Anulimi i epsheve
Na Sërbët, i qofshim falë Zotit të mëshirshëm, kemi krye të gjitha pimët tona dhe vetëm tash mujmë, kështu ngaeshëm, me gojitë sa të na dojë qejfi, me dremitë, me u shkrrye dhe me fjetë, e kur të mërzitemi edhe prej këtyne punëve, mujmë, sa për tallje, me dalë që të shofim çka bajnë njerzit ndër vende të pafat. Thonë — i raftë gurit e drunit e sa ma larg prej nesh — se gjinden vende, ku njerzit vazhdimisht grihen e coptohen për disa të drejta për njifarë lirije dhe sigurimi personal. Lëkura i tërqethet njeriut kur mendon për fatzezë të këtillë, që ende nuk i kanë rregullue punët e veta shtëpijake, kurse na kemi mbërrijtë tashma ta mbarshtojmë Kinën e Japonin. Çdo ditë shkojmë gjithnji ma larg nga vendi ynë, e, poqese zgjat kështu, gazetarët tanë kanë me u nisë me sjellë lajme prej Marsit, Merkurit, ose, n’instancën e mbrame, prej Hanës.
Dhe unë jam antar i këtij populli të lumtun, dhe, qe, dëshiroj, për ta kënaqë modën që të ju tregoj për nji vend të largët, shum të largët, jashtë Europës, çka gjindej në te moti, shum moti.
Nuk dihet pikërisht ku gjindej ai vend, si quhej populli i tij, por me hamendje, nuk gjindet n’Europë, kurse populli mund të thirret me çdo emën qotfë, vetëm jo me emnin sërb. Në kët pikë pajtohen gjithë historianët ma të vjetër, kurse të rijt ndoshta kanë më vërtetue dhe të kundërtën. Tekembramja kjo edhe nuk asht puna jonë, prandej po e la kët punë edhe poqese e shkeli zakonin, simbas të cilit duhet me folë edhe për at send që nuk e dijmë dhe me punue at punë për të cilën nuk jemi.
Dihet me siguri se ai popull ishte shum i prishum dhe i pahajr, deng me vese dhe epshe të këqija, prandej kam edhe me ju dëfrye me te në kët tregimth.
Natyrisht, të dashtunë lexuesa, Ju nuk mundeni me besue menjiherë se kanë mujtë me egzistue kurdo qoftë njerëz aq të prishun, por ta dini, se gjithë kët tregimth e kam punue simbas shkrimeve të vjetra, të cilat i kam në dorë.
Qe, të përkthyem pikë për pikë, disa denoncime të ministrave të ndryshëm.
„Bujku N. N. prej Karës sot mbas lavrimit u kthye në mejhane, piu kafe dhe i lexoi me epsh fletoret në të cilat sulmojnë ministrat e sotshëm…”
„Mësuesi T. prej Borkës, tek sa del prej shkolle, tubon katundarët rreth vedit dhe iu mbushë mendjen që të themelojnë ekipën korale. Përpos kësaj, ai mësues luen rrasash me shegërta, kurse me nxanës luen me sumbulla, dhe asht shum i damshëm e i rrezikshëm. Disa katundarëve u ka lexue libra dhe u ka ofrue që t’i blejnë. Ky njeri i keq nuk mimd të durohet, sepse e prish moralisht tanë rrethinën dhe u çpifet qytetarëve të qetë e të ndershëm se si kërkojnë liri kurse për vetë çashtjen, flet vazhdimisht se si lirija asht ma e ambël se çdo send. Pin duhan shum dhe pshtyn kur pin duhan.”
„Prifti Gj. prej Sarës, mbas meshës në faltore, ka shkue në nji mbledhje politike në qytetin e afërt.”
Qe, shifni, çfarë skandalesh ndodhin në botë.
Vreni matej.
„Gjykatsi S… sot ka votue për administratën komunale. Ky gjykatës i pamarre merr fletoren e opozitës dhe e lexon me epsh. Pat guxim me thanë në gjyq se nuk asht aspak fajtuer nji katundarë që pandehet për fyemjen dhe kundërshtim pushteti, para dëshmitarëve tha se nuk do të blejë kurrgja në dyqanin e kryeplakut Gabor. Përpos kësaj, po ai gjykatës rrin i mendueshëm e kjo asht provë e qartë se asht plot me vese dhe sigurisht trillon ndonji komplot të madh kundra regjimit të sotshëm. Duhet me e paditë për fyemje të sundimtarit, sepse ai tekembramja nuk mundet me qenë mik i dinastis, mbasi shkon në kafe te kafexhiu Mor, e gjyshi i Morës ka qenë mik i ngushtë me probatimin e Leonit që bani at tollovi në Jamb, kundra veqilave t’Oborrit mbretnuer, të gjyshit të sundimtarit të sotshëm!”
