr, ai vuejti shum dhe e mjeroi familjen e vet.
Kështu e pin çdo kush që nuk e ndëgjon eprorin e vet dhe qeverin e vet.
— Shum mirë! — tha prefekti.
— Unë e dij, të lutem zotni, çka na mëson ky tregim! — tha nji qytetar tjetër.
— Mirë. Trego!
— Prej këtij tregimthi shofim se si lypet njeriu me i besue dhe me iu bindë qeveris së vet që të mundet me rrnue i qetë me familjen e vet. Qytetarët e mirë dhe të ndëgjueshëm nuk punojnë si Ilija, prandej çdo qeveri i don! — foli opozicioneri.
— Bukur, po çka asht detyra e qytetarit të mirë dhe të ndëgjueshëm.
— Detyra e qytetarit të mirë dhe patriotik asht që të çohet në mëngjes prej shtrojës.
— Shum bukur; kjo asht detyra e parë. A ka dhe ndonji detyrë tjetër?
— Ka dhe ma.
— Cilat janë?
— Që qytetari të veshet, të lajë syt dhe të hajë mëngjes.
— Po mandej?
— Mandej del pa zhurmë prej shtëpis së vet dhe shkon fill në punën e vet; poqese nuk ka punë, atëherë shkon në mejhane, ku pret kohën e drekës. Tamam në mesditë vjen prap pa zhurmë në shtëpin e vet dhe han drekë. Mbas dreke pin kafe, i ian dhambët dhe shtrihet me fjetë. Kur të ngihet gjumë mirë, pastrohet dhe shkon me shetitë, mandej në mejhane dhe kur vjen koha e darkës, vjen fill në shtëpin e vet dhe han darkë, e mbas darke shtrihet në shtroja dhe flen.
Shum prej opozicionarëve treguen nga nji tregimth t’urtë dhe instruktiv dhe spjeguen se çka na mëson ai tregim. Mandej opozijonarët kaluen në konvinksionet e parimet e tyne.
Njani propozoi të mbyllet mbledhja dhe gjithë tok të shkojnë në mejhane për të pi nga nji gotë venë.
Këtu mendimet u ndanë dhe qenë të detyruem me zhvillue medoemos nji diskutim të bujshëm. Kurrkush ma mik dremitte. U votue në parim. Mbas mbarimit të votimit prefekti kumtoi se propozimi asht pranue në parim, se përgjithsisht njerzit duen me shkue në mejhane, dhe tash u zhvillue diskutimi ndër hollsina: çka do të pijnë atje?
Disa duen venë e sodë.
— Nuk duem, — bërtasin tjerët — ma e mirë asht birra!
— Unë për parim, nuk pij birrë! — tha njani prej grupit të parë.
— Unë, prap, për parim nuk pij venë.
Dhe kështu u çfaqën shum parime dhe konvinksione dhe u hap nji diskutim i bujshëm.
Disa përmendën kafen (ata janë nji pakicë e tmershme), kurse njani midis tyne nxuer orën, shiqoi dhe tha:
— Sahati tre e pesëmbëdhjetë minuta! Edhe unë tash nuk muj me pi kafe. Unë parimisht pij kafe vetëm deri n’orën tre mbasdite dhe mbas kësaj kohe nuk pij, sikur edhe kryet me ma shkurtue.
Mbas shum fjalimesh, të cilat vazhduen tanë mbasdrekën, erdhi koha me votue.
Prefekti, si përfaqsues i vyeshëm i pushtetit; pat qëndrim objektiv dhe të drejtë. Nuk deshti me ndikue për kurrgja në votimet e lira; çdo qytetar e lejoi që ta japi votën për konviksionin e vet në formë paqsore, parlamentare. Në fund të fundit, kjo e drejtë i asht dhanë secilit me ligjë dhe pse atëherë me ia heqë?
Të votuemit u ba me rregull shum të mirë.
Mbas mbarimit të votimit, prefekti i çue me fytyrë të kapardisun, serioze, si i ka hije kryetarit të mbledhjes politike, dhe me za edhe ma të randsishëm shpalli rezultatin e votimit.
— Kumtoj se grupi për venë e sodë ka fitue me shumicë të madhe, mandej vjen frakcioni me numër pak ma të vogël për venë të papërzieme, mandej frakcioni për birrë. Për kafa kanë votue vetëm tre vetë (dy për t’ambël dhe nji për t’idhët), në fund nji vqtë për melanzhë.
Harrova me përmendë që ai pat fillue nji fjalim kundra qeveris, por turma mbyti me poterë sulmin e tij fëminuer. Mandej ai, pak ma vonë, zu me folë se si asht kundra dhe nji mbledhjeje të këtillë dhe se si kjo nuk asht mbledhje e opozitës, porse pushtetit i ka ba mendja hyqëm me u tallë, mirëpo edhe këtu tjerët me vikamë e poterë e ndaluen të flasi.
Prefekti, mbas kësaj, heshti pakëz, mandej shtoi:
— Sa më përket mue, unë do të pij birrë, sepse ministri im nuk pin kurr venë e sodë.
Opozita zu me u luhatë befas dhe gjithë deklaruen se duen me pi birrë, përpos atij që votoi për melanzhë.
— Unë nuk due me ndikue në lirin tuej, — tha prefekti, — dhe kërkoj prej jush që të qëndroni në konviksionin tuëj.
— Zoti na ruejtë! Kurrkush nuk donte me ndie për konviksion dhe zunë me provue se si të votuemit duel rastsisht kështu dhe se edhe ata çuditeshin vetë si ndodhi kjo punë, mbasi, në të vërtetë, kurrkush nuk kishte mendue ashtu.
Dhe kështu krejt kjo shamatë mbaroi me lezet dhe shkuen në mejhane mbas njij pune të gjatë e të mundimshme politike.
Pinë, kënduen, ngrehën dolli për qeverin e popullin dhe në njifarë kohe të natës të gjithë u shpërndanë nëpër shtëpija qetë dhe bukur.
Deti i vdekun (2/5)
Të gjitha këto kanë qenë vetëm embrion i së mirës. Kemi qenë fëmij të mirë dhe të ndëgjueshëra dhe, në të vërtetë prej vjeti në vjet secili gjeneracion premtonte gjithnji ma tepër e ma tepër se vendi ynë për së shpejti do të kishte poashtu qytetarë të mirë e të ndëgjueshëm, por kosh e din a do të vijë ajo kohë e bekueme që aspiratat tona, në të vërtetë mendimet dhe idealet e xhaxheshës sime të ndjerë, gjeniale, të realizohen plotsisht në kët nanën Sërbi të vuejtun, të cilën e duem kështu nxehtsisht e me shpirt të pastër.
Kush e din a thue ka me ardhë ndonjiherë koha që të realizohen dëshirat tona dhe të zbatohet në vepër ky program i ynë ideal politik:
Neni 1
Kurrkush nuk punon kurrgja.
Neni 2
Çdo Sërb në moshën madhore e ka rrogën fillestare 5.000 dinarë
Neni 3
Mbas pesë vjetësh, çdo Sërb, (në shtëpin ku nuk ka Sërb mundet edhe Sërbjanja) ka të drejtë më marrë pension të plotë.
Neni 4
Pensioni ka shtesën periodikë prej 1.000 dinarësh në vjet.
Neni 5
Duhet të mirret medoemos nji vendim i Parlamentit populluer (dhe me këte, për qëllime patriotike, me Parlamentin ka me u pajtue eksepsionalisht edhe Senati) dhe ky vendim ka me u konsiderue si pikë e veçantë ë Kushtetutës, simbas të cilës: pemët, bimët e dobishme përgjithsisht, gruni e lë gjitha të mbjellunat tjera duhet të prodhojnë fantastikisht mirë, dy herë në vjet, e poqese çfaqet dificit në buxhetin shtetnuer, atëherë dhe tri, paj merret vesh, kur asht e nevojshme ende ma tepër, si t’i vijë për levërdi këshillit financiar.
Neni 6
Kafshët, cilat do qofshin, pa marrë parasysh çfarë gjinije kanë e sa të mëdha janë, gjithashtu mbas urdhnit ligjuer, don me thanë mbas aprovimit lë të dyja dhomave, duhet të përparojnë shum mirë dhe të shtohen shum shpejt.
Neni 7
Kafshët, nuk mujnë n’asnji rast me marrë rrogë prej arkës shtetnore, tue përjashtue nevojat shtetnore të jashtëzakonshme.
Neni 8
Dënohet kushdo që mendon për punët shtetnore.
Neni 9
Njeriu, ma në fund, nuk guxon me mendue për kurrgja, pa lejen e veçantë të policis, sepsë mendimi e prish lumnin.
Neni 10
Në rend të parë, policija nuk guxon absolutisht me mendue kurrgja.
Neni 11
Kush don, vetëm sa për shaka, me u marrë me tregti duhet me fitue medoemos tepër shum: në nji dinar nji mijë.
Neni 12
Fustanet e grave, reliket, natyrisht dhe zhyponët si dhe nevojat tjera mbillen dhe bijnë shum shpejt nën çdo klimë dhe në çdo tokë, çdo muej, me bojna të ndryshme, dhe simbas modës ma të re franceze. Kapelat, dorzat dhe sendet tjera t’imta mund të mbillen me sukses edhe nëpër saksina (gjegjsisht çdo gja mbillet vetëm mbas urdhnave ligjorë).
Neni 13
Fëmijt nuk linden. Poqese dalin kësish prej ndokahit, të rriten e t’edukohen me maqina të posaçme. Poqese atdheut i nevojiten sa ma tepër qytetarë, ka me u ngrehë fabrika që ban fëmij.
Neni 14
Kurrkush nuk paguen tatime.
Neni 15
Të paguemit e borxheve dhe të tatimeve ndëshkohet rreptsisht dhe kjo vlen për cilindo, përpos kur vërtetohet se at violacion e ka ba individi i smutë nga mendja.
Neni 16
Hiqen të gjitha gjanat e panevojshme, sikurse janë: vjehrrat, kontrolli kryesuer dhe sekundar, borxhet kurente shtetnore e private, panxharët, pasuli, gjuha greke dhe latine, krastavecat e kalbun të gjitha rasat cilatdo qofshin, me propozicion e pa propozicion, gjindarmët, çashtja e thive, mendët, së bashku me logjikën.
Neni 17
Kush i bashkon Sërbët, të burgoset atypëraty në shej mirënjohjeje dhe dashunije për popull.
Program i mrekullueshëm. Këte s’kanë çare pa e pranue bile dhe kundërshtarët politikë, poqese nji program i tillë përgjithsisht dhe mundet me pasë kundërshtarë. Dëshirat tona bujare, nuk mund të realizohen kur gjithçka asht kot.
Por, ate që na nuk e kemi mbërrijtë e nuk e kemi realizue me gjithë mundin ton, ate e kanë mbërrijtë tjerët, ma fatbardhë se na.
Deti i vdekun (1/5)
Bash në çastin kur u ula me shkrue kët tregim, m’u çfaq para syve figura e të ndjerës xhaxhesekës sime. Kryekëput sikurse ishte e mjera, për së gjalli. Në të bluza e verdhë, kalmuku, e cila nuk i bie tamam, si me qenë e preme për tjetër kend, fundi i shkurtë poashtu prej kalmuku dhe me përparse me lule të verdha; në kambë papuçet e larme, kuptohet më qëndisje të verdhë dhe tanë nji shuplakë ma të gjata se duhet. Kryet e lidhun me shami boje të verdhë të mbyllët. Fytyrën e ka të pikllueme, plot me rrudha, të verdhë, syt gati me ngjyrë të njajtë si dhe fytyra, shiqimi shpreh njifarë kasaveti të dëshpruem e të përhershëm. Buzët e holla, pak t’irnueme, gjithmonë të gatshme për vaj, edhepse të ndjerën nuk e kam pa kurr tue qa. Mirëpo fshante pa pra, hukatte dhe pëshpëritte njifarë parandjenje njifarë frige për çdo gja e për gjithçka. E krrusun pak në shpinë, krahnorin e ngushtë, të dobët, të kthyem përmbrenda, duert i ven nën ijë dhe shkon nalt e poshtë gjithkun nëpër shtëpi e oborr, tue vëzhgue çdo imtsi dhe në çdo gja shef ndonji të keqe. Sikur madje të hasi në ndonji gur të zakonshëm n’oborr edhe këtu parashiqon rrezik:
Huuu!… Fëmija zen më thu, i bie gurit me krye dhe e ban kryet përshesh — pëshpërit me dëshprim në fytyrë dhe e merr gurin e e largon prej oborrit.
Ulemi me hangër drekë, e ajo menjiherë mue:
— Ha kadalë, mundesh me kapërdi ashtin dhe me t’i shpue të gjitha zorrët.
Po të niset kush në kalë prej shtëpis, ajo e përcjell dhe fshan me duer n’ijë.
— Huuu! Rueju mirë! Kalë dreq, teksa trandet ty të plasë planci në ledinë.
Kur shkon kush në qerr, ajo prap parashiqon njiqind rreziqe, të gjitha këto i numron, tue pëshpëritë vetmevedi, e zemrueme; në frigë e kasavet: „Huuu, kali merr anash dhe kur të kqyrish, qerri shkoi në hendek!… Nuk ka me u ruejtë dhe kështu ka me i dërmue syt ndokush në hendek”. Poqese fëmija merr nji dru në dorë, ajo e shkreta, murmuron për at send: „Rrëxohet me dru, dhe tue qenë se druja asht me maje, — i nxjerr syt”. Kur shkon kush prej shtëpis me u la, ajo nji orë të tanë para nisjes pëshpërit në çdo qoshe…” „Uji ka gërmue ndokun tokën thellë dhe teksa përpiqet me u tërheqë, menjiherë e ngreh gjiri mandej ban të gjamë, por vonë! Huuu!… Uji asht ma i keq se zjarmi. Të tërheqë gjiri dhe të mbyt sa ora.” Më kujtohet, sa herë, ende si fëmi, se si ndërsa rrijsha para shtëpis, xhaxhesha njiherë fshante dhe fillonte pëshpëritjen e vet keqndjellse me duer n’ijë: „Huuu! Qe ku rrin, rrëshqet prej së nalti qeramidhja, bap në krye, dhe e mbyt në vend”. Kur më çojshin në bakallhanen tonë të katundit, mu para shtëpis, me ble ndonji send të vogël, krypë ose byber, ajo rrugës m’epte këshilla t’urta për të pasë vemendjen: „Rueju nëpër këta basamakë dhe kur ecë mos gojit, por shiqo ku po e qet kambën. Ngatrrohesh dhe mund të bijsh i vdekun në vend!… Te ai domuzi (kështu e quente bakallin i cili në të vërtetë ishte njeri shum i mirë, vetëm për shkak se i përzente me shat nga oborri i tij, thit tonë që ia turitshin kopshtin) rueju mos të japi gja me hangër. Të qesin ndonji helm e mbaron si qurani”. Në çdo punë që ban njeriu ose kur nuk punon kurrgja, në gjithçka xhaxhesha ime e mirë gjente patjetër dofarë rreziqesh. Po të flejsh — hu! Po të pijsh ujë — Huuu!!… Po të rrijsh — Huuu! Po t’ecish prap ajo Huuu — ja e shkreta dhe ogurzeze…
Nji të diele xhaxhaji shkoi në kishë.