Gjindeshin njerëz edhe ma të këqij në kët vend fatkeq. Lexoni vetëm kët denoncim:
„Avokati prej Tulës përfaqsoi nji të vobekët, babën e të cilit e mbytën vjetin e kaluem. Ai avokati pin birrë me epsh dhe shkon në gjueti dhe çka asht ende ma zi, ka themelue njifarë grupi për të ndihmue të vobekët në rrethinën tonë. Ky asht ai bastardhi faqezi që flet se spiunët e shtetit janë njerzit ma të këqij!”
„Profesori T… ka vrapue nëpër qytet me fëmij të ndryshëm avanturista dhe ka vjedhë dardha prej pemëshitsit, kurse dje ka gjuejtë me llastik pëllumba dhe ka thye nji dritare në nji ndërtesë shtetnore. Këto faje dhe kishin me mujtë me iu falë, por ai shkon në mbledhje politike, voton ndër zgjedhje, bisedon me qytetarët lexon fletoret, flet për huan shtetnore dhe çfarë turpsinash nuk ban ende në dam t’arsimtarit!”
„Katundarët prej Barës kanë fillue me ndertue shkollën e re dhe si duket, me kët ves do të flliqet tanë rrethina. Duhet me e ndalue nji orë e ma parë kët korent të ndytë, të damshëm për shtetin!”
„Zanatlit prej Barës themelojnë sallën e leximit dhe tubohen në te për çdo mbramje. Ky epsh ka zanë rrajë të thellë, veçanërisht te të rijt, kurse pleqt janë të mendimit që përpos sallës së leximit të themelojnë — fondin e pensionit të zanatlive. Kjo nuk mund të durohet në krahinën tonë sepse u ep shembull të keq gjithë qytetarëve të ndershëm që nuk shajnë ministrat!… Nji zanatli madje kërkon ndamjen e punës!… Epshe rrënqethse!…”
„Katundarët prej Padovës kërkojnë vetëqeverimin komunal! Qytetarët në Trojë lirin e zgjedhjeve”
„Shum nëpunës të këtushëm kryejnë me ndërgjegje punën e vet, pos kësaj, i bijnë flautës dhe i dijnë notat!”
„Sekretari Miron kërcën epshëm ndër çfaqje dëfrimi dhe han farë të krypshme tue pi birrë. Duhet me e qitë prej punës që të sherohet prej atyne epsheve”.
„Mësuesja Hella blen lule çdo mëngjes dhe kështu skandalizon tanë rrethinën. Nuk mund të durohet, sepse ka me na prishë rinin”.
Kush do të kishte mujtë me i radhitë tana epshet e ndyta të këtij populli fatkeq? Asht mjaft me thanë se ishin vetëm dhetë vetë të vlefshëm dhe të pastër në tanë vendin, kurse krejt tjerët, dhe burrat dhe grat dhe pleqt dhe të rijt, të prishiun në temel si thuhet.
Çka mendoni, si do t’u jetë dukë vehtja atyne dhetë vetëve të mirë në kët vend të prishun?… E randë, shum e randë, ma së forti për shkak se ishin të detyruem me shique medoemos shkatrrimin e vendit të tyne të lindjes, të cilin e dojshin aq nxehtsisht. Nuk flejshin as ditën as natën nga kasaveti: Si do t’i përmirsojnë bashkëqytetarët e vet krahthatë, si do ta shpëtojnë vendin nga shkatrrimi? Plot me flakë patriotlke, plot me virtyte e fisniki, ishin në gjendje me durue të gjitha flijimet për lumnin e atdheut të vet. Dhe nji ditë prej ditësh shtrënguen zemrën trimneshë, përkulën kryet përpara vullnetit të fatit t’idhët i cili u caktoi barrën e randë që të bahen ministra, dhe muerën mbi vedi detyrën fisnike që ta pastrojnë vendin nga mëkatet dhe epshet.
Ishin të kulturuem, por nuk ishte punë e lehtë me i dalë në krye menjiherë njij ndërmarrjeje kaq të randë. Në fund, njiherë, atyne që ishin ma mendjetrashë (këta n’at populi njifshin si ma mendjehollët) u vetoi nëpër krye mendimi se duhet me e mbledhë Parlamentin populluer, por që në te punën ta kenë në dorë të huejt. Të gjithë e pranuen kët ide të mrekullueshme dhe muerën me shpenzimet e shtetit me mëditje, dyqind vetë dhe kaq kapën të huej të cilët i kishte qitë puna rastsisht në kët vend për tregti. Këta u mprojtën, kundërshtuen, por zori i bacës s’ka kufi!
Kësodore u mblodhën katërqind të huej që të jenë deputetë dhe të zgjidhin çashtje të ndryshme për lumnin e vendit, të jenë shprehje e dëshirave të popullit.
Kur kryen punë kështu dhe gjetën nji numër të mjaftueshëm njerzish, të cilët i emnuen deputetë të popullit, menjiherë shpallën edhe zgjedhjet e deputetëve të popullit. Mos u çuditni për këte, sepse nji zakon i këtillë mbretnonte n’at vend.
Filluen mbledhjet e parlamentit — vendosin, flasin, diskutojnë… Nuk asht lehtë me krye nji detyrë kaq të randsishme. Gjithçka ishte lehtë dhe ecte shpejt, por teksa erdhi puna te epshet, menjiherë u hasën vështirsina derisa u gjet dikush dhe propozoi që të vendoset anulimi i të gjitha epsheve të vendit.
— Rrnoftë folsi, rrnoftë! — gjimon në sallën e parlamentit brohoritja e gëzueshme prej të gjithë gërmazeve.
Të gjithë e pranuen me gëzim propozimin dhe u muer vendimi:
„Përfaqsija e popullit tue pa se epshet pengojnë përparimin e popullit e ndien vedin, të shtym që të shtojë, në ligjin e ri edhe kët pikë e cila thot:
„Të gjitha epshet mejnë prej sodit dhe anulohen si të damshme për popullin dhe vendin”.
Nuk kaluen as pesë minuta prejse u nënshkrue ligji për anulimin e epsheve për të cilin u shamatuen vetëm deputetët dhe shifni çka ndodhi në popull në të gjitha anët pa ndryshim.
Asht mjaft që të ju përmendi të përkthyem nji vend prej shënimeve të dikujt:
Qe fjalë për fjalë çka thot shënimi.
„…Kam pi duhan epshëm. Sa zgjohesha menjiherë në cigare. Nji ditë u zgjova, dhe e mora kutin me duhan dhe e dredha (simbas zakonit) cigaren. Diqysh m’erdhi si punë e papërshtatshme (atëherë bash ai deputeti propozoi) kur, qe, befas ndjeva se si m’u dridh dora vetë dhe cigarja, e shiqova dhe pshtyna me neveri…” „Nuk due me pi ma” — mendova dhe duhani më duket i ndytë dhe nuk muj me e shique me sy. U çudita çka më ngjau kështu befas dhe dola n’oborr. Kur atje, çka me pa! Para derës kojshija im gjithmonë i dejun, që nuk mundte me ndejtë pa venë asnji çast, qëndronte burri i dheut esull, kqyrte para vëdit dhe kruente kryet.
— Qe ta pruna venën — i tha sherbëtori dhe ia dha shishen si dhe ma parë.
Kojshija im e kapi shishen dhe e përplasi për toke, ajo u thye pirra pirra.
— Uh, sa gja e neveritshme! — vikati ai me urrejtje, tue kqyrë venën e derdhun.
Mandej heshti gjatë dhe kërkoi sheqer me ujë.
Ia pruen, e piu sheqerin me ujë dhe shkoi në punë.
Grueja e tij filloi me qa prej gëzimit kur pau se si burri i saj u përmirsue aq fort.
Njani prap, kojshija tjetër, që lexonte epshëm fletoret rrin te skaj i dritares së hapun, e edhe ai dukej disi i ndryshuem dhe i çuditshëm.
— A i keni marrë fletoret? — e pyeta unë.
— Nuk muj me i shique ma fletoret, kaq fort, diçka më janë neveritë. Bash tash jam tue mendue që të marr me lexue arkeologjin ose gramatikën e greqishtes — u përgjegj ai, e unë kalova dhe dola në rrugë.
Tanë qyteti ka ndryshue. Nji politikan i epshëm, ishte nisë me shkue në nji mbledhje politike. Ecte burri i dheut rrugës kur qe përnjiherë u kthye dhe vrapoi mbrapa thuese e ndoqi ndokush.
Fillova me u çuditë çka i ndodhi dhe e pyeta pse u kthye kaq shpejt.
— U nisa në mbledhje, kur qe befas më ra në xnend se asht ma mirë me shkue në shtëpi, me porositë ndonji libër bujqsije dhe industrije shtëpijake dhe me lexue e me u përsosë në punë. Çka kam me ba në mbledhje — tha ai dhe ngarendi në shtëpi që të studjojë lavërtarin.
Nuk mujta me ia spjegue vedit çudin qe ndodhi befas, u ktheva në shtëpi dhe mora me shfletzue psikologjin. Deshta me lexue pjesën në lidhje me epshet.
Hasa në fletën ku shkruen „Epshet”. Kishte mbetë vetëm titulli kurse krejt pjesa tjetër ishte zbardhë, paj thuese kurr nuk ishte shkrue në te asnji send!
O, çka asht tash kjo, pash emnin e Zotit?!
Në tanë qytetin nuk mundesh me gjetë kurrkund njeri të keq dhe t’epshëm për çdo gja qoftë dhe deri kafshët u banë ma të mençme!
Të nesërmen lexuem në fletore vendimin e parlamentit. Deshta me lexue gjithashtu në lidhje me epshet.
— Ah, ha, kjo asht, pra! — Bërtet secili. Çuditemi na çka u ba me ne, po këte a po e shef, parlamenti anuloi epshet!