— Huuu! — bani xhaxhesha me duer n’ijë.
— Çka ke? — e pyet xhaxhaj.
— Huuuuu! — qe përgjigja e saj.
Ndoshta kisha nuk asht luftë që të fshajsh këtu dhe të më shiqojsh si me qenë tue më çue në konop dhe jo në faltoren e zotit!
Xhaxhesha pëshpërit fort diçka me duer n’ije, shiqon xhaxhan me shiqimin plot parandjenjsi keqndijeljse, gati dëshprueshëm, dhe, në vend të përgjigjes, fshan idhshëm dhe thellë.
— Çka ke, a je grue e marrë, a?
— Mundet me dalë ndonji cub prej pyllit dhe atypëraty kërk thikën! — tha xhaxhesha tue përmbledhë tanë fuqin kur flet, por megjithate pëshpërit. Kështu ka folë ajo gjithmonë çuditshëm. Zoti ia faltë gjynahet!
— Çfarë… cubi… në titerr të ditës kur s’ka pasë cuba ndër ne as natën, qyshse janë ba me dijtë për vedi?!
— Nji herë bahet e keqja… Të kapin, të shtijnë në pyll dhe të rrjepin si edhin… Huuuu!
Xhaxhaj, i ngrati, bash më kujtohet si me pasë ndodhë dje, bani kryq me dorën e majtë dhe duel zemrueshëm, kurse xhaxhesha i vuni duert n’ijë dhe shiqoi mbrapa tij dëshprueshëm, me shiqim plot parandjenjë dhe menjiherë filloi me pëshpëritë në mënyrën e vet:
— E therrin si qingj!… Huuuu!
Po, e këtillë ka qenë xhaxhesha ime e ndjerë, e mira dhe e mençme. Tash kur po e shkruej kët tregim sikur po e shof me sy dhe po e ndiej pëshpëritjen e saj keqndjellse.
Sikur t’ishte gjallë, e mjera, ajo do të gjente nji mijë rreziqe në kët tregimin tim, në çdo fjali, në çdo fjalë, në çdo germë. E ndigjoj cok si më ndjell zi tue pëshpëritë në mënyrën ë vet të veçantë:
— Huuuuu!… Vrapon gjindarmi dhe e burgos sa ora!…
— Huuuuu!… e burgos sa ora — si tha xhaxhesha ime e mjerë. Asht gja e bukur me i kujtue njeriu të vdekunit e vet, të dashtun dhe të çmueshëm, edhe unë në kët pikëpamje, meritoj me të vërtetë falënderim, por në fund të fundit, si ka thanë njani, çfarë lidhjesh ka xhaxhesha ime e ndjërë me kët tregim.
Po të flasim me dorë në zemër, edhe mue kjo gja më çudit: çfarë lidhjesh, dreqi e marrtë, mundet me pasë xhaxhesha ime me tanë kët punë. Me sa ka lidhje Parlamenti populluer me Senatin. Por qe kështu, mbasi nuk ka tjetër derë, e mirë asht edhe kjo. Kush të pyet ma çka ka lidhje e kuptim? Në mos kurrkund ngjeti, të paktën te na faleminderës Zotit, gjindet… nji zakon i urtë që çdo punë të punohet përsëmbrapshti, si nuk duhet, pa kuptim e mend, mbasi asht kështu, atëhere qysh do të muj dhe vetëm me mendue se në kët vend, ku çdo gja asht pa kuptim, vetëm ky tregimi im, të ketë gjoja, kuptim. Eh, kur kemi nji fat kësisoji të bukur, atëherë, le ta marrë lumi si po e merr.
— Huuuuti! — si tha xhaxhesha.
Por, kur njeriu mendon ma mirë (poqese banë vaki me u gjetë kimd njerëz, që merren edhe me nji sport të këtillë të rrezikshëm) duhet patjetër me i dhanë kuptim ma të thellë xhaxheshës sime të ndjerë.
Mendoni, vetëm çfarë budallallëku mu suell në krye!
Tanë kjo poterë e jona „Atdheu i ynë i dashtun dhe i vuejtun” i përngjan shum xhaxheshës sime të ndjerë.
Në fëmini, para se me shkue në shkollë, m’edukoj xhaxhesha e shkretë, kuptohet si grue e mençme, pa shkop dhe mandej shkova në shkollë, ku prej shkollës fillore deri të ma e nalta programet kanë qenë aq të bukura sa unë at ditë e sot besoj se xhaxhesha ime, ka qenë, e mjera në Pleqsin e arsimit dhe ka pasë influencë shum të madhe. Animirë, shkolla vazhdoi edukimin njinji si xhaxhesha, vetëm pak ma me përsosuni, me shkop.
Shkolla, më duhet me pohue medoemos, ka qenë për mue shum ma e keqe e ma e randë se xhaxhesha. Menjiherë, qysh n’abetar, filluen këshillat si duhet rae u sjellë:
— Fëmija i mirë shkon prej shkolle drejt në shtëpi, ec kambë-kambe, shiqon para vedit dhe nuk vëzhgon si i hutuem majtas e djathtas. Kur vjen në shtëpi, i ven në vend me kujdes librat e vet, ua puth dorën ma të mëdhejve dhe ulet në vendin e vet.
— Kur shkon prej shtëpis në shkollë, prap poashtu, kambë-kambe, shiqon para vedit dhe, posa të vije në shkollë i ven në vend librat e vet, ulet qetë në vendin e vet dhe duert e vogla i ven sipër bankës.
Shifni nxansin: i qetë, i dobët, në dorën e djathtë mban librat, kurse të majtën e palon për kofshë, fytyrën e ka të qetë, kryet për tokë (kallëz plot me dije) shiqon me aq vemendje para vedit sa tashma fytyra i merr nji shprehje qesharake; ec, don me thanë, lëviz kambët e vogla nga nji centimetër, nuk vëzhgon as majtas as djathtas, edhepse përbri tij vlojnë gjindja nga të gjitha anët. Asnji send nuk guxon, as nuk mundet me terheqë vëmendjen e tij. Kështu ecin dhe fëmijt tjerë; plot asht rruga sish; por ata as nuk e shofin njani tjetrin. Hyjnë kështu, në të vërtetë, zvarriten pa u ndie, në shkollë, ulen secili në vendin e vet, i shtrijnë duert e vogla dhe rrijnë aq qetë e me nji shprehje t’atillë në fytyrë, thuese fotografisti i ka përgatitë me i fotografue. Këtu e ngulin në krye çdo fjalë të mësuesit dhe prap dalin poashtu rrëshqamas prej shkolle. Qe, të këtillë dukeshim na, që t’ishim krejt nxanës të mirë. Ky mësim i pëlqente shum xhaxheshës, por na nuk mujshim me u sjellë plotsisht mbas tij. Secili prej nesh gabonte, kush ma pak kush ma shum, dhe për kët arsye, mësuesi me të vërtetë i mirë, e dënonte dikend ma pak, dikend ma shum.
— Ju lutem, zotni, ky ka fugue rrugës!
— Të rrijë në gjuj — e dënon mësuesi.
— Ju lutem, zotni, ky ka kqyrë nëpër dritare!
— Të rrijë në gjuj!
— Ju lutem, zotni, ky ka folë me tjerët!
— Plus nji shpullë.
— Ju lutem, zotni, ky ka këcye!
— Pa drekë!
— Ju lutem, zotni, ky ka këndue!
— Prap shpullë.
— Ju lutem, zotni, ky ka luejtë me top!
— Le të rrijë në kambë!
Jo vetëm që mësuesi ynë i vjetër, i mirë ishte, aq i kujdesshëm dhe me sy të shpërthijtë kqyrte me i dalë para çdo aksidenti që mund të ndodhte nga pamatunija jonë, por krahas me qortimet e tij me gojë vinte menjiherë lektyra me shkrim e urtë, për të rij. Për këte gjindej gjithmonë nji farë „Kërcellthi” — e ka këputë filan fistiku dhe „tubza lulesh” i ka mbledhë për fëmijt e dashtun filan fistiku. Të gjithë tituj të bukur dhe përmbajtja e bukur dhe instruktive.
— Nji fëmi i pahajr kishte hypë në nji dru, shpëtoi prej drus, ra dhe e theu kambën dhe kështu tanë jetën e jetës mbeti topall.
— Nji fëmi i mbrapshtë, nuk ndëgjonte këshilla, por vraponte rrugës dhe u djersit fort, e kapi era e ftoftë, u ftof dhe ra në shtroje prej njij smundjeje të randë. Nana e tij e mjera shum net i ndejti mbi krye dhe qau. Mbas njij smundjeje të gjatë, fëmija vdiq dhe i piklloi prindët e vet të mirë. Fëmijt e mirë nuk bajnë kështu.
— Edhe nji fëmi i lazdruem shëtitte rrugës dhe e kapi nji egersinë dhe krejt e coptoi.
Mbas çdo leximi të tregimthit instruktiv, mësuesi na e spjegon edhe e vërteton këshillën.
— Çka kemi lexue tash? — pyet.
— Tash na kemi lexue se si ishte nji fëmi i pahajr që shetitte vetëm nëpër rrugë, mirëpo duel nji egersinë dhe e coptoi fëmin.
— Çka na mëson ky tregim?
— Ky tregim na mëson si nuk duhet me shetitë.
— Ashtu asht.
— Po çfarë fëmije ishte ai që shëtitte?
— Ai ishte fëmi i pahajr dhe i mbrapshtë.
— Çka bajnë fëmijt e mirë?
— Fëmijt e mirë nuk shetisin dhe i duen prindët e tyne e mësuesin:
— Shum mirë.
— Ishte, prap, nji fëmij dhe rrinte n’odë pranë dritares; mirëpo nji fëmi tjeter gjuejti nji pëllumb me llastik dhe nuk e qëlloi. Pllumbi fluturoi gëzueshëm, kurse guri i ra dritares, e theu dhe e qëlloi at fëmin e parë në sy, kështu syni filloi me i kullue dhe mbeti gjithë jetën pa sy!
— Çfarë fëmije asht ai që rrinte n’odë pranë dritares?
— Ai asht fëmi i pahajr dhe i mbrapshtë!
— Çka ju mëson tregimi?
— Tregimi na mëson se nuk duhet me ndejtë pranë dritares, sepse kështu bajnë vetëm fëmijt e këqij dhe të pahajr.
—Po çka bajnë fëmijt e mirë?
— Fëmijt e mirë nuk rrijnë n’odë ku ka dritare!
Çdo tregimth kështu spjegohet bukur dhe prej tij nxirret mësimi i dobishëm si duhet me u sjellë fëmijt e mirë dhe të ndëgjueshëm.
Fëmijt e mirë nuk ecin, nuk ngasin, nuk bisedojnë, nuk hypin nëpër druj, nuk hanë pemë, nuk pijnë ujë të ftoftë, nuk shkojnë jashtë në pyll, nuk lahen dhe — kush ma mundet me i numrue të gjitha këto.
Me thanë shkurt ishin të friguem tepër me këso mësimesh t’urta e të dobishme, dhe të gjithë bajshin gara kush do të jetë ma i palëvizshëm. Pak a shum të gjithë kemi qenë fëmij të mirë e të ndëgjueshëm dhe kemi ndëgjue e mbajtë në mend këshillat e ma të mëdhejvet tanë.
Kraleviq Marku për herën e dytë midis Sërbëve (5/5)
Ambienti ndikon në njeriun dhe Marku s’pati çare pa iu nënshtrue në njifarë mase atij ndikimi dhe filloi me pasardhsit e tij të virtytshëm rae shetitë, me pshtye, dhe me u shty nëpër dyert e ministrive me lutje në dorë, tue pritë që të dali para Ministrit dhe t’i lutet për nji grimë detyrëz shtetnore — vetëm aq sa t’ushqehej me bukë, natyrisht të bardhë.
Tashma merret vesh se kjo pritje e kotë para dyerve nuk zgjatte pak kohë dhe mbas disa ditësh i thanë që ta dorzojë lutjen n’arkivë, që të protokolohet.
Lutja e Markut e qiti Ministrin në hall të madh. — O vlia, ç’ka të baj me at njeri? E respektojmë, të thomi; gjithçka, gjithçka, por nuk duhet të vinte. Burri i dheut nuk asht për këto kohna.
Tekembrama, tue pasë parasysh emnin e tij të madh dhe meritat e maparshme e emnoi praktikant në nji rreth ku ban dreqi voe!
Tash Marku mëzi ia duel në krye me lutje që tia lanë armët; ia dhanë nji rrogë të plotë në Ministri, e aj shkoi me e marrë Sharacin mbasi t’i paguejë shpenzimet për mbajtjen e tij.
Sharaci, edhepse ushqye mirë, nuk dukej as per s’afërmi si përpara, ishte ligshtue shum; por edhe Marku ishte ma i lehtë barem tridhetë okë.
Kësodore Marku veshi petkat, ngjeshi armët, mbrehi Sharacin, e mbushi calikun me venë, e varri për ynkash, i hypi Sharacit, bani kryq dhe u nis për detyrë, rrugës kah i thanë. Shum kush e kshilloi me shkue me ferovi, por ai nuk deshti për mall të dynjas.
Marku kahdo që bredhte, pyette gjithnji për at rreth dhe tregonte emnin e nënprefektit.
Mbas nji ditë e gjysëm udhtimi mbërrini. Hyni n’oborrin e zyres së rrethit, i zbriti kalit, e lidhi Sharacin për nji man, uli calikun dhe ndejti i armatosun në fresk që të pijë venë.
Policët, praktikantët, shkruesit shiqojshin nëpër dritare me çudi, kurse gjindja i sillej trimit larg për rreth.
Erdhi kapiteni, i cili ishte vu në dije se Marku vinte në rrethin e tij.
— Qoftë lavdue Krishti — tha.
— Për gjithmonë e jetë, o trim i panjoftun — përgjegji Marku.
Teksa rroki armët, kalin dhe venën, harroi tana hallet dhe filloi me u sjellë menjiherë simbas të moçmes dhe me folë me vargje.
— A je ti praktikanti i ri?
Marku e prezentoi vedin dhe kapiteni i tha:
— E, po ti nuk mundesh me qenë në zyre me calik dhe armë.
— Asht adeti k’shtu në Sërbi t’madhe.
Me arm’ n’dorë njerzët venë pijnë
Me arm’ n’dorë deri gjumin bajnë!
Kapiteni filloi me ia spjegue se duhej t’i hiqte armët patjetër, poqese mendonte me ndejtë, në detyrë dhe me marrë rrogë.
Marku e pa se nuk kishte shteg tjetër, sepse — s’kish çka të bante burri i dheut, duhej me jetue medoemos, e paret i ishin sosë; por i ra në mend dhe e pyeti:
— A gjindet ndonji shërbim ku njeriu mban armët që të mundem me qenë edhe unë aty?
— Gjindet shërbimi policuer.
— Çka punon polici?
— Paj i përcjell nëpunsit rrugës me armë që, poqese i sulmon kush, t’i mbrojë; kujdeset për rregull, kujdeset që mos t’i bajë kush tjertrit dam dhe gjana kësisoji, — tha kapiteni.
— E, kështu, a?! Kjo asht detyrë e mirë… u gëzue Marku.