Këto shënime janë të mjaftueshme me spjegue çka ndodhi në popull kur në parlament u aprovue ligji për anulimin e epsheve.
Tashma të gjithë e gjithkush e muer vesh kët gja dhe çudija prani, kurse mësimdhansit u epshin mësim nxanësve nëpër shkolla në kët mënyrë:
„Dikur gjindeshin në shpirtnat e njerëzve edhe epshet dhe këto kanë qenë njana prej pjesëve ma të ngatrrueme e ma të randa në psikologji, por me vendimin e parlamentit epshet janë anulue, kështuqë tash nuk gjindet ajo pjesë në psikologji sikurse as epshet nuk ekzistojnë në shpirtin e njeriut. Epshet janë anulue me datën … vjeti …”
— Shyqyr Zotit që nuk jemi të detyruem me i mësue! — pëshpëritshin nxansit, të kënaqun me kët vendim të parlamentit, sepse për orën e ardhshme duhet vetëm me mësue:
„Me datën … vjetin …, me vendimin e parlamentit janë anulue të gjitha epshet dhe kështu nuk ekzistojnë ma asish në njerëz!…”
Posa ta flasë këte pa gabim merr notën shum të mirë.
Qe, kështu ai popull shpëtoi me shpejti prej epsheve, u përmirsue dhe prej atij populli, simbas dofarë gojdhanash, lindën engjujt…
Burim: Radoje Domanoviq, Satirat, Rilindja, Prishtinë 1960. (Përkth. Mehmet Hoxha)
Nga shënimet e katundit (4/4)
IV
SHPIRTI I MIRË
Dikush lufton për pushtet, dikush për zotnillëk, dikush për begati, dikush që t’i eci puna mbarë në dashni, dikush për pozitë, dikush për fron, dikush për lavdi, kurse ajo, nafakë premja, luftoi tanë jetën për sapun. Dhe jo për ndonji sapun të shtrejtë, por për sapun teshash, sapun petkash, si e thrrasin katimdarët sapunin me duhmë të randë. Qe, tue luftue për at sapun, e kaloi jetën.
E mbaj në mend qysh kur isha fëmi. E vogël, e bashme, pakëz shqepon me kërdhokullin e djathtë. Kryet bukur i madh, fytyra ziverdhë, e shëmtuet, gjithmonë me zbokth nga përdorimi i shumtë i sapunit; goja e hollë, e lagët, e gjanë; syt e veckël, simpatikë, të pikllueshëm, shiqojnë nën shamin e pastër, të cilën e ngreh gati mu në sy. Qyshse e mbaj në mend ajo asht e vejë; jetonte me vllaznin në nji familje patriarkale dhe kryente detyrën si komandant i fëmijve.
Ajo i ushqen, u këndon, i përkdhel me fjalë. Ajo, si thot me mjeshtri, „bjen cop” që të flejnë, ajo i zgjon, ajo gjithçka. Edhe ajo hante drekë, darkë e flente n’at kamp fëmijsh, megjithse e kishte kthinzën e vet.
Këtu soll të hyj njeri dhe të shohë se ajo nuk lufton kot gjithë jetën e saj për sapun. Erson pastërtija dhe fasligeni. Edhë veshmbathja e saj asht e pastër prej majes se kres deri në fund të kambëve. Çdo kërpë, të cilën e gjen n’oborr (edhe kët pimë e bante) asht e lame dhe e palueme mirë.
— Pse? Ka me u dashtë edhe kjo për arrnesë, kurse ata e kanë hjedhë! — flet dhe e çon kërpën prej tokës, por nuk e len të ndytë. Menjiherë merr sapun e ujë dhe e lan ate tue ndrrue ujin tri herë dhe tri herë e fërkon me sapun.
Rrin midis oborrit me fëmij, përtyp bukën, kurse fëmijt nga dy-tre ndër grumbujz, hanë bukë me tambël, e edhe zihen, rrahen me lugë ndër vedi dhe flokzit u zbardhen krejt prej tamblit. Ajo ndërhyn, ban fjalë me ta, fëmijt nuk e kanë frigë, nuk i ndëgjojnë dhe ajo ia shkreh vajit dhe zen me mallkue fatin, kurse fëmijt shpërthehen gazit. Atëherë në çastin e fundit kërkon intervenimin e fuqive të jashtme dhe thrret në ndihmë etnit dhe nanat. Kur e ven qetsin ajo prap u këndon fëmijve ndonji kangë përkdhelse në mënyrën e saj të veçantë.
Kurrkush nuk ka bisedue kurr me te seriozisht. Çdo bisedë me të asht tallje në lidhje me sapunin e saj. Gjithmonë me fëmij, edhe ajo me vjet u ba fëmi i vërtetë. Herë qan për kurrgjasend, herë qeshet sa i shkojnë lotët.
Nganjiherë dëshirat e saj shtriheshin deri te ndonji shami ose bluzë pambuku, edhepse n’arkë kishte shamija të reja të papërdoruna që i kishte marrë ndër darsma para kaq e kaq vjetësh, por ajo ato i ruen, i palon. Çdo ditë i nxjerr të gjitha nga dhetë herë prej arkës dhe i palon përsëri.
Por sapuni, sapuni i shkretë! Mendimi për sapun ia mbushi tanë ekzistencën e saj, dhe menden dhe zemrën dhe shpirtin e saj,
Sikurse pat thanë Napoleoni: Për luftë janë tri gjana të nevojshme: së pari — pare, së dyti — pare, së treti — prap pare, ashtu dhe ajo simbas këtij kryeluftari sikurse ta dinte kët frazë, do të bërtitte me plot bindje: tri sende janë të nevojshme për jete: së pari — sapun, së dyti — sapun dhe së treti — prap sapun!
Katundarët shpesh qeshnin dhe e ngucshin për manin e saj që kishte për pastërti, por mue kjo punë më dukej simpatike. Lahet çdo ças. Dhe kur lahet, ndalu dhe kqyr! Sahat të tanë lahet. Dhetë herë lyhet me sapun dhe shpërlahet. Për kët arsye edhe fytyrën e ka me zbokth.
Teksa shkon ndokush prej shtëpis në qytet ajo menjiherë mbrapa tij.
— Blejm, vlla, pak sapun!
— Çfarë sapuni! Nuk mujmë gjithmonë me shpenzue pare për te.
— Bleje, allahile, tash dhe mandej, hej, nuk kam me lypë për nji kohë të gjatë.
Dëshprohet kur ai që shkon kthehet pa sapun. Atëherë shkon në kthinzën e vet e qan thuese groposi çdo gja që ka mbas shpirti. Kishte gjithmonë rezervë barem dy kile sapun por këte nuk e shpenzonte pa i ardhë thika në fyt, si me thanë asnjiherë edhe sikur të punonte me mëditje gjithmonë për nji thërmi ma të vogël sapuni.
Po të vijë kush prej dhanduerve ose ilakave në gosti, ajo menjiherë para tij dhe në vend të përshëndetjes:
— Aha! Qe ku e kam dhandrin tlm, ka me ble ai sapun për mue.
Ma vonë vllaznija u ndanë. Asaj i dhanë nji lopë dhe treqind kilogram drith si ushqim për nji motmot. Ajo mbeti te vllau ma i madh. Dhe ma vonë vazhdoi me u marrë më fëmij, dhe u lut e kukati për sapun.
Posa ndien se ndbkush asht fejue, ajo menjiherë shkon te ai.
— A po martohesh, asht dita jote, dhe për mue nuk paske ble sapun!
Kjo kërkesë asaj i ishte ba pasion dhe në kohën e fundit ajo i ndau njerzit në dy grupe: të mirët, që asaj i blejnë sapun, dhe të këqijt, renegatët, që nuk kishin ble kurr sapun për të.
Kot i flitni asaj për ndokend dhe i veni në pah të gjitha virtytet ë kësaj bote për të provue se ai asht i mirë, të gjitha i hyjnë për nji vesh e i dalin për tjetrin. Ndëgjoi njiherë se si vllau i saj bisedonte me katundarët se Pavli asht shum i mirë për kryetar.
— Ua, çka i ka ra në te! Edhe djalin e martoi dhe vajzën e dha dhe nuk ma bleu kurr nji sapun — hodhi ajo me rreptsi.
— Ajo, bile, në njifarë mënyre mendonte se me i ble asaj sapun asht gja ma e detyrueshme për çdo qytetar sërb se sa me pague tatimin.
Kishin kalue dhetë vjet dhe unë nuk e kisha pa. Posa shkova në të pamë në shtëpin e tyne, vllau i kishte vdekë disa muej ma përpara.
Rrin në shtrojen ku flente vllau i saj dhe qan e rënkon:
— Kuku, vlla i im, kush ka me më ble sapun? Kurse ti vetë më blejshe sapun dhe thojshe: qe ku e ke sapunin! Kuku, e mira ime!… Dhe motra për ty i ka dhanë dërrasat e veta dhe nuk i janë dhimtë motrës për ty!… Me dërrasat e mija të kam vorrue, o e mira ime!…
— Hesht, budallaqe! Çka po kukat aty? — i briti njani prei gjelmve të vllaut.
— Po si, hesht! Të më bleni sapun dhe atëherë nuk qaj.
— Po çfarë dërrasash — pyeta.
— Po e din; ajo i dha dërrasat e veta dhe me to e kemi vorrue babën, e mjera — i tha djali i vllaut të saj.
— Paj vallë gjithsecili i ka të bame gati dërrasat për arkivol?! — pyeta me habi.