Dhe kështu Marku u ba polic. Edhe kjo asht përsëri ndikim i ambientit, ndikim i pasardhësve të virtytshëm me gjak të nxehtë dhe antuziazëm që t’i shërbejnë atdheut të vet. Por Marku as në kët detyrë nuk mujti as afërsisht me qenë aq i përshtatshëm dhe i vyeshëm si do të kishte mujtë me qenë edhe ma i keqi pasardhës i tij, e lene ma ndonji tjetër, ma i mirë.
Marku, tue shkue me kapitenin nëpër rreth pa shum mjerim dhe kur nji ditë iu ba se edhe kapiteni i tij nuk punonte bash me të drejtë, i ra shuplak dhe ia nxuer tre dhambë.
Për kët shkak, mbas nji gjakderdhjeje të gjatë luftarake, e kapën dhe e shoqnuen me roje në çmendinë për kontroll.
Marku nuk mujti me durue kët goditje dhe u nda këso jete befas plotsisht i zhgënjyem dhe i stërmunduem.
Kur duel para zotit, deri zoti u qesh, gjithë qiejt u dridhën.
— A e hakmore, Mark, Kosovën? — pyeti në gaz.
— U stërmundova dhe Kosovën time të mjeirë as që e pashë! Më rrahën, më burgosën, u bana polic dhe në fund të fundit më çuen me roje midis të marrëve… u ankuë Marku.
— E dijsha se ke trie dalë me këpucë të kuqe!… foli zoti butësisht.
— Të falem nderit zot dhe ma fal kusurin; as vetë nuk do ta besoj ma kukamën e pasardhësve të mij dhe vajin për Kosovën! Dhe poqese u duhen policë, barem për at detyrë kanë plot me zgjedhë, secili ma i mirë se tjetri. Më fal, o zot, por më duket se ata nuk janë pasardhsit e mij, megjithse më këndojnë mue, porse janë pasardhsit ë atij Sul Gabelit tanë.
— Ate kam dashtë me e çue edhe unë sikur ti të mos m’ishe lutë aq fort me shkue. E dijsha se ti nuk u nevojitesh atyne!…
— Edhe Sula do t’ishte, midis Sërbëve, polici ma i keq. Të gjithë e kanë kalue n’at pikë! — tha Marku e zu me qa.
Zoti fshani randë dhe i rrudhi krahët.
Burim: Radoje Domanoviq, Satirat, Rilindja, Prishtinë 1960. (Përkth. Mehmet Hoxha)
Kraleviq Marku për herën e dytë midis Sërbëve (4/5)
Marku hyni, u përzie në grumbull dhe u ul në skaj në nji karrikë, që të mos bijë në sy shtati i tij i madh.
Njerëz mos me pasë ku me e shti gjylpanën, të gjithë ishin t’emocionuem prej fjalimeve të flakta e diskutirheve dhe kurrkush as që e vuni re Markun.
Në vendin e nderit tribuna, në te tavolina për kryesin dhe nji tavolinë për sekretarët.
Qëllimi i mbledhjes ishte me dhanë nji rezolucion me të cilin duhej dënue sjelljen barbare t’Arnautëve në Kosovë dhe në tanë Sërbin e Vjetër e Maqedoni dhe zullumet që pësojshin Sërbët prej tyne në votrën e vet të lindjes.
Prej fjalëve që foli kryetari, tue spjegue qëllimin e mbledhjes, Marku u shndërrue. Syt filluen me i shëndritë nga nji zjarr i tmershëm, tanë trupi iu dridh, i mblodhi grushtat gati për luftë, zu me u shtrëngue dhe dhambët i caklluen.
— Mezi njiherë rashë në Sërbë të vërtetë, të cilët i kam lypë. Ata më kanë thirrë mue!… — mendoi Marku i gëzueshëm dhe kënaqej se ka me i gëzue kur t’i paraqitet. Sillej në karrikë prej padurimit sa për pak ajo nuk u thye krejt. Por nuk deshti menjiherë, priti çastin ma të përshtatshëm.
— E ka fjalën Mark Markoviqi — kumtoi kryetari dhe i ra ziles.
Të gjithë heshtën që ta ndijnë gojtarin ma të mirë.
— Zotni dhe shokë! — filloi ai. — Nuk asht gja e mirë për ne, por vetë rrethanat, vetë ndiesija me shtyen që ta filloj fjaIimin tim me vargjet e Jakshiqit:
„Na Sërbë nuk jemi, na njerëz nuk jemi!…
Ah t’ishim Sërbë, ah t’ishim njerëz
Athue n’at mënyrë, ng’Avall’e kaltërt
Do t’kqyrshim ftoftë n’çastin e zjarrtë
A thue n’a mënyrë, oh, vllazën, t’dashtun
A thue n’at mënyrë do t’na përbuzshit.”
Mbretnoi heshtja. Kurrkush s’merrte frymë. Heshtjen e theu për nji ças vetëm kërcitja e dhambëve të Markut dhe krikllimi i karrikës, në të cilën rrinte; shum vetë përrreth e shiquen me urrejtje e përbuzje pse e prishi at heshtje të shejtë, patriotike.
Gojtari vazhdoi:
— Po, shokë, qortim i tmershëm i poetit të madh për kët breznin tonë të mefshtë. Na shiqojmë qetsisht se si çdo ditë bijnë fli nga disa Sërbë prej hanxharit gjaksuer arnaut, shiqojmë si digjen shtëpijat sërbe në kryeqytetin e Dushanit, se si çnderohen vajzat sërbe dhe populli pson vuejtjet ma të mëdha, këtu, ndër krahina ku gjindeshin lavdija e vjetër sërbe dhe zotnillëku. Po, vllazën, prej këtyne krahinave si dhe prej PriIepit atdheut të fatosit tonë ma te madh, Kraleviqit, ndjeni fshamjet e robnis dhe tingllimin e verigave të cilat ende i tërheqin stërnipat e mjerë të Markut, kurse Kosova e mjerë ende tash çdo ditë vaditet me gjakun sërb, ende pret hakmarrje, ende asht e etshme për gjakun e anmikut, të cilën e kërkon gjaku i drejtë i Llazarit dhe i Obiliqit. E na edhe sot mbi atë fushë të mjerë lufte, mbi at vorr të shejtë të kreshnikëve tanë vigana, mbi at sqenë të lavdis s’Obiliqit të pavdekshëm, mundemi me rënkue me at jehun e trishtueshëm të lahutës, të cilin populli e përcjell me kangë në të cilën trimi ynë i madh Kraleviqi, si përfaqsues i zis së popullit, derdh lot prej syve dhe flet:
„Tungjatjeta, oj Kosovë e rrafshët.
Pse ti mue m’prite me trishtim!”
Prej këtyne fjalëve Markut iu rrokullisën lotët si arrat, por nuk deshti me u paraqitë. Pritte çka do të bajshin ma vonë. Aq iu mbarue qejfi sa i harroi dhe i fali te gjitha vuejtjet që i hoqi deri tash. Për nji ças të këtillë kishte me dhanë gadi edhe kryet e vet kuqlosh. Bile ishte gadi me u nisë për Kosovë, edhe sikur të binte prap në burg.
— Këto fjalë therin në zemër çdo Sërb, gjithë populli ynë këtu qan me Markun, por veç këtyne lotëve bujarë të kreshnikut tonë të madh, na duhen edhe musklat e Kraleviqit e të Obiliqit! — vazhdon gojtari gjithnji ma me nxehtsi.
Marku, syt gjak, me shiqim të tmershëm këceu dhe me grushta të shtëmguem të ngritun sipër kres, iu vërsul kuvendtarit si lua i egërsuem. Shum vetë i rrxoi dhe i shkeli me kambë dhe filloi kukama. Kryetari dhe sekretarët e mbuluen fytyrën me duer dhe u rrasën nën tavolihë prej frige, kurse Sërbët e entuziazmuem e zunë derën me nji klithmë të tmershme, të dëshprueme:
— Ndiiihmëë!
Gojtari u zverdh, e lëshuen kambët, u dridh si në ethe, shiqimi iu shtangue, buzët iu irnosën, u mundue me e gëlltitë pshtymën dhe zgjati qafën e i kapsiti syt. Marku mbërrini te ai, i vërtiti duert mbi kryet e tij dhe bërtiti me za të tmershëm:
— Qe Marku, mos u frigoni, vllazën!
Djersa e mbuloi gojtarin, u ba në fytyrë si çivit, u luhat dhe ra si qiriu.
Marku u prapsue, i nguli syt n’at të mjerin e vilanosun, i lëshoi duert, dhe me shprehjen e nji çudije jo të rëndomtë, vëzhgoi rreth vedit. U shtangue prej çudis kur pa se si Sërbët zunë derën dhe dritaret tue bërtitë dëshprueshëm: „Ndihmë! Policija… Krimineli!”
Marku u kapit prej çudis, u lëshue në nji karrigë dhe e zhyti kryet midis duerve të veta përbeti e leshatuke.
Tash i erdhi randë ma së tepërmi, sepse, mbas nji shprese aq të madhe në sukses të sigurt dhe mbas aq entuziazmi, situata ndryshoi menjiherë dhe befas.
Marku qëndroi gjatë ashtu pa lëviz si i gurzuem.
Pak nga pak filloi me u fashitë kukama dhe në vend t’asaj potere të tmershme të pak maparshme mbretnoi nji heshtje vorri, në të cilën mund të ndëgjohej mirë frymëmarrja mjaft e randë e gojtarit të vilanosun, që filloi me ardhë në vedi nji grimë. Kjo heshtje e papritun e çuditshme bani që kryetari i mbledhjes, nënkryetari e sekretarët filluen me e çue kryet pak nga pak, frigueshëm e me kujdes. Shiqojshin njani tjetrin të friguem me nji shprehje të çuditshme si të dojshin me pyetë: „Çka u ba kështu, pashë zotin?” Mandej filluen me shique rreth vedit me çudi edhe ma të madhe. Salla mbeti gadi e shpraztë, tash vetëm nga jashtë shum patriotë i zgjatshin krehat me pa nëpër derë e dritare të hapuna. Marku në sallë si gur, rrinte në karrikë, me brryla ndër gjuj dhe kryet e pshtetun ndër duer. Nuk lëvizte, nuk i ndihej as frymmarrja. Ata të shkelunit u tërhoqën rrëshqan përjashta mbrapa tjetërve, kurse gojtari i vilanosun erdhë në vedi, shiqoi edhe ai frigueshëm rreth vedit, kontrolloi vedin me dorë, shiqoi kryetarin dhe sekretarët, ai ata e ata ate, thuese me çudi e me frigë, pyetshin njani tjetrin: „Çka ndodhi kështu me ne? A thue kemi mbetë vërtetë gjallë?” Shiqimet e të gjithëve u ndaluen me çudin ma të madhe në Markun dhë mandej prap i këmbyen shiqimet midis tyne, thuese me shprehjen e fytyrave pyetshin e përgjegjeshin: „Kush ësht ky gogol? Çka të bajmë?! — Nuk dij!”
Ajo hështje e papritun ndikoi edhe në Markun që ta çojë kryet. Edhe në fytyrën e tij gjindej gadi e njajta shprehje çudije: „Çka ndodhi kështu befas, vllazën te mij, pafshi zotin!?”
Ma në fund, Marku, me delikatesë, butë, aq sa mundte, ia drejtoi fjalën atij gojtarit me nji shiqim plot mshirë:
— Çka të gjetë që u rrxove, bre vlla i dashtun?…
— Më ra me grushtë! — tha ai qortueshëm dhe e preku me dorë tepen e kres.
— Paj unë as nuk të kam prekë, pasha zotin dhe shën Gjonin! Ti fole mirë dhe tha se Sërbëve u duhet krahu i djathtë i Markut dhe tueqenëse unë jam kamb’ e krye Kraleviq Marku vetëm t’u paraqita; mirëpo ti u tmerove.
Të gjithë të pranishmit u hutuen ende ma keq dhe filluen me u largue kadalë prej Markut.
Marku tash tregoi çka e shtyni me iu lutë zbtit që ta lejojë me ardhë midis Sërbëve dhe çka ndodhi krejt me te, e çfarë vuejtjesh pësoi, së si ia rrëmbyen armët, petkat e calikun dhe si kaloi Sharaci, tue tërhëqë tramvaje dhe tue sjellë dollapin e kopshtarit.
Tash gojtari erdhi nji grimë në vedi dhe tha:
— Eh, vlla, ke punue cok marrzisht.
— Më duel ma mbi kapuç kukama dhe thirrja e pamejshme. U valavita në vorr, u valavita ma tepër se pesë kavaljete dhe nuk mujta cok me durue ma tepër!
— Ama në kangë këndohen ato sende, bre vlla, i im! Njerzit vetëm këndojnë ashtu. Ti nuk din çka asht poezija.
— Mirë, të lutem, rijerzit këndojnë, por ju ashtu edhe keni folë, qe, ti mu tash fole poashtu!
— Mos u ban naiv, të lutem, vlla, nuk asht gjithmonë çdo gja ashtu sikurse flitet. Njeriu ashtu flet që stili të jetë ma i bukur, ma i hieshëm! Shifet se as retorikën nuk e din. Ti je njeri i kallëpit të moçëm, or vlla, prandej nuk din shum sende. Shkenca, i dashtun i im, ka shkue shum përpara. Flas, ta merr mendja, por ti duhet ta dijsh se, simbas rregullave të retorikës gojtari duhet të këtë stil të bukur, të hieshëm, te ketë mjeshtri me i entuziazmue ndëgjuesit, të përmendë gjak, thikë dhe hanxhar, verigat e robnis dhe luftën! Të gjitha këto vetëm për punë të bukuris së stilit, e kurrkush nuk mendon seriozisht, sikurse mendon ti, se duhet menjiherë me i përvjelë duert, dhe hajde, hidhu në luftë me gjithë mend. Po kështu edhë në kangë hidhet fraza: „Çou, o Mark…” e tjera, por kjo asht për punë të bukris… Nuk kupton, vlla, ke ba marri; shifet se je njeri i thjeshtë, i kallëpit të vjetër. I merr fjalët ende në kuptimin ad literam dhe nuk e din se stili letrar fillon menjiherë me dukunin e tropes dhe të figurave.
— Çka të baj tash? As zoti nuk më thrret që të kthehem mbrapa, as këtu s’mundem me qëndrue.
— Vërtet hall i madh — ndërhyni kryetari si i brengosun.
— Shum hall i madh — edhë tjerët thanë me të njajtin ton.
— Sikur të kishit zhiranta të mirë dhe të merrshit disi pare me kambial! — tha gojtari.
Marku nuk kuptoi.
— A keni miq të mirë këtu në vend?
— Përpos zotit s’gjindet kush për mue.
Nuk e kam paj probatimin t’im
Probatimin Obiliq Milloshin
Probatimin Millan prej Toplicës
Probatimin…
Marku deshti me rreshtue edhe ma, por ai gojtari e ndërpreu:
— Dy kishin me qenë mjaft, nuk duhen ma tepër!
— Por, po mendoj diçka… fiiloi kryetari mendueshëm, me madhshti e u ndal tue fërkue ballin me dorë, mbas nji heshtjeje të shkurtë iu drejtue Markut me pyetje:
— A?… A din me këndue e me shkrue?
— Dij hem me këndue hem me shkriie — tha Marku.
— Po mendoj diçka, qysh kishte me qenë sikur të paraqesish disi lutje për ndonji detyrë. Kishe me mujtë me u lutë ndokund që të të shtinë në punë si praktikant.
Marku mezi u muer vesh me ta çka asht praktikanti dhe në fund të fundit pranoi, sepse i thanë që në krye të motmotit do të kishte nga gjashtëdhetë-shtatëdhetë duket e ai trimi ishte filuz.
Ia shkruen lutjen, i dhanë nji gjysëm dinari për pullë dhe nji gjysëm dinari që t’i gjindej në ngushticë, poqese do t’i ndodhte ndonji fatkeqsi dhe e drejtuen që ta jepte lutjen në Ministrin e mbrendshme.
Kraleviq Marku për herën e dytë midis Sërbëve (3/5)
Puna, natyrisht, vijoi rrugën e vet ligjore. Mbasi policija bani hetime në vend, i hetoi fajet hollsisht, ia referoi të gjitha aktet gjyqit për veprim të matejshëm.
Gjyqi caktoi seancat, i thirri dëshmitarët, bani ballafaqime. Prokurori publik, ta merr mendja, kërkoi që Marku të dënohet me vdekje. Avokati i Markut, prap, provoi energjikisht se Marku asht i pafajshëm dhe kërkoi të lirohet. E nxuerën Markun në gjyq, e ndëgjuen e kthyen prap mbrapa në burg. Edhe ai disi u hutue prej çudis çka mbarohej me te. Gjaja ma e randë për të ishte se i duhej me pi ujë, e ai nuk ishte mësue me te. Gjithçka kishte me e durue lehtë, asht trim, por ndjente se uji i bante shum dam. Filloi me u tha dhe me u shugate. Ai nuk ishte ma Marku, as zoti mos e dhashtë të jetë! Burri i dheut dalëngadalë u ba shkop, petkat lavareshin në te, thuese nuk ishin të tijat dhe kur ecte i ngrehte kambët zhag.
Bërtitte shpesh në dëshprim:
— Ah, o zot, po kjo asht ma zi se burgu i mallkuem i Azaqit.
Tekembramja, gjyqi dha vendimin, me të cilin, tue pasë para sysh meritat e Markut për çashtjen sërbe dhe shum rrethana lehtësuese, e dënoi Markun me vdekje, të paguejë damet dhe të gjitha shpenzimet gjyqsore.
Çashtja shkoi në gjyqin e apelacionit dhe ky e ktheu dënimin me vdekje në burgim të përjetshëm, kurse gjyqi i diktimit gjeti disa të meta dhe ia ktheu aktet gjyqit, tue kërkue që të pyeten e të betohen disa dëshmitarë.
Procedura gjyqsore zgjati kështu dy vjet dne ma në fund edhe gjyqi i diktimit e vërtetoi akt-gjykimin e ndryshuem, simbas të cilit Marku u dënue me dhetë vjet burg të randë ndër pranga dhe të paguejë të gjitha shpenzimet penale dhe gjyqsore, por jo si fajtuer politik, mbasi u provue se nuk i përkitte asnji partije politike.
Natyrisht për nji vendim të këtillë patën në konsideracion faktin se Kraleviq Marku asht fatos i madh i popullit dhe se ky proçes asht nji rast unik. Tekembrama nuk ishte as punë e lehtë: Edhe ekspertët ma të mëdhej ranë në pikë të hallit. Si mundesh me e dënue me vdekje dikend që dihet, se ka vdekë para aq shum kohe, dhe asht çfaqë sërish prej botës tjetër?
Dhe kështu, Marku, pa pikë faji, ra në burg. Tueqenëse shpenzimet gjyqsore dhe penale nuk kishin prej çka me i nxjerrë, u vendos që të shiten në licitacion publik: Sharaci, petkat dhe armët I Markut. Shteti i bleu menjiherë veresije për muze armët dhe petkat, kurse Sharacin e bleu shoqnija e tramvajeve me pare në dorë.
Markun e qethën, e rruen, e lidhën me vargoj të randë e veshën me tesha të bardha dhe e çuen në qytetin e Beogradit. Marku këtu vuejti aso vuejtjesh që as nuk i kishte shkue nëpër mend kurr se mundet me i durue. Në fillim bërtitte, zemrohej, kërcnonte, por u mësue gradualisht dhe iu dorzue qetsisht fatit. Dhe, kuptohet, gjatë kohës së burgimit që ta mësojë ndonji send dhe ta përgatisin për shoqnin, në të cilën duhej të vepronte mbasi ta kryente dënimin, si antar i dobishëm, filluen pak nga pak me e mësue të punojë punë të dobishme: bante ujë, vaditte kopshtin, prashitte qepët, kurse ma vonë zu me mësue me ba brisqe, brusha, konop dhe shum gjana tjera.
Edhe Sharaci i ngratë tërhiqte tramvajin prej mëngjesit deri në mbramje, pa pushue. Edhe ai u ligshtue. Kur ecte, mezi i qitte kambët dhe posa e lëshojshin e zente gjumi dhe andrronte, ndoshta, kohën e lumtun kur pinte venë kuqloshe mbantë ndër jela gërsheta t’artë ndër thundra patkoj t’argjent, në gjoks silambeta t’artë dhe frenin e praruem — kur bante në shpinë zotnin e vet ndër lufta e mejdane t’idhta dhe me te zente zanat në vrap. Tash ishte ligshtue: vetëm asht e lëkurë, brijët i numroheshin, kurse ndër kërdhokulla mujshe me ia varrë torbën.
Markut i erdhi randë ma së tepërmi kur, tuë e çue diku në punë, i ndodhi rasti me pa Sharacin e vet aq të rraskapitun. Kjo i dhimbti ma shum se sa të gjitha mjerimet e tij. Shpesh kur e shihte Sharacin aq të trishtueshëm derdhte lot dhe tue fsha ia fillonte:
„Ah Sharac ti e mira e ime!…”
Atëherë Sharaci kthehej dhe hingllonte dhimbshëm, por n’at ças kondukteri i binte ziles dhe tramvaji nisej, kurse roja ia tërhiqte vrejtjen Markut njerzisht që ta vazhdojë rrugën, sepse fuqija dhe shtati i Markut i imponoheshin. Kështu nuk mbërrinte me e mbarue fjalin.
Kështu Marku i ngratë pësoi të zit e ullinit dhetë vjet për fisin e vet, tue mos i braktisë idet për hakmarrjen e Kosovës.
Shoqnija e tramvajeve e nxuer Sharacin jashtë përdorimit dhe ate e bleu nji kopshtar me ia sjellë dollapin.
Kaluen edhe këto dhetë vjet vuejtjesh. E liruen Markun.
Kishte pakëz të holla të kyrsyeme, të cilat i kishte fitue tue shitë cikrrime të ndryshme që i kishte punue vetë.
Së pari shkoi në mejhane dhe thirri dy berberë që ta lajnë dhe ta rruejnë, mandej porositi që t’ia pjekin nji ogiç nandë-vjeçar dhe t’i sjellin mjaft venë e raki.
Pikësëpari deshti që me ushqim dhe pije të mirë të këndellët dhe të përmirsohet mbas kaq vuejtjesh. Ndejti kështu ma tepër se pesëmbëdhetë dit, derisa e ndjeu vedin se ka kthye nji grimë, mandej filloi me rrahë menden çka me ndërmarrë.
Mendoi e çmendoi dhe ma se mbrami vendosi me ba nji punë. U ba tebdil që kurrkush mos me e njoftë dhe u nis ta gjejë së pari Sharacin e ta shpëtojë edhe ate prej taksiratit, mandej të shkojë prej njanit Sërb te Sërbi tjetër dhe të marri vesh kush janë ata që e thirrën aq shum, a janë Sërbë ata që e rrasën në burg dhe qysh ka me u hakmarrë ma së miri për Kosovën.
Marku ndjeu se Sharaci i tij gjindet te nji kopshtar, të cilit ia sillte dollapin, kështu u nis për atje ku i thanë se ka me e gjetë.
E bleu lirë, sepse edhe kopshtari kishte dashtë me ua dhanë magjupëve dhe ia çoi nji katundari, me të cilin u ujdis që ta ushqejë me tërfojë dhe t’i bajë hyzmet, athue mos kthente Sharaci. Marku zu me qa kur e pa Sharacin e mjerë se sa i ngratë dukej. Ai katundari kishte qëllue burr i mirë, pat mëshirë dhe e muer Sharacin për ta ushqye, kurse Marku vazhdoi rrugën kambë.
Tue ecë kështu, e gjeti nji katundar të vobekët n’arë ku punonte dhe e përshëndeti me emnin e zotit.
Marku filloi me kuvendue me te për këte e për ate dhe përnjiherë në bisedë e sipër tha:
— Qysh kishte me qenë sikur Mark Kraleviqi të çohej tash prej vorrit dhe të vinte te ti?
— Kjo tash nuk mundet ma me ndodhë.
— Po sikur me të vërtetë të vinte, çka kishe me ba ti?
— Kisha me e thirrë që të më ndihmojë me e prashitë kët misër — u tall katundari.
— Po sikur të të thirrte për Kosovë?
— More pusho, or vlla i dashtun, ku e gjete ti Kosovën? Nuk kam kohë me shkue në pazar me u ble fëmijve krypë e opinga. E ta dish, nuk kemi as me çka me i ble.
— Mirë, or vlla, por a e din ti se në Kosovë sharroi mbretnija jonë dhe duhet marrë haku për Kosovën?
— Kam sharrue edhe vetë, more vlla i im, ma keq s’ka si bahet. A sheh se po eci zdathë?!… Dhe kur të më shtrëngojë të paguemit e tatimit, s’kam me dijtë as se si e kam emnin, e ti mue më flet për Kosovën e mjerë.
Markun e qiti rruga në shtëpin e nji katundari pasanik.
— Qoftë lavdue Krishti, vlla!
— Për gjithmonë! — përgjegji ai dhe e shiqoi me dyshim. — Prej kah je, or vlla?
— Jam prej nji vendi të largët, dhe pata dëshirë me kalue këtu pari, që të shoh si jetojnë njerzit e këtushëm.
Marku edhe këtij ia përmendi, në bisedë e sipër, qysh kishte me qenë sikur Mark Kraleviqi t’u çfaqte përsëri dhe t’i ftonte Sërbët me u hakmarrë për Kosovën?
— Kam ndie se nji i krisun para dhetë vjetësh ishte shti se ishte Mark Kraleviqi dhe kishte ba disa vrasje e vjedhje dhe e kishin dënue me burg.
— Po, edhe unë kam ndie, por çka kishe me ba sikur të paraqitet Marku i vërtetë dhe të të ftojë në Kosovë?
— Kisha me e pritë, me i qitë mjaft venë me pi dhe me e përcjellë si duhet.
— Po Kosova?
Çfarë Kosove në këto vjet të ngushtë?! Kjo punë kushton shum! Ky asht shpenzim i madh, or vlla.
Marku e la ate dhe u nis. Nëpër katund gjithkund kështu. Disa janë krrusë mbi shetën dhe vetëm pranojnë përshëndetjen „qoftë lavdue Krishti” dhe nuk flasin ma tepër kurrgja. Njerzit nuk mujnë me humbë kohë, duhet me prashitë dhe me krye punët me kohë po dëshruen që drithi të paguejë mirë.
Kështu Marku u mërzit në katund dhe ndau menden me shkue në Beligrad e atjë te përpiqet athue mos mundet me ba diçka për Kosovën dhe të marrë vesh prej kah kaq thirrje të shumta, të sinqerta, me zerhër e nji pritje e këtillë.
Erdhi në Beligrad. Qerre, tramvaje, njerëz — të gjithë ngarendin, nguten, kryqzohën, ndeshen. Nëpunsit nguten ndër zyra, tregtarët me puhë tregtare, puntorët mbas punës së tyne.
E ndeshi nji zotni me influencë të veshun mirë. Marku iu afrue dhe u përshëpdet me te. Ai, hutue nji grimë u prapsue dhe i erdhi turp prej petkave të këqija të Markut.
— Unë jam Mark Kralëviqi. Kam ardhë këndej që t’u ndihmoj vllazënve të mij — tha Marku dhe tregoi krejt si ka ardhë, pse ka ardhë, çka ndodhi krejt me te dhe çka mendon me ba ma vonë.
— Ashtu. Po më mbarohet qejfi që Ju njofta, zotni Kraleviq! Shum mirë po më vjen! Kur mendoni në Prilep?… Po më vjen mirë, besoni, por të më falni, jam kah ngutem për zyre! Servus, Mark — tha ai dhe tfilloi përngutshëm.
Marku e takoi të dytin, të tretin. Me Cilindo që takohej biseda ashtu kryhej për nji çast me: „Jam kah ngutem për zyre! Servus, Mark!“
Dhe kështu Marku i ç’gënjyem, filloi me bjerrë shpresën. Shkon rrugës, hesht, i mrrolun, mustaqet i kanë ra mbi krahë, nuk ndalon kërkend, nuk e pyet kërkend për kurrgja. Dhe kend ka me pyetë ma? Kedo që sheh, nxiton në zyre. Kosovën nuk e përmendi kurrkush për be. Natyrisht, zyra ka ma vleftë se Kosova. Marku, edhepse me nerva shum të fortë, u ba nervoz për at zyrë të mallkueme, e cila, mbas mendimit të tij e konkuronte me aq sukses Kosovën. Ma në fund ndeja filloi me iu ba gjithnji ma e merzitshme e ma e merzitshme në mes t’atij grumbulli njerzish, të cilët thuese nuk punojnë kurrgja, por vetëm nxitojnë me shkue në zyrë. Katundarët ankohen sërish për vjet të papllehshëm dhe në kryepleq, nguten n’ara, punojnë gjithnji dhe bajnë opinga të shkyeme tirç të grisun. Marku borri çdo shpresë në suksesin e vet dhe as nuk e pyeti ma kend as që u takue me njeri. Mëzi pritte që zoti ta thrrasi përsëri ne botën tjetër, që të mos vuejë ma tepër, sepse çdo Sërb ishte i zanun me halle e punës të veta të ngutshme dhe Marku e ndiente vedin plotsisht të panevojshëm.
Kështu nji ditë ecte i dëshpruem e kryevarrë, paret e shkreta i ishin sosë dhe nuk kishte me çka me pi as venë; pijeshitsja Janja tash hanese kur ishte në vorr — ajo po t’ishte gjallë do t’i kishte dhanë rhe pi venë veresije. Shkonte ashtu rrugës me krye për dhe dhe për pak qenë tue i shpërthye lotët kur iu kujtuen koha e vjetër e miqt, sidomos Janja e bukur dhe e zjarrët dhe vena e saj e ftofte.
Kur përnjiherë, vuni re plot gjind para nji mejhaneje të madhe dhe ndjeu përmbrenda nji poterë të madhe.
— Çka asht kjo këtu? — e pyeti njanin, natyrisht, në prozë, sepse edhe ai nga halli e kishte shkrehë të biseduemit në vargje:
— Kjo asht mbledhje patriotike — i tha ai dhe e mati prej majës së kres deri në fund të kambëve, si person të dyshimtë dhe u largue pakëz prej tij.
— Po çka bajnë atje?… prap ia drodhi Marku.