— Gjithsecili, po! Kur u ndanë vllaznija ndër vedi ata muerëri landë nga pylli i përbashkët dhe ia gdhendën dërrasat secilit.
— Po ku gjinden ato të tijat?
— Paj nuk pat i ndjeri Nino, e baba i mjere ia dha të vetat.
— Dërrasat e motrës, or vlla i dashtun, kanë qenë asisoj që ke mujtë me u shtri në to! Të thata, vlla, sa të mira kanë qenë, tash nuk gjindet aso lande, por motrës nuk i vjen — vajton ajo.
— Paj edhe për ty kanë me gdhendë tjera — e ngushllova.
Ajo fshani dhe ngadalë tue qa:
— Nuk ka tash t’atilla. Ajo ishte, e dini, landë e thatë dhe dërrasat nuk do të m’ishin kalbë në tokë as njizet vjet.
Ia bleva asaj nji kilogram sapun. Pikllimi i saj u zbut nji trohe prej njij gëzimi aq të papritun.
E ngrata donte ma shum nji kilogram sapun se sa fronin e carit të Rusis.
Burim: Radoje Domanoviq, Satirat, Rilindja, Prishtinë 1960. (Përkth. Mehmet Hoxha)
Nga shënimet e katundit (2/4)
II
KIQA
Qysh fëmi kam njoftë në katund nji kojshi tonin, të cilin e quejshin të gjithë Kiqë. Dijsha për te se në katundin tonë kreu shkollën dhe mandej e çuen në Kragujevc në gjimnaz. Në gjimnaz kaloi nji vjet e gjysë dhe si nuk mujti me pasë sukses në shkollë që „të mësojë me u ba pop ose mësues” i ati e nxuer nga shkolla dhe e njiti në zanat te njifarë Sima që ishte bakall dhe që dinte me qepë e me qëndisë me gajtana e sermë; te Sima bajshin pazarllek edhe katundarët tanë. As te Sima nuk kaloi ma mirë. Kaloi dy vjet në çarshi, mësoi me folë si qytetarët, mësoi pak edhe mjeshtri dhe u kthye në katund, tue ndryshue menjiherë prej tjerëve, n’ecje, në petka dhe në të folun. Dimnit bante pantallona të ngushta, krejtsisht të ngjituna për kambë, prej cohe mavi ushtarake, bluzë pambuku dhe mbi të xhamadan dhe në krye ksulën mavi. Verës vishej po kështu pa bluzën pambuku dhe në krye bante kapelë të bleme me strehë të gjanë dhe nganjiherë shifej në tlinda dhe në këmishë të hollë me rrudha të bukura, që e quejnë mitan dhe këmisha aq e ngjyeme në ngjyrë mavi sa duket mavi si çiviti. Në këmishë gjinden ojmet, ndër mangë shiritat e lakuem dhe jaka prej bezi, e lyeme me koll dhe e hekurosun. Në vend të qyrkut gjithmonë jelek dhe këte të shpërthyem dhe mbi jelek zinxhir çeliku (sahat nuk kishte) dhe rreth qafës nji gajtan të gjatë, i cili përpara kapej për bel. Kur u kthye ashtu prej çarshis nga zanati dhe shkolla ndëgjohej nëpër katund se i dinte edhe germat gjermamshte, Kiqa iu lut babës të mësojë privatisht dy vjet dhe ky ishte si njifarë kursi për sekretar komune. Kështu ishin përgatitë edhe shum tjerë. Dikush e paguente mësuesin me të holla dhe disa e paguejshin në natyrë; i bijnë grun, vjam derri, qumsht, zogj, thi, qingj, çka u qëllonte kështu iu dukej sibir kalojshin ma lirë. Na fëmijt i shiqojshim ata djelmosha që studjojshin privatisht me respekt të thellë, si shkenctarë. Kur ata bisedojshin ndër vedi dhe shoshitshin njani tjetrin atëherë na nuk ndëgjojshim sendet tona të rëndomta shkollore, ata nuk bisedojshin ku buron Morava e se si ka dy rremba as për delmen që ka katër kambë dhe që han bar, as që kali ka kryet, trup dhe gjymtyrë dhe që në qafë ka lesh të gjatë të bukur që quhet jel dhe që kjo asht kafshë shtëpijake, ngjitet në qerr dhe përdorert në mënyrë shum të dobishme për hypje. Kurrgja për këto sende. Ata mësojshin ditunina krejt tjera. Mësuen që të dijnë përmendsh dhe që vetë ta shkruejnë tapin, të bajnë hesap interesin për shumën e marrun hua, të shkruejnë ankesë, të shkruejnë obligimin, t’i vërtetojnë ose t’i bajnë hesap afatet e pagesës, të shkruejnë çertifikata: „Gjyqi i kësaj komuneje i vërteton çdo pushteti kompetent, me të cilin ka të bajë se … ”, shkruejnë letra private e zyrtare. Qe kaq të mëdha ishin çashtjet që na tërheqshin neve fëmijve me i ndëgjue prej atyne që mësojnë privatisht. Dhe vetë katundarët kishin mendim shum të mirë për at mësim dhe secili kishte me thanë: „Ajo që fëmija mëson kështu rregullisht nuk vlen bash dy pare, por ai që mundet me e çue fëmin që të mësojë privatisht, ka fitim shum. Fëmija din mandej çdo gja që i duhet, me ta krye punën si avokat. Sidomos kur fëmija asht i shpërdhimtë e praktikohet ende në komune, atëherë s’ke pse me shkue te avokati, vetëm poqese ke pare tepër dhe nuk din ku me i shpenzue. Hem fëmija mësohet dhe mandej jeton rahat, nuk asht i detyruem me e kapë shatin. Qe Alempija, Vasa e tjerë (edhe ata kanë mësue privatisht dhe të gjithë janë shkrues komune) ia luejnë fen sefas në kët botë dhe ata tjetrën!”