— Shko, bre vlla, dhe shih… i tha ai me zemrim dhe ia ktheu shpinën Markut.
Kraleviq Marku për herën e dytë midis Sërbëve (2/5)
Udhton Marku në kal ngadalë dhe çuditet burri i dheut pse Sërbët ikin prej tij kur e kanë thirrë aq fort dhe i kanë qitë aq shum kangë. Nuk mundet me ia spjegue vedit at çudi. Ma në fund mendoi se ende nuk e dijnë kush asht ai dhe imagjinon me kënaqsi se kur të marrin vesh, kanë me e pritë për mrekulli, se ai ka me bashkue gjithë Sërbët dhe me u tfillue kundra sulltanit.
Tue shkue ashtu, pau pranë rrugës nji hije të mrekullueshme lisi të madh, dhe i zbriti Sharacit, e lidhi, e hoq calikun dhe zu me pi venë. Pinte ashtu dhe mendonte, prandej gjumi nisi me e kotë pakëz trimin. Marku e pshteti kryet pa shti kurrnji nënkrejcë dhe u shtri me ba nji sy gjum. Taman zu me e kapë gjumi, kur qe, Sharaci tue pikasë do njerëz që e rrethojnë Markun, zu me çukërmue. Ishte shkruesi i rrethit me dhetë gjindarmë. Marku këceu si i tërbuem, e hodhi qyrkun krahëve, tue e kthye përsëmbrapshti (e kishte heqë për shkak të të nxehtit) i hypi Sharacit, muer në njanën dorë shpatën e në tjetrën topuzin, kurse dyzgit e Sharacit i mbajti me dhambë dhe ashtu bani jyrysh midis gjindarmëve. Ata u tmeruen dhe Marku ashtu i furishëm mbas gjumit, zu me u dhurue veçaveç: dikuj shpatën, dikuj topuzin. Nuk u suell as tri herë dhe të dhetët ranë pikë gjallë për dhe. Shkruesi kur pa çka ndodhi, harroi hetimin dhe paragrafet, por ktheu shpinën dhe zu me ikë. Marku iu lëshue përmbrapa dhe i bërtiti:
— Ndalu, kurvë, deli i panjoftun.
Që ty Marku t’cakrrojë me topuz.
Mbasi i tha këto fjalë, e vërtiti topuzin dhe e lëshoi mbas „deliut të panjoftun”. E kapi nji grimë me bisht të topuzit dhe ai u rrëxue si qiriu. Tinglluen zingjit e shprazta. Marku befi deri te ai, por nuk deshti me e mbytë, ia lidhi duert përmbrapa mandej ia vari Sharacit të vet n’ynkash dhe u kthye te caliku, e kur nisi me pi, i tha këtij të mjerit:
— Eja, kurvë, që të pijmë venë!…
Ai vetëm gjimon nga dhimbjet, përdridhet dhe përpushet ashtu i varun për ynkash. Kjo iu duk Markut gja qesharake, prandej zu me qeshë se si ai kuis me za të hollë „Si maca” mendoi Marku dhe prap qeshi; burri i dheut mbante barkun me dorë prej të qeshunit dhe syt iu mbushën me lot të mëdhej si arrat.
Ai zu me iu lutë tue qa që ta lëshojë dhe i premtoi se nuk ka me ba hetime.
Marku ia dha gazit edhe ma tepër, sa qe tue plasë burri i dheut; nga gazi i madh nuk pat kur me folë me dhetërrokshin por gaboj dhe ia futi në prozë:
— Paj kush dreqi i mallkuem, o i mjer’ i zotit, të shtërngoi me ardhë këndej?
Por, megjithate, Marku asht zemërmshirshëm. I erdhi keq burrit të dheut dhe tamam tue u afrue me e zgjidhë kur shiqoi, qe dhetë vetë tjerë me bajraktarin njimbëdhetë, të gjithë njinji të veshun si ata të parët, prap e rrethuen. Marku befi ke Sharaci, e hodhi ate në bar (e ai u rrokullis disi teposhtë në hendek skaj rrugës dhe ztt me rënkue), por Marku i hypi Sharacit dbe poashtu sulmoi. Prap, sa u suell dy tri herë, dhetë gjindarmët ranë pikë gjallë për dhe; kurse shkruesi filloi me ikë, mirëpo Marku edhe ate e mbërrini me bishtin e topuzit. E lidhi dhe e varri për ynkash, mandej shkoi me e nxjerrë at të parin prej hendekut. Ai asht krejt i përlloçun dhe qull, uji rrjedh prej tij. Marku prej të qeshunit të madh mezi e suell deri te Sharaci e, edhe ate e varri n’anën tjetër për ynkash. Të dy përpushen dhe gjimojnë, kuisin pafuqishëm dhe rreken me shpëtue, por Marku qesh gjithnji ma shum e ma fort, bile njanit i bërtiti:
— E, vallahi, vetëm për nji këso qeshje nuk më vjen keq që kam ardhë prej botës tjetër.
Por ku gjindet lumnija aty gjindet gjithmonë dhe fatkeqsija. Ashtu ndodhi dhe tash. Tamam kur Marku i kënaqun merr me u kthye te caliku dhe, si thot, t’ia fshijë dhambët edhe asaj teprice venë, kur qe përnjiherë u ndëgjuen borizanët dhe trumbetat prej së largu. Gjithnji afër e ma afër Sharaci i shqetsuem filloi me turfullue dhe me i ngrehë veshët pip.
— Ndihmë — kujisin ata dy vetët.
Gjithnji ma afër e ma afër, borizanët dhe trumbetat ndihen gjithnji ma çiltë, gjimon toka prej topave të randë, kërsasin bataret e pushkëve. Sharaci i çatalloi syt dhe zu me këcye si i tërbuem. Ata dy vetët bërtitën dhe zunë me u përpushë. Sharaci gjithnji ma i shqetsuem. Marku u hutue bukur fort prej asaj çudije, por bani kryq, mënjanoi legenin me venë, e çpiku dhe iu afrue Sharacit tue i folë:
— Ah mor Shar, moj e mira e ime
Treqind vera tashma që janë mbushë
Qysh me ty që, paj un’jam bashkue
Asnjiher’ ti ende s’je frigue!
Me ndihm’ t’zotit mir’ po, ka me u ba.
Kërsitën topat, u trand edhe vetë Marku, Sharaci këceu, thuese u tërbue; ata dy vetët fluturuen poshtë prej kalit dhe u rrokullisën në hendek me kukamë. Marku qeshi nga halli dhe mezi mbërrini me i hypë Sharacit. Kur pushkët e topat u ndëgjuen tashma për s’afërmi, Sharaci kaloi vetimshëm përtej atij hendekut si i tërbuem dhe ngarendi nëpër ara e të mbjelluna nëpër karrmë dhe gropa. Marku nuk mundte me e ndalë. U ba petull në kalë, mbronte fytyrën me dorë që të mos ia gërvishtin therrat; i ra kësula lëkurëshqarthi, shpata i këcente prej belit, kurse Sharaci shkelte nën vedi çdo gja dhe fugonte si i krisun. Taman duel në patalok, kur atje, pa se asht i rrethuem prej ushtris, ushtojnë burijat, bijnë trumbetat, kërsasin pushkët gjëmojnë topat nëpër naltsinat përreth. Para tij, mbas tij, majtas, djathtas, gjithkah ushtrija. Sharaci u çue dik përpjetë dhe vrapoi drejt. Marku e kapi topuzin dhe iu vërsul turmës që bahej gjithnji ma e dendun rreth tij. Ndoqën shoqi shojnë ma se dy orë derisa Sharaci filloi me qitë shkumbë të përgjakun, e, edhe Marku ishte lodhë tashma tue qëllue me topuzin e randë. Pushkët nuk mujshin me i ba gja lehtë, sepse mbante në trup parzmoren e hekurt, nën këte këmishën pancir të gërshetueme prej çelikut dhe mbi te petka tre fish e mandej qyrkun lëkurë ujku. Por pak pushkët, pak topat, pak morija e goditjeve e mposhtën Markun. Ia muerën kalin, ia muerën armët, e lidhën dhe e çuen nën roje në rreth për hetime.
Dhetë ushtarë para tij, dhetë përmbrapa, dhe kështu nga dhetë në të dy anët me pushkë të mbushuna e me bajoneta mbi to. Duert ia kanë lidhë përmbrapa dhe ia kanë vu verigat; ndër kambë i kanë vu pranga të randë gjashtë okë. Nji batalion ushtarë gjindet përpara si roje kryesore, regjimenti ec përmbrapa, kurse mbas regjimentit bumbllon divizioni, që merr fund me komandantin e divizionit rrethue nga shtatmadhërija dhe ndër anë, andej e këndej, bumbullojnë divizionet e artileris nëpër naltsina.
Gjithçka asht përgatitë si në kohën e luftës. Dymbëdhetë ushtarë e mbajnë Sharacin, nga gjashtë në çdo anë, e edhe atij i vunë qystek të fortë dhe rrjetë në gojë që të mos e kafshojë ndokend. Marku u mrrol, i këceu në fytyrë njifarë melankolije, jo në qef, i vari mustaqet dhe këto i ranë në krahë. Secili mustak sa qingji gjashtëmuejsh, kurse mjekra deri në shokë, si qingji njivjeçar. Rrugës, ku e çojnë, gjindja ngjitet nëpër huj, gardhiqe, e druj vetëm që ta shohin megjithse ai, përkah gjatsija i kalonte rëndom nji pllambë e ma tepër të gjithë ata rreth vedit.
E suellën në ndërtesën e rrethit. Nënprefekti rrin në zyrën e vet, nji burralec i vogël i përçudun, me krahnuer të futun përmbrenda, me shiqim të topitun, kollitet nga pak tue folë, kurse duert i ka si shkopij. N’anën e majtë dhe të djathtë të tavolinës së tij nga gjashtë policë me revole gati për zjarm.
E nxuerën para tij Markun e lidhun kambë e duer me pranga.
Kapiteni u tremb prej prangave të Markut dhe u dridh si n’ethe; i çatalloi syt dhe nuk mujti me folë. Mezi e muer vedin dhe tue kollitë ngapak, filloi me e pyetë me za të ngjirun:
— Si quheni?
— Mark Kraleviqi! — kumboi zani i fuqishëm e kapiteni u trand dhe e lëshoi pendën, policët u prapsuen, kurse gjindja zuni derën.
— Ju lutem, folni me za ma t’ulët, sepse gjindeni para pushtetit. Nuk jam shurdhan. Kur keni lindë?
— Vitin 1321.
— Prej kah jeni?
— Prej Prilepit, qytetit të bukur.
— Me çka merreni?
Marku u çudit kur ai e pyeti për këte.
— Po pyes: a jeni nëpunës, tregtar apo punoni tokën?
— Mue as baba nuk më ka lavrue
Që me bukë të më kef ushqye.
— Me çfarë pune keni ardhë atëherë?
— Si me çfarë pune? Paj Ju më thirrni si nji ditë për ditë, tash pesëqind vjet. Gjithmonë më këndoni ndër kangë dhe kukatni: „Ku jë, o Mark?” „Eja, o Mark!” „Kuku Kosovë!” aq sa edhe në vorr më duel mbi kapuç dhe iu luta zotit të më lirojë që të vij këndej.
— O, vlla i dashtun, ke ba marri. Gjepra, paj kangët retëm ashtu këndohen. Po të kishe qenë i mençëm nuk do t’ishe mbështetë në kangë, as na nuk do të kishim tash kaq kokëçamje as na me ty, as ti me në. Sikur t’ishe thirrë zyrtarisht, me thirrje kjo do t’ishte punë tjetër. E kështu nuk ke rrethana lehtsuese… Gjepra, çfarë punësh mundesh me pasë këtu?… përfundoi kapiteni mërzitshëm dhe në vedi mendoi: „Dreqi ju marrtë ty dhe kangët!” Njerzit tallen dhe këndojnë profka e mue tash të më kapin ethet!”
— Oj Kosovë ti përherë e rrafshtë
Pse trishtueshëm ti, mue po më pret,
Për mbas princit tonë paj të vyeshëm
Nëpër ty tash t’daj’ pleqni sulltani! …
— foli Marku si për llogari të vetën, mandej iu drejtue nënprefektit:
— Un’ do t’nisem dhe kurrkush mos dasht’
Dhe të nisem, me ardhë dhe n’mos mujsha
Do të shkoj n’qytet t’Carigradit
Do ta vras, po, carin e Stambollit…
Kapiteni këceu prej vendit.
— Mjaft, ky ësht nji faj i ri. Ju me këte po doni me na shkaktue fatkeqsi të madhe, sepse tash vendi ynë asht në marrëdhanje miqsore me imperatorin turke.
Marku mbet gojëhapun prej çudis. Kur e ndjeu këte, për pak nuk i ra të fikët. Miqsi me Turqit!… Paj pse dreqin më thërrasin mendon në vedi dhe nuk mundet me u koncentrue prej çudis.
— Për çka kujtoni, Ju lutem, ju keni ba faje të shumta, për të cilat jeni të pandehun!
- Më 20 të këtij mueji e keni mbytë në mënyrë rënqethse Pjetër Tomiqin, tregtar, që shetitte me velespit. Mbytjen e keni ba me paramendim sikur dëshmojnë dëshmitarët e përmendun në padi: Millan Kostiqi, Sima Simiqi, Avram Sreqkoviqi e tjerë. Simbas hetimeve të sakta në vend dhe vizitës mjeksore, ju e keni mbytë Pjetrin me armë të topituna, të randa dhe mandej të vdekunit ia keni pre kryet. A doni që të ju lexoj padin?
- Të njajtën ditë keni sulmue Mark Gjorgjeviqin, mejhanexhin e katundit V… me qëllim që, simbas natyrës s’uej t’egër, ta mbytni, por ai, ka ikë fatmirsisht. Këtij qytetari të ndershëm, i cili ka qenë edhe deputet i popullit ia keni nxjerrë tre dhambë të shëndoshë. Simbas raportit mjeksuer ky asht lëndim i randë. Ai asht ankue dhe kërkon që të dënoheni mbas ligjit dhe t’i pagueni damin, kohën e humbun dhe të gjitha shpenzimet gjyqsore.
- Keni vra njizet gjindarmë dhe i keni plague randë dy shkrues të rrethit.
- Pesëdhetë padina gjinden për tentativë vrasjeje.
Marku nuk din me folë prej çudis.
Na këtu kemi me e hetue çashtjen dhe derisa të marrin fund hetimet Ju do të jeni në burg këtu, mandej çashtjen do t’ia referojmë gjyqit. Atëherë mundeni me marrë ndonji avokat që të ju mbrojë.
Markut iu kujtue probatin Obiliqi dhe mendoi: Uh, ç’kishte për ta mbrojtë, ai! I erdhi diçka randë, derdhi lot prej syve dhe vikati:
— Ah mor, v’llam, Obiliq Milloshi
Vall’ s’po sheh a s’don me ndi për mue?
Në çfarë hallesh unë paj kam ra
Due ta hupi kokën po kuqloshe
Pa pikë faji Zotit të vërtetë!…
— Çoni tash në burg! — tha kapiteni me frigë dhe u kollit ngjirshëm.
Kraleviq Marku për herën e dytë midis Sërbëve (1/5)
Na ka marrë kryet erë ne Sërbëve dhe ma se pesëqind vjet kukasim: „Kuku Kosova!” „Kosova e mjerë!” „Kuku, Llazo!” Kështu vajtuem, tue iu kërcnue me vaj dushmanëve. „Kështu do të bajmë, ashtu do të bajmë”. Vajtojmë trimnisht dhe kërcnohemi, kurse dushmani qeshet; mirëpo në mjerim na ra në mend për Markun dhe zumë me thirrë burrin e dheut që të çohet prej vorrit, të na mprojë e të hakmarret për Kosovën. Thirr sot, thirr nesër, thirr çdo ças për çdo send: „Çou, Mark!” „Eja, Mark”! „Shiqoji, Mark”, lotët, „Kuku Kosova!” „Çka pret, Mark”. Kështuqë të thirrunit kaloi në paturpsi. Dehet dikush në mejhane dhe teksa i prish të hollat, menjiherë bie në pikllim për Kosovën; e kaplon njifarë ndjenje trimnije dhe menjiherë: „Kuku, Mark, ku gjindesh tash?” Dhe kjo, or vlla, jo pak, por zgjati kësodore ma se pesëqind vera. Në Kosovë tashma knetë e tanë lotësh sërbë dhe Marku u valavit në vorr, u valavit dhe dikur i doli burrit të dheut të vdekun përmbi kapuç.
Dhe nji ditë, fill e para selis së zotit.
— Çka ke, or Mark? — e pyet zoti me butsi.
— Lëshom, zot, që të shoh çka bajnë poshtë ata qorrat e mij; më ka dalë përmbi kapuç kukama dhe të thirrunit e tyne!
— E, Mark, Mark, — fshani zoti; të gjitha i dij, por sikur të mundte kush me u ndihmue, unë do t’u kisha ndihmue i pari.
— Vetëm kthemi, o zot, Sharacin dhe armët, epma fuqin e kahershme dhe lëshom që të shiqoj athue mundem me ba ndonji send.
— Shko, mbasi po dëshiron — tha — por nuk ke me kalue mirë.
Dhe përnjiherë, në nji mënyrë të çuditshme Marku në Sharacin e vet zbriti fluturim në tokë.
Sillet rreth vedit, shiqon vendin, por nuk mundet kurrqysh me i ra në te ku gjindet. Shiqon Sharacin. Po, Sharaci ësht po ai. Shiqon topuzin, shpatën; ma së mbrami petkat. Vetë ato, nuk ka dyshim. E çon dorën në calik. Edhe ky këtu, plot me venë. Këtu janë edhe çekët. Gjithçka e bind se ësht ai Marku i kahershëm, por nuk mundet kurrsesi me i ra në fije ku gjindet. Tueqenëse kishte vështirsi me vendosë çka me ndërmarrë tash në tokë, ai ma parë e ma dalë i zbriti Sharacit, e lidhi për lis, e hoqi calikun dhe zti me pi venë abollaqë, si tha, kështu për nge, të mundte me mendue mirë për çdo send.
Marku pin kështu dhe vëzhgon mos po i bjen në sy ndonji i njoftun, kur befas fishklloi dikush në biçikletë pranë tij dhe, tue u frigue prej kalit të çuditshëm, petkave dhe armëve të Markut, u dha kambëve me sa fuqi pat, tue kthye kryet përmbrapa me pa sa gjindej tashma larg prej rrezikut.
Marku, nga ana tjetër, u frigue nga mënyra e çuditshme e t’udhtuemit dhe mendoi se asht ndonji gogol, por megjithate vendosi me luftue me at përbindsh.
Piu ende nji legen me venë, dhe u mërdhez deri në sy; nji legen ia dha Sharacit që ta pijë, mandej e hodhi calikun në bar e rrasi deri në sy kësulën lëkurëshqarthi dhe i hypi Sharacit, i cili ishte mërdhez tashma deri në veshë. Trimi i vyrtytshëm u zemrue dhe i tha Sharacit:
— Po qe se ti, Sharac, nuk e mbërrin,
Katër kambët kam me t’i thye!
Kurndjeu Sharaci nji kërcnim kësisoj të tmershëm, me të cilin ishte zvjerdhë n’at botë, fugoi si kurr deri atëherë.
Kur u shtri në kal, i furishmi krejt pluhnin e fshinte me gjuj nëpër rrugë dhe zingjit rrihshin tokën e zezë. Ikte edhe ai para tij si me pasë krahë dhe gjithçka sillej. E ndoq kështu plot dy orë dhe as ai nuk largohej shum, as Markut nuk iu dha me e zanë. Kështu u avitën afër njani tjetrit te nji mejhane rruge; kur Marku e pau kët gja, u tremb që mos t’ikë krejtsisht në ndonji qytet dhe mbasi tashma i kishte ardhë shpirti te hunda tue e ndjekë, i ra ndërmend n’at kohë topuzi. E nxuer prej duqeve dhe vikati zemrueshëm:
— Po t’jesh’ zan’ e krih sikur të keshë
Ase zanat paj me t’pas’ ushqye
Edhe vjet ti mue me më pas’ ikë
Marku ty sot kish’ me t’shti në dorë.
Foli kështu, mandej e vërtiti topuzin skaj vedit edhe e lëshoi.
Ai, i qëlluem, ra, por as toka nuk e priti gjallë. Marku erdhi te ai, nxuer shpatën dhe ia preu kryet, ia shtini atë Sharacit në strajcë, mandej, tue këndue u drejtue kah mejhanja e rrugës dhe Sharaci mbeti tue çukrëmue pranë asaj vegle djallzore. (Harrova me thanë se Marku edhe atë e preu me shpatë, të cilën e kishin farkue tre farkatarë me tre ndihmës të vet, dhe për nji javë ia kishin ujdisë tehin që të mundet me pre gurë, dru, hekur — me nji fjalë çdo hajmali).
Plot katundarë gjindeshin para mejhanes dhe kur panë çka u bd dhe shiquen Markun të zemruem, bërtitën prej frigës dhe u banë pikë e pesë. Mbeti vetëm mejhanexhiu. U dridh prej frigës si n’ethet ma të forta, iu luhatën kambët, çatalloi syt dhe u zverdh në fytyrë si i vdekun.
— Pashë zotin, o trim i panjoftun
T’bukrat kurte athue ndi e kanë? …
Trimi i panjoftun belbezoi prej frige dhe mëzi spjegoi nga vëdiga se kjo asht mejhane rruge dhe se ai asht mejhanxhiu vetë dora. Marku u tregoi kush asht dhe prej kah dhe se si ka ardhë me hakmarrë Kosovën dhe me e mbytë sulltanin e Turqis. Mejhanexhiu kuptoi vetëm fjalët „me e mbytë sulltanin” dhe friga e kaploi ende ma tepër kur Marku vazhdoi me folë dhe me pyetë kah asht rruga ma e shkurtë për Kosovë dhe si ka me shkue te sulltani. Marku flet, kurse ai dridhet prej frige dhe vetëm ka në tru: „me e mbytë sulltanin!” Ma në fund Marku ndien etje dhe urdhnoi:
— Sillëm, venë, or ti mejhanexhi
Që un’ trimi etjen tash ta shuej
Sepse itht, ajo m’ka mërzitë!
Këtu Marku zbriti prej Sharacit, e lidhi para mejhanes, kurse mejhanexhiu hyni që të sjellë venë. U kthye prej andej, tue pru nji gotë të vogël „nji decshë” në tabake. Duert i dridhen prej frige, vena i dridhet prej gotës dhe kështu i afrohet Markut.
Kur e pa Marku at gotë të vogël, orëpreme, të stërpikun, mendoi se ai po don cok me luejtë harushë me te! U idhnue keq dhe ia krisi mejhanexhis shuplakë fytyrës. I ra aq lehtë sa ia luejti nga vendi tre dhambë të shëndoshë.
Marku prej atyhit prap i hypi Sharacit dhe vazhdoi rrugën. Mirëpo ata katundarët që u banë pikë e pesë, ngarendën drejt në rreth, në polici, me lajmrue për vrasjen e tmershme dhe qatipi u dërgoi telegram fletoreve. Mejhanexniu e lidhi fytyrën me peca të ftofta, i hypi kalit dhe fill te mjeku, muer raportin për lëndim të randë; mandej shkoi te avokati dhe ky e shoshiti hollsisht për çdo send, ia muer të hollat dhe ia shkroi ankesën për faj penal.
Nënprefekti urdhnoi menjiherë nji shkrues që me disa gjindarmë t’armatosun të niset për ta gjurmue kriminelin dhe dërgoi qarkore telegrafike nëpër tanë Sërbin.
Marku as nuk andrron çka po i përgatitet dhe se si mbërrijtën tashma dy-tri padina të tmershme „të furnizueme me taksat ligjore” dhe me citimin e paragrafave për vrasje, i për lëndim të randë për fyemje nderi; mandej këtu gjinden bile të shkrume „friga e psueme”, „dhlmjet e psueme”, „shpenzimet rreth mjekimit”, „kaq e kaq damshpërblime për premjen e punës në mejhanë, koha e humbun, të shkruemit e ankesës dhe taksat”. E bile për zanet alarmuese të përhapuna për vrasjen e sulltanit, ministrija u lajmrue tashma menjiherë me shifër dhe prej andej mbërrini përgjigja e shpejt: „Le të kapet menjiherë ai rrugaç e të dënohet shum rreptë mbas ligjit edhe të syrvejohet me zellin ma të madh që të mos përsëriten këso rastesh, sepse ashtu e duen interesat e vendit tonë, i cili gjindet tash në marrëdhanje miqsore me imperiatorin turke”.
Zani përhapet larg me shpejtsi rrufeje për njeriun e tmershëm me petka e armë të çuditshme e me kalë ende ma të çuditshëm.
Marku, prej asaj mejhanes, u nis rrugës. Sharaci ec me hapa të rregullt, kurse Marku asht mbështetë për kaptell dhe çuditet se si gjithçka asht ndërrue; edhe njerzit, edhe rrethina, edhe adetet, gjithçka, çdo gja.
I vinte randë që ishte çue prej vorrit. Nuk i ka ma shokët e vjetër, nuk ka me kend me pi venë. Gjindja punojnë nëpër arat për rreth. Dielli pjek me të vlue truni, puntorët janë krrusë, punojnë e heshtin. Ai qëndroi pranë rrugës dhe iu bëzani me qëllim që t’i pyesi për Kosovën, por puntorët kur e panë, u dridhën prej frige dhe hikën prej arave e u banë pikë e pesë, U has me dikend në rrugë dhe ky u prapsue dhe qëndroi si i gozhduem i çatalloi syt prej frige, shiqoi djathtas, majtas dhe si i hutuem u hodh me tanë fuqin përtej hendekut ose drizave. Sa ma tepër që Marku i bëzan me u kthye ai aq ma rreptas ik. Natyrisht, secili prej të friguemve ngarend fill në zyrën e rrethit dhe padit për „tentativë vrasjeje”. Para ndërtesës së rrethit populli e ka zanë rrugën sa njeriu mos me mujtë me kalue. Fëmijt piskasin, grat kukasin, burrat tranditen, avukatët shkruejnë padina, rrahen telegrame, policët e gjindarmët shkojnë poshtë e nalt, burijat bijnë për kushtrim nëpër kazerma, mbahen mesha nëpër kisha që të largohet ky mjerim prej popullit. Prozhmitet nëpër turmë se Kraleviq Marku asht çue lugat dhe prej këtij tmeri u trembën edhe policët dhe gjindarmët e deri vetë ushtarët. Ku ta mban, or vlla, me luftue me Markun e gjallë e lene ma kur asht ende lugat!
Votoj për të verbtit
(nga jeta shkollore)
Deri para disa vjetësh ishte ende gjallë mixha-Mijati sikurse e thirrshim të gjithë në katundin tonë dhe në tanë rrethinën. Gjaja që më çuditte ende në vocrri asht se me emnin mixha-Mijat e thirrshin edhe pleqt me flokë të thimë, tue thanë prejse e mbajnë në mend mixha-Mijatin e mbajnë në mend si burrë plak. Unë e mbaj në mend ende si fëmi, kut mësojsha në shkollën fillore në katund. Shtëpija e tij ishte afër katundit dhe thuese e shof tash se si ec kadalë rrugës që çon skaj shkollës. Trupgjatë, i bashëm me mustaqe të gjata të thime, flokët bukur të gjatë të thimë, gati deri në supe, mjekrën e rrueme, vetullat e gjata të thime, të cilat gati ia mbulojshin syt. Ec kadalë me hap të madh, por me trupin drejt. Pin duhan me çibuk të gjatë qershije dhe krahaqafë i laviret tarkaçja e vjetër, e në te qesja e duhanit prej mëshiku të butë, stralli dhe ende disa gjana që i nevojiten ma së forti. Shtëpin e kishte të fortë patriarkale, që numronte ma tepër se pesëdhetë frymë. Ndoshta për respektin kundrejt mixha-Mijatit nuk ishin nda, sepse menjiherë mbas vdekjes së tij, familja e madhe u shkapërderdh në disa shtëpi.
Edhepse ishte analfabet, prapseprap mixha-Mijati çmonte shkollën dhe ditunin si ndonji gja të shejtë dhe shiqonte me gëzim se si çdo fëmi din me lexue libra e me shkrue letra, gja që ishte e rrallë në kohën e rinis së tij dhe i këshillonte ma të rijt që t’i çojnë fëmijt nëpër shkolla e të mësojnë dituni. Ai shpesh ulet bri votrës, ndez çibukun, gufat e dendun të tymit kotullohen nëpër mustaqet e thime, rreth gojës pak të zverdhueme, e fëmijt i lexojnë kangë trimnije; ose ai tregon për luftat dhe trimat e kryengritjeve. Ai ishte pesë vjeç kur krisi kryengritja e parë, kurse në kryengritjen e dytë, tashma kishte qenë ndër lufta. Tue tregue për ato dit te mundimshme, për trimat e vramë dhe mjerimet e randa, loti i rrokulliset shpesh nëpër faqet e tij të rrudhuna dhe ai e merr lahutën, iu bjen kordhave, dridhen tingujt e pikllueshëm, dridhet zani i dhimbshëm, i molisun, i plakut.
Nëpër tokën e Sërbis kur deshtën
Nëpër tokën e Sërbis me rrëxue…
Njiherë kjo ndodhi dy-tre vjet para vdekjes së tij, tue bisedue me mësuesin, mixha-Mijat tha:
— Asht çudi, mësues, sod ka edhe liri edhe njerëz me këndim e shkrim, edhe shkolla, edhe gjithçka, e prap njerzit gjithnji ma të këqij!… — Mbas këtyne fjalëve mixha-Mijal ra thellë në mendim e tundi kryet dhe fshani:
Mësuesi nuk i tha kurrgja.
Mbas njij heshtjeje të shkurtë mixha-Mijat prap tha:
— Unë, tashma, or bir, shpejt kam me vdekë dhe kisha me qenë cok i gëzueshëm që të shof si mësojnë fëmija në shkollë dhe çka bahet atje.
— Qe, mbrenda tri ditëve, bahen provimet në shkollë, mixha-Mijat dhe eja në provime! — e thirri mësuesi me gjithë zemër.
Dhe mixha-Mijati premtoi se ka me ardhë.