Kështu katundarët, burrat, mendojshin për ta, kurse na nxansit në shkollë, jo vetëm që i nderojshim për ditunin e tyne të naltë, por edhe frigoheshim prej tyne, sepse ata ishin për ne si zavendës-mësuesish. Kur mësuesi shkonte në gjueti ose ndokund në gosti ose kishte ndonji punë tjetër, atëherë ata na japin mësim, na provojnë, na dënojnë, kanë tanë pushtetin si mësuesit, vetëm se u duhej me i paraqitë mësuesit medoemos nji raport të gjanë, për pyetjet e bame, sjelljen e nxënësve dhe dënimet e dhanuna që mësuesi, si pushtet më i naltë t’i aprovojë.
Kur Kiqa mësonte privatisht i vdiq i ati dhe i la nji pasuni të vogël, të ngarkueme me nji borxh të madh. Nana i pat vdekë ma heret dhe kështu nuk kishte ma kurrkend dhe mbet fill vetëm, pa pasë kush me i ba hyzmet. Shtëpija e babës së tij ishte në katund, kurse katundi i vërtetë ishte plot nji gjysëm ore larg nga vendi ku isha rritë vetë. Ky asht si njifarë vendi zotnish. Këtu asht kisha, shkolla, mejhanja, komuna, shtëpija e mësuesit, shtëpija e popit, dugaja, tregtiza e ngjyrave e Matës, shtëpija jonë si dhe nji shtëpi e vogël e shkretë e njij dugajxhije të cilin e mbyti gand kunati me gurë; kurse grueja mbasandej u martue përsëri dhe i muer me vedi dy fëmijt dhe kështu kurrkush nuk banonte në shtëpi.
Tueqenëse Kiqa si njeri me kulturë nuk mendonte me u marrë me bujqsi, e braktisi shtëpin atnore dhe muer me qira kët shtëpizë të shkretë në vendin e zotnive. Bleu nji maqinë qepse dhe u qepte katundarëve qyrka, jelekë, ksula, arronte bluzat, qepte bluza të gjata mbi bel dhe kalimthi merrej me shkrimin e tapijave, të kambialeve, shkruente padina, shkruente letra private dhe përgjithsisht çdo punë që i duhej ndokujt, Kiqa ia mbaronte me pak pare.
Kur unë në fëmini isha në katund ai mund t’i kishte diçka ma tepër se njizet vjet. Zeshkan, i fortë, i hollë, me kambë të gjata, me ato pantallonat e shtërngueme dhe të mbështjelluna me rrypa t’opingave deri afër gjunit.
Ai nuk dinte mp u lodhë dhe mundte me ecë kambë, si thonë katundarët, si qen. Heret në të zbardhun, posa kalon pranë dritares sone, ndihet kanga e tij (dinte, thonë katundarët, të gjitha kangët e bukura, të reja që këndoheshin në lyrë dhe jo ato katundare të moçme). Kalon pak kohë dhe ai menjiherë kthehet piot torbën me bylmet dhe pogaçe ose ndonji qurë ose pulë ose çdo gjd kësisoji, vetëm se nuk kthehet kurr me duer të shprazta. Nuk i vinte randë me i ra rrotull tanë katundit nga disa herë në ditë. Mbërrin gjithkund. Herë-herë shkon edhe në katund tjetër dhe në qytet, dhe ku jo, vetëm nuk mundte me ndejtë në nji vend.