—
Provimi si çdo provim. Fëmijt të pastruem, të veshun ma mirë se rëndom, rrijnë të shtanguem ndër vendet e veta, me shprehjen e frigës në fytyrë, sepse erdhi inspektori, ky „gogol” me të cilin, mësuesi i kishte frigue tanë vjetin. Inspektori, serioz, i mrrolshëm, rrin randë në tavolinë, në të cilën, për shkak të tij, asht vu veçanërisht nji çarshaf i bardhë dhe në gotë nji tubë lule. Fytyrën e ka me nji hije madhshtore thuese asht përgatitë me dhanë mësim n’univerzitet dhe kur i shqyrtoh shkrimet e fëmijve, i shqyrton me nji shprehje fytyre aq të randë e t’d mendueshme sa njeriu kishte me mendue se asht kah zgjidhë kushedi çfarë problemesh të mëdha shkencore. E shiqojnë fëmijt me sy të çatalluem, të friguem dhe në shprehjen e secilës fytyrë të tyne thuese lexon: „Medet, breee, qenka i tmershëm”.
Edhe mësuesi u frigue e u ndryshue, thuese pret sentencën prej së cilës i mvaret jeta, por përveç frigës atë e tundon edhe nji pyetje e randsishme: „A thue zotni inspektori asht filozof apo natyralist?”, sepse prej kësaj mvaret çfarë qendrimi do të marri kur të bajë pyetje dhe t’a merr mendja, edhe suksesi. Këshilli shkolluer, përba prej pesë antarësh, u ba serioz dhe thuese gjoja vëren dhe çmon „si asht mundue mësuesi”! Prindët e nxanësve rrijnë në skaj ndër karrika dhe ndëgjojnë me çfarë suksesi kanë mësue fëmijt e tyne.
Provimi vazhdon si e kërkon rregulli. Hyni mixha-Mijat. U çuen edhe fëmijt edhe qytetarët. Inspektori u bani me dorë idhshëm fëmijve që t’ulen e mos ta presin punën. Mixhës-Mijat ia lëshuen vendin ma të mirë dhe ai ndejti, me respekt të thellë, kundroi nëpër mure pikturat e larme me gjarpij, lopë, zogj e kafshë tjera të Zotit, numratorin, drrasën e zezë, mapat, mandej shiqoi në nji karrikë afër tij nji bas kryp, nji thupërz surfulli, nji copë hekur, nji shufër çeliku, do gurë, ende plot sende të rëndomta.
Të gjitha këto që shiqoi nëpqr shkollë e çuditën mixha-Mijatin nji nji sikur e pau për herën e parë ferovin.
Inspektori e thirri nji nxanës mu në çastin kur mixha-Mijat u ul në karrikë.
— Pyetni prej të njajtës landë — i tha inspektpri mësuesit denjsisht dhe muer nji atitudë e nji shprehje vëmendsije të thellë e të randsishme.
— Thuena, Millan, çka din për delmen. Kije menden, kadalë, mos u frigo, ti e din këte për bukuri.
Fëmija çatalloi syt, zgjati pakëz qafzën, gëlltiti pshtymën, shiqoi me frigë inspektorin dhe me za kumbus vikati:
— Delmja (Këtu e gëlltiti përsëri pshtymën tue u çue nji trohë maje gishtash dhe vikati tutje)… Delmja, ajo ka kryet…
— Shum mirë, tha mësuesi.
Inspektori e luejti kryet në shëj miratimi.
Fëmija u hutue pakëz tue mos dijtë çka don me thanë ajo lëvizje kreje e inspektorit dhe vazhdoi:
— Ajo ka kryet, qafën, trupin dhe gjymtyrët; në qafë ka qime të bukura të gjata që quhen jele.
— Kije menden, mos fol gjepra — tha mësuesi me za nji fije ma të rreptë.
— Athue nuk e ke pa delmen, more tarallak — baba i fëmis bërtiti idhnueshëm prej vendit të vet, e mysafirët tjerë u qeshën.
— Ju lutem mysafirëve mos të përzihen! — vrejti inspektori.
— Ama të lutem, zotni, ai asht fëmija i im, i ruen dhent gjithmonë dhe prap thot: ka jele. Çka keni ba me fëmijt në shkollë.
Fëmija shpërtheu në vaj.
— Kije menden, çka po hutohesh, ti din ta tregojsh këte shum bukur — tha mësuesi dhe ia lëmoi kryet, megjithse ma me gëzim do t’i kishte ra kres.
— Fëmija ende ma i hutuem vazhdoi dhe filloi me i ngatrrue të gjitha „ditunit”.
— Delmja, ajo asht kafshë shtëpijake, ka kryet dhe në krye postën, telegrafën dhe gjyqin qarkuer.
— Kije menden çka po flet. Delmja! Kupto: Delmja! — tha mësuesi dhe krejt dridhet — ku e gjete postën!
— Ajo ka kryet, këtu mblidhet parlamenti populluer!
— Kije menden ose po të çoj në vend!
— Ajo asht kafshë e jona grabitqare; buron në dy degë, nji degë në malin e Golijës dhe tjetra… Të dyja bashkohen te Stallaqi dhe rrjedhin në veri…
— A mos je i marrë sot? — vikati mësuesi.
— Ajo asht nji bimth i dobishëm, që piqet në vjeshtë dhe ep fryt të mbështjellun me nji cipëz lëkure e pjellë këlyshë të verbët dhe ndrron qimen çdo vjet.
— Në vend! — bërtiti idhshëm mësuesi dhe i fshini në ballë kokrrat e mëdha të djersës.
Provimi vazhdon tue provue nxansit tjerë.
Mixha-Mijat u ba krejt vesh dhe ndëgjon me çudi gjithçka i pyesin fëmijt e ai të gjitha i dinte kur kishte qenë si fëmi edhe pa shkollë.
Ndëgjoi se thiut ia ka andja lendin, se ka krye dhe katër kambë, se klyshi quhet derk, femna dosë dhe se mashkulli hakoç. Poashtu ndëgjoi se kau ka krye, katër kambë dhe bisht, se ësht dypërtypës, han bar e se tërheq qerrin, kurse prej lopës marrim qumsht të shishëm, se hahet mishi i kaut dhe lëkura përdoret për mbathje. Ndëgjoi ende se krypa ka shijen e gjelptë, se asht e bardhë dhe merr lagshti (ujcavet), se si çeliku asht i fortë dhe me të përpunohen brisqet, kosat e tjera.
Paj edhe këto nji fëmi nuk din krejt me i tregue. Nji fëmi bile tha se kali ndërton çerdhe nëpër druj të naltë, kurse tjetri ngrehi dorën dhe tregoi se si kali han bar, kullot bar dhe han edhe tagji, nuk asht dy përtypës dhe ia qëllon ende se si tërheq qerrin dhe përdoret për hypje.
— Qe kush ka kujdes norën e mësimit dhe nuk vëzhgon anash, se si mëson çdo lekcion, dhe din! — shtoi mësuesi me gëzim.
Mandej mixha-Mijat stërndëgjoi për dardhat, vishnjet, mollat, kumbullat dhe pemët tjera. Ku rritet secila, çfare asht fryti, pse përdoret, ndëgjon mixha-Mijat dhe çuditet cok nga pak më vedi, si i din të gjitha këto, pa shkollë, ma mirë se fëmijt.
Kaiojnë në gjuhën sërbishte në rendin e katërt.
Inspektori thirri njanin prej ma të mirëve.
— Të lexojë ose ta thotë përmend ndonji vjershë të vogël.
— Vjershë?… Mundet.
— Cilën vjershë e din.
— E dij „Nisja për Kosovë“.
— Hajt pra!
— Kur n’mëngjes paj zbardhulloi agimi
Dita zbardhi edhe dielli nxeu
Në qytet paj dyert tashma u hapën
Dhe uahtrija, hypun, shkon, n’zhderha
Kalorsija krejt me heshta lufte
— Mjaft! — e ndërpreu inspetkori.
Mixha-Mijat ishte nxe nji trokë dhe vjersha ia bani qejfin, por u mrrol kur inspektori e ndërpreu.
— Hajt tash tregom çfarë fjale asht heshta? — pyeti inspektori.
— Heshta, asht emën i përgjithshëm, kolektiv.
— Shum mirë.
— Në cilën rasë?
— Me heshta, asht emën në rasën e gjashtë, shumës dhe rasa e parë njajës asht heshtë dhe lakohet simbas kategoris së dytë.
— Për bukuri, e tash të më tregojsh çfarë fjale asht ajo kur? „Kur n’mëngjes paj zbardhulloi agimi” kështu e fillove vjershën. Pra, ai kur?
— Kur, asht ndajfolje.
— Po çka janë ndajfoljet?
— Ndajfoljet janë fjalë që vehen para foljeve dhe tregojnë vendin, kohën dhe mënyrën, ku, kur e si kryhet veprimi foljuer.
— Shum bukur! A gjindet n’at fjali ndonji folje?
— Gjindet, asht folja zbardhulloi prej foljes me zbardhullue.
— Shum mirë, hajt në vend, ti ke kalue provimin.
— Le ta vazhdojë vjershën Milivoj Tomiqi — thirri inspektori.
— Para tij Boshk’ Jugoviqi gjindet
Në zhderha, krejt n’ari të kulluet
— E, ndalu: krejt n’ari të kulluet. Kjo krejt, çfarë fjale asht?
— Vas ose sav (krejt), kjo asht përemën.
— Hajt matej!
— E mbuloi atë me kryq bajraku
— Probatime, gjer kuajt zhderha
Në bajrak paj molla prej florini
E në mollë kryqat prej florini
E prej kryqash tufat florini
Dhe trokisin Boshkën nëpër shpatlla.
— Mjaft! — tha mësuesi. Tash tregom çfarë fjale asht trokisin.
— Trokisin, kjo asht folje prej foljes me trokitë.
— Në cilën kohë? — pyeti inspektori.
— Trokisin, kjo asht kohë e tashme.
Mixha-Mijat tashma filloi me murmurue mërzitshëm që po ndërpresin vjershën, sepse kjo asht edhe e vetmja gja që i pëlqen prej të gjitha atyne sendeve që mësojnë fëmijt dhe sepse nuk e lanë me u kënaqë me vjershën deri në fund.
Tjetri, të cilin e thirrën, vazhdoi:
— Ju afrue carica Milica
Dhe për freni e kapi zhderhan:
„Duert ia qiti përrreth qafës vllaut
„Vlla i im, ah, Boshko Jugoviqi
„Për mue cari ty po të ka falë
„Dhe bekimin po, ty ta ka dhanë
„T’apsh bajrakun që e ke për zemër
„E me mue të rrij në Krushevac
„Qe ta kem un, nji vlla sa për be.“
Qiti foli Boshko Jugoviqi:
„Shko, moj motër, në kullen e bardhë
„Se te ti un’ s’kisha për me u kthye
As bajrakun kryq me e l’shue prej dore
Sikur Cari të ma falë…“
— Mjaft! — e ndërpreu mësuesi. Çfarë fjale asht kjo ma?
Mixha-Mijat këceu prej vendit të vet, filluen me iu dridhë qimet e tij të thimë nën vetullat e mëdha d vetuen syt nga idhnimi dhe briti:
— Po pse nuk po e len fëmin, more beter, që ta këndojë kët vjershë të bukur, por po e sulmon me gjithfarë gjeprash?
Mësuesi buzqeshi për vrejtjen e mixha-Mijatit i shushuriti diçka në vesh inspektorit dhe ky tha:
— S’kemi çare pa veprue n’at mënyrë, ashtu asht programi.
— Poqese ashtu duhet, atëherë hidhni ato programet tueja dhe mbyllni të gjitha shkollat, që fëmijt të mos rrijnë kot. Ai programi i juej i ka hutue fëmijt me gjepra e tash nuk dijnë, mbas aq shkolle, çka han kali, kurse ate e dijnë para se me ardhë në shkollë. Poqese ai program asht asisoji, atëherë asht ma mirë të mos jetë as ai, as shkollat, por të verbtit të shkojnë nëpër botë e të këndojnë vjershat tona të moçme dhe trimat, si në kohën e rinis sime, e na atëherë nuk kemi qenë ma të këqij!
Mixha-Mijat i shqiptoi këto fjalë me nji dhimbje të thellë me za të dridhshëm. Deshti me thanë edhe diçka, por në vend të kësaj, munxosi, fshama gjimoi prej krahnorit të tij, u kthye kah dera, dhe tue timdë kryet trishtueshëm duel prej shkolle, në të cilën edhe mysafirët edhe mësuesi edhe fëmijt mbetën në heshtje, të habitun prej çudis.
— Për Zotin, mixha-Mijat foli me mend, ai plak i vjetër asht mendtar. Dhe unë votoj për të verbtit — tha me gjysë zani me vehte nji plak, të cilit të votuemit tashma iu kishte ba shprehi dhe n’at mënyrë ndërpreu heshtjen e randë, e të thellë.
Burim: Radoje Domanoviq, Satirat, Rilindja, Prishtinë 1960. (Përkth. Mehmet Hoxha)
Stradija (12/12)
Qeveris së re të ngratë iu desht patjetër me mendue menjiherë, mirëpo, ministrat në Stradi nuk janë fë regjun n’at zanat. Të flasim sinqerisht, disa dit qëndruen trimnisht e ballënaltë; derisa nuk u sosën edhe paret e fundit n’arkën shtetnore, ata me fytyrë të gëzueshme dhe të kthjelltë pranojshin ditën plot deputacione të popullit dhe mbajshin fjalime prekse për ardhmenin e lumtun të Stradis së tyne të dashtun dhe të vuejtun; kur vinte nata atëherë shtroheshin bankete të shkëlqyeshme e të kushtueshme ku pijshin këndojshin dhe çojshin dollina patriotike. Por kur arka shtetnore u shpraz plotsisht, zotni ministrat filluen me mendue seriozisht dhe me bisedue ndër vedi çka me ndërmarrë në kët gjendje kaq të dëshprueme. Tashma për nëpunsi ishte lehtë: ata ishin dhe zakonisht të mësuem që mos t’i marrin rrogat nga disa muej; pensionerët janë njerëz pleq, mjaft dhe kanë jetue; kurse ushtarët, merret vesh vetvetiu, duhet të mësohen në vuejtje e skamje. Nuk asht kijamet dhe ujën me e durue; furnizuesve, sipërmarrsve, dhe çdo qytetari tjetër të mirë të Stradis së lumtun, asht lehtë me u thanë se pagimi i llogarive të tyne nuk ka hy në buxhetin e këtij vjeti. Por nuk asht lehtë për ministrat, sepse ata, kuptohet, duhet të paguejnë që të flitet dhe të shkruhet mirë për ta. Nuk asht lehtë edhe për plot gjana tjera të ngutshme, sepse gjinden mjaftë gjana që janë ma të ngutshme se Stradija.
Filloi me i kapë dhe erdhën n’ide se duhet me e fuqizue ekonomin; për kët arsye vendosën ta shtijnë borxh vedin me nji hua bukur të madhe, por mbasi për konkludimin e kësaj huaje duhej shpenzue medoemos mjaft të holla për mbledhjet e parlamentit, për udhtimet e ministrave në vendet të hueja, ministrat vendosën të mbledhin për at qëllim të gjitha depozitat prej arkave të shtetit, ku i kishin deponue paret privatët, që n’at mënyrë t’i ndihmojnë atdheut që rrënkonte në mjerim.
Në tanë vendin u ba pshtjellim: në disa fletore flitej për krizën ministrore, ndër disa se si qeverija i kreu volitshëm bashkëfjalimet në lidhje me huan, ndër disa për njanën e për tjetrën, kurse fletoret qeveritare shkruejshin se si vendi nuk ka qenë kurr në nji mirëqenje ma të mirë.
Gjithnji ma tepër e ma tepër filluen me folë për at hua shpëtimtare, fletoret gjithnji ma tepër e ma tepër i mbushën shtyllat e tyne me diskutim për ket çashtje. Nga të gjitha anët lindë interesim i madh dhe për pak nuk shkoi deri aty sa me ndalue gati të gjitha punët. Edhe tregtarët edhe furnizuesit edhe nëpunsit edhe penzionerët edhe të gjithë presin me padurim e tue u dridhë si n’ethe. Ndër të gjitha anët, vetëm për ate flasin, pyesin dhe bajnë parashiqime.
Ministrat ngasin tash në këte tash n’at vend të huej, herë njani, herë tjetri, herë nga dy-tre sëbashku. Parlamenti asht i mbledhun edhe atje bahet debatë, vendoset dhe në fimd aprovohet me konkludue huan pa çare. Mandej secili shkoi në shtëpin e vet, kurse kureshtja e pamasë bahet gjithnji ma e madhe n’opinionin publik.
Ndeshen dy vetë në rrugë dhe në vend të përshëndëtjes, menjiherë:
— Çka u ba me huan?
— Nuk e dij!
— Athue i kanë fillue negociatat?
— Sigurisht!
Ministrat gjithnji ma fort e ma shpesh vizitojshin vendet e hueja dhe ktheheshin mbrapa.
— Ka ardhë ministri? — pyet njani.
— Edhe unë po ndiej.
— Çka asht ba?
— Ndoshta në mënyrë të volitshme!
Kështu vazhdon puna derisa fletoret e qeveris mezi lajmruen, qeverija ka gjithmonë nga disa fletore, në të vërtetë secili ministër fletoren e vet — nji ose dy se qeverija i përfundoi negociatat me nji grup të jashtëm dhe se rezultatet janë shum të volitshme.
„Mundemi me pohue me siguri se për disa dit huaja ka me u nënshkrue dhe parija me u importue në vend”.
Njerzit u qetsuen pak por fletoret qeveritare lajmruen se për dy-tri dit do të vijë në Stradi ndihmsi i atij grupit bankar zotni Horije dhe do ta nënshkruejë kontratën aty.
Tash teksa zu dhe rragatija me gojë e me shkrim. Pyetjet pritjet, kureshtja e tepërt e nervoze dhe të shpresuemit pa mase në nji të huej, që pritshin ta shpëtojë vendin, kishin mbërri kulmin.
Për kurrgja tjetër dhe nuk flasin e nuk mendojnë veçse për at Horijen. Hapet fjala se ka mbërri dhe ka ra në kët e n’at hotel dhe turma e kënaqun e popullit, mashkuj e femna, pleq e të rij, ngasin kah hoteli — ngasin me aq gjakim e marrzisht sa pleqt edhe ma të dobtit i shkelin dhe i shtyjnë me brryla.
Posa duket në rrugë ndonji i huej, udhtar, menjiherë njani i thot tjetrit:
— Hej bre, nji i huej! — dhe e shiqon shoqin në mënyrë sinjifikative, me fytyrë e shiqim si ta pyeste: „A mos asht ai Horije?”
— A mos asht ai? — thot ai tjetri.
— Edhe mue diçka po ma han mendja!
Nga të gjitha anët e kundrojnë të huejin dhe përfundojnë se bash ai do të jetë. Mandej e përhapin lajmin nepër qytet se e kanë pa Horen dhe ky lajm përhapet dhe qarkullon aq shpejt nepër të gjitha shtresat e shoqnis sa bile mbas nji ose dy orëve tanë qyteti pohon me siguri se ai gjindet këtu, se njerzit e kanë pa personalisht dhe kanë folë me te.
Policija hallakatet, ministrat shqetsohen dhe ngarendin në të gjitha anët që të takohen me te e t’i bajnë nderime.
Nuk e gjejnë.
Të nesërmen fletoret lajmrojnë se lajmi i djeshëm për ardhjen e Horijes nuk asht i vërtetë.
Deri ku mbërrini kjo punë ka me u pa prej kësaj ngjarjeje.
Nji ditë dola në stacion ku ndalohet nji barkë e huej.
Barka mbëirmi dhe ushtarët zunë me dalë. Unë bisedojsha diçka më nji mik, kur qe menjiherë turma e njerëzve u mblodh te barka aq me vrull sa për pak nuk më rrëxoi njani që vraponte.
— Çka asht kjo?
— Kush asht? — filluen me e pyetë shum vetë njani tjetrin.
— Ai! — përgjigjen.
— Horije, a?
— Po, erdhi!
— Ku asht, ku gjindet? — ushton turma dhe gjindja zunë me u shty, me u shtypë, me u çue maje gishtash, me vëzhgue: secili don me iu avitë ma tepër.
Me të vërtetë vuna re nji të huej që lutej dhe kërkonte ndihmë që ta lëshojnë, sepse kishte punë të ngushtme. Njeriu mezi flet, në të vërtetë, rënkon, i shtypun dhe i pizatun nga gjindja kureshtare.
Policët menjiherë kuptuen detyrën e tyne të vërtetë dhe ngarendën ta vejnë në dije për ardhjen e tij kryetarin e qeveris e ministrat tjerë; kryetarin e komunes, kryetarët e kishës dhe parsin e vendit.
Mbas pak në turmë u ndëgjuen zanet:
— Ministrat, ministrat!
Dhe ministrat me të vërtetë u dukën me tanë parsin e vendit të Stradis. Të gjithë me petka kremteje, me tanë shiritat dhe dekoratat e shumta (të gjitha nuk i bajnë ndër rrethana të rendomta, por vetëm nga disa). Turma u hap në dy anët e rrugës dhe kështu i hueji mbeti vetëm në midis, nga njana anë, kurse nga ana tjetr u dukën ministrat, tue shkue me i dalë përpara.
Ministrat u ndaluen në nji largsi të përshtatshme, hoqën kapelat dhe u përkulën deri në tokë. Po kështu bani edhe turma. Ai dukej diçka i hutuem, i friguem tepër dhe njikohsisht i çuditum fort, por nuk lëvizte nga vendi, rrinte i palëvizshëm, si statujë. Kryetari i qeveris bani nji hap ma përpara dhe filloi:
— O i huej, shum i çmueshëm, ardhjen tande në vendin tonë historija ka me e shënue me shkroja t’arta, sepse kjo ardhje sinjifikative çel nji epokë të re në jetën tonë shtetnore; ardhja jote ja sjell ardhmenin e lumtun Stradis sonë të dashtun. N’emën të krejt qeveris, n’emën të krejt popullit, të përshëndes si shpëtimtarin tonë dhe brohoris: rrnofsh!
— Rrnoftë! Rrnoftë! — gjimon ajri nga brohoritja prej mija gërmazash.
Mandej kryetari i kishës filloi me këndue kangë të devotshme dhe kumbonat kumbuen nëpër tempuj të kryeqytetit të vendit të Stradis.
Kur u krye edhe kjo pjesë e pritjes zyrtare, atëherë ministrat me buzëqeshje t’ambël në fytyrë, me përultni, iu afruen të huejit, ia shtërnguen dorën me rend, mandej tjerët u larguen dhe qëndruen kryeshtrue, me krena të përuluna, kurse kryetari i qeveris muer valixhen e tij para duerve me njifarë respekti të thellë, e ministri i financave, shkopin e njeriut të famshëm. I muerrën me vedi këto sende si ndonji gja të shejtë. Valixheja, merret vesh, ishte gja e shejtë, sepse në te gjindej sigurisht kontrata fatale; me të vërtetë n’at valixhe gjindej as ma pak as ma shum, por ardhmenija, ardhmenija e lumtun e tanë nji vendi. Për kët shkak, pra, kryetari i qeveris, tue dijtë çka ban në duert e veta, dukej solemn, i ndërruem në fytyrë, krenar, sepse në duert e veta mbante ardhmenin e vendit, të Stradis, kryetari i kishës, si njeri i pajuem prej Zotit me shpirt të madh dhe mendje, pënjiherë edhe vetë e parandsin e asaj valixhje, prandej me fetarët tjerë të mëdhej e rrethuen kryetarin e qeveris dhe kënduen kangë të devotshme.
Kortezhi shkon përpara. Ai dhe ministri i financave përpara, kurse valixhja para duerve të kryetarit të qeveris, rrethue prej fetarësh të mëdhej dhe popullit kryeshtrue mbrapa tyne.
Shkojnë ngadalë, solemnisht, kambë-kambë, këndojnë kangë të devotshmë, kurse kumbonat kumbojnë dhe kërsasin gopedrat. Dhe kështu ngadalë nëpër rrugën kryesore, tue shkue në shtëpin e kryetarit të qeveris. Dhe shtëpijt, dhe kafehanet, dhe faltoret dhe zyret — të gjitha u shprazën, s’mbet njeri i gjallë pa dalë me marrë pjesë në pritjen e të huejit të madh, e cila shënonte nji faqe të re historike. Madje as të smuetit nuk munguen, edhe ata i nxuerrën pjre shtëpijave që të shofin kët festë të rrallë, bile gjithë të smutit i nxuerën prej spitaleve ndër vigje, ata i therrte vërtetë dhimbja, por e ndijshin vedin ma mirë kur mendojshin lumnin e atdheut të tyne të dashtun; edhe fëmijt në gji i nxuerrën; ata nuk qajshin, por i ngulshin syt e vet të vegjël në të huejin e madh, si ta ndijshin që kjo lumtuni përgatitej për ta.
Derisa mbërrinë te shtëpija e kryetarit të qeveris, tashma ra dhe mbramja. Të huejin e shtinë në shtëpi ma tepër ndër duer se kambë; hynë të gjithë ministrat dhe parsija, kurse turma mbeti ose të shiqojë me kureshtje në dritare ose thjesht të kundrojë shtëpin gojëhapun.
Të nesërmen filluen me ardhë deputacione nga populli që ta përshëndesin të huejin e madh dhe teksa agoi, para shtëpis së kryetarit të qeveris, kërklloi qerri ngarkue me dekorata të ndryshme për të huejin shum të çmueshëm.
I hueji, merret vesh, u zgjodh menjiherë kryeministër nderi, kryetar nderi i komunes, i Akademis së shkencave dhe i të gjitha shoqatave e shoqnive të mundshme humanitare në Stradi. Të këtilla ka sijaset, bile dhe shoqni për themelimin e shoqnive. Të gjitha qytetet e zgjodhën antar të vet nderi. Gjithë esnafet e njoftën për mirëbas, kurse nji regjiment i ushtris për nderin e tij u quejt „Regjimenti i fuqishëm i Horijes”.
Të gjitha fletoret e përshëndetën me artikuj të gjatë, shum prej tyne e qitën dhe fotografin e tij. Shum nëpunësi u graduen për nderë t’asaj dite, shum policë u graduen dhe u dekoruen, shum ente të reja u hapën dhe u emnuen nëpunës të rij.
Tash dy dit vazhdon dëfrim i bujshëm në tanë qytetin. Bie muzika, kumbojnë kumbonat, kërcasin gopedrat, jehojnë kangët, pihet pa kursim.
Ministrat, ditën e tretë, edhepse mahmurë nga dëfrimi, qenë të detyruem me flijue patjetër edhe pushimin e trupit të vet për lumnin e vendit dhe të popullit dhe u mblodhën të gjithë që me Horijen të kryejnë negociatat për huan dhe ta nënshkruejnë kontratën që shënon nji epokë të re.
Ma parë e ma dalë sa me çelë kuvendin, filluen bisedat private (harrova me thanë se gjatë dëfrimit valixhen e ruente nji roje e fortë).
— A doni me qenëdrue shum kohë këtu? — e pyet kryeministri.
— Derisa të mos kryej punë dhe kjo do të zgjasi shum kohë.
Fjala shum kohë i hutoi ministrat.
— Mendoni, do të zgjasi shum kohë?
— Patjetër. Puna asht e atillë.
— Na i dijmë kushtet tueja dhe ju tonat dhe ma han mendja se nuk do të ketë kurrfarë pengesash — tha ministri i financave.
— Pengesa? — tha i hueji frigueshëm.
— Po ma han mendja se s’ka me pasë sosh.
— Edhe unë shpresoj.
— Atëherë mundemi me e nënshkrue kontratën e huas — tha ministri i financave.
— Kontratën?
— Po!
— Kontrata asht nënshkrue, e unë qysh nesër do të nisem për rrugë; para së gjithash unë tash, e gjithmonë e jetë do të ju jam mirënjohtës për nji pritje të këtillë. Me ju thanë sinqerisht jam hutue, nuk jam ende mjaft i vetëdijshëm çka po mbarohet me mue. Vërte, në kët vend gjindem tash për herën e parë, por nuk kam mujtë as me andrrue se, si njeri i panjoftun, kam me qenë kështu i pritun gjithkund. Më bahet se jam ende tue andrrue.
— E keni nënshkrue, pra, kontratën? — bërtitën të gjithë nji zani me entuziazëm.
— Që ku e kam! — tha i hueji dhe nxuer nga xhepi nji tabak letër, në të cilën gjindej kontrata dhe muer me e lexue në gjuhën e vet. Kontrata ishte midis atij dhe nji tregtari kumbullash nga thellsija e Stradis, në të cilën ai detyrohej me i furnizue kaq e aq sasi kumbulla për me ba pekmez deri në kët e kët ditë…
Çka mimd të bajshin tjetër gja në nji vend të civilizuem dhe të mençëm, mbasi nji kontrate të këfillë të marrë veçse me e përzanë tinzisht të huejin prej Stradis dhe mbas tri ditësh fletoret qeveritare me dhanë këto shënime:
„Qeverija punon energjikisht për realizimin e nji huaje të re dhe të gjitha dukjet janë se bile, deri në fund të muejit kemi me marrë nji pjesë të pareve.”
Gjindja u informue pak për Horijen, dhe heshti, mandej çdo gja vazhdoi prap si përpara.
—
Kur mora me mendue në lidhje me ngjarjen e fundit, më pëlqeu jashtëzakonisht harmonija e përgjithshme në Stradi. Jo vetëm se ministrat janë simpatikë e të vyeshëm, por venarova se edhe kryetari i kishës asht njeri i mençëm. Kush do të mundte në çastin e bukur, në të vërtetë, në çastin ma vendimtar, kur vendosej për fatin e vendit, me u kujtue që të këndojnë kangë të devotshme mbi valixhen e atij pekmezaxhiut dhe ashtu me ia ngjitë krahun qeveris së zellshme për veprën e naltë? Në nji punë kështu të koklavitun duhet me pasë fat.
Vendosa menjiherë të shkoj te ai at mentar, te kryetari i kishës dhe ta njoh për s’afërmi at burr të madh të Stradis.
(Fundi)
Burim: Radoje Domanoviq, Satirat, Rilindja, Prishtinë 1960. (Përkth. Mehmet Hoxha)