Shtëpiza ku jetonte ishte e vogël, e ultë, gati lue u rrëxue, oxhaku tymon vetëm dimnit, n’oborr gjindet troskot. Këtu gjindet gjithmonë ndonji pulë orëpreme e vetmueme ose qurllukon qurani, kurse në kotar ungron ndonji thi barkfryem, të cilin ia ka dhanë si shpërblim ndonji katundar për letrën që i ka shkruse ose për ndonji shërbim të tillë të vogël. Malteri i shtëpis asht shkoqë përrreth dhe krejt pamja nxit në njeriun keqardhje dhe simpati kundrejt Kiqës, këtij të vobektit krahthatë sikurse e thirrshin shpesh katundarët. Kurrkush nuk e din se si vjen aq shpejt, kur niset prej shtëpis. Herë ndëgjon n’odën e tij si kërset maqina dhe kanga që i gjasonte ulurimës së tërbueme, herë e ndëgjon se si fishkullon dhe pak ma mbrapa çdo gjfl bjen në heshtje, ai nuk asht ma, asht zhdukë diku. Dhe njeriu mendon se nuk asht në shtëpi kur që rrapton maqina dhe përhapet zani i tij i madh: „Uh, diçka mendja po më luen, ndoshta dashnori i ri po më vjen…” Kalon pak dhe vetëm dikush pyet te shtëpija jonë: „Ku asht Kiqa, pash Zotin?”
— Këtu asht.
— Tash deshta me shkue atje, por dera asht e mbyllun.
Nana ime gjithmonë ban kryq dhe thot ndër këto rrethana:
— O Zoti e vraftë! Nuk e dij si e bajnë ato kambë të holla. Zotit i qofsha falë, si mos me qenë vetëm.
Nuk kalon as nji orë kur menjiherë ndëgjojmë kangën prej shtëpis së tij: „E ke sqepin e kuqrremtë o pllumb, o pllumbeshë…” mandej fishkullimë, dhe prap ndonji kangë, prap fishkullimë dhe vetëm atëherë hesht çdo gja, shiqojmë dhe ai ngjitet diku përpjetë ngutshëm dhe pak mbrapa ndiejmë fishkullimën e tij; shiqojmë, mirëpo ai mbërthehet teposhtë.
— Qoftë mallkue si i habitun!
Të dielën mbasdreke kur katundarët vijnë në kishë ose komune, Kiqa zhduket. Me gjithkend ka diçka të mësheftë. Sa çel e mëshel syt, ai veç e ka rrokë ndokend për skajin e gunës dhe e tërheq m’anë. Pëshpërit pak me te dhe tek sa e shiqon, ai veç n’anën tjetër të derës së kishës, me tjetrin; deri sa të kthehesh, ai tashma me të tretin në vendin e tretë.
Kështu Kiqa i kaloi ditët tue ia përgatitë vedit vendin si sekretar komune në vend të djalit të popit. Si kandidat serioz për at vend, ai vërente rreptë punën e rivalit të vet, e kapte në gabime, shpërdorime, shantazhe dhe të gjitha këto sa çel e mbyll syt ia kumtonte katundit, mbërrinte në shtëpin e gjithkujt. Katundarët ishin tashma të gëzueshëm që ta ndërrojnë djalin e popit, porse ate prap sikur thanë e mban prefekti. Popi i ep dhurata prefektit, prandej ai e donte përsëri djalin e tij.
Por Kiqa ishte i bindun se do të vijë edht koha e tij (këte e kishte thanë shum herë çiltas kur hahej me djalin e popit) dhe jetonte i kënaqun.
Katundarët ia bajshin dertin. U vinte keq të gjithëve që ishte i vetëm. Të ngratin, në shtëpin e kujtdo që kthehej, nuk e përcillshin duerthatë. Teksa fillon me u nisë, e ndal shtëpijakja.
— Kiqo bir, prit që të jap pak pogaçe, e dij se nuk ka kush me të gatue.
Ia përgatit pogaçen dhe i qet në bludë djath e ajkë dhe shton:
— Qe edhe pak bylmet dhe kur të vij në kishë do ta marr bludën.
Asht sevap dhe asht fëmi i ynë, krahthati — shton secila kur ai shkon.
Diku merr voe, diku zog, diku qurë, diku lardo të krypun, mish të thatë; çka të qëllqjë, vetëm nuk e përcjellin duerthatë.
Kështu Kiqa, nuk bante kasavet për ushqim. Kishte gjithçka në shtëpi, e gjithkund, te tjetri, e kishte derën çelë. Diku han drekë, diku darkë, diku zamër, kështu gjithkush i ndihmon me diçka. „Asht shkularak, asht krathatë!” — mendon secili.
Përpos kësaj, ai fitonte mirë dhe paren e kursente, në të vërtetë nuk kishte edhe për çka me e prishë. Prej të qepunit, thot, nuk del aman aman ndonji qar i madh, por fitonte mirë tue shkrue. Punon dhe me pare në dorë e merr edhe shpërblim grun, pasul, kafshë dhe këto mandej i shet në qytet dhe të hollat i ven m’anash.
Prej kohës së fëminis nuk e kisha pa asnji herë deri me ardhjen time në katund mbas kaq vjetësh. Në vend t’asaj shtëpije së vogël, gati me u rrëxue e të mjerë, e gjeta nji shtëpi të gjanë të rrethueme me hasherim. Menjiherë pranë shtëpis koshat e mëdhej, hambaret, magazet, shtallat dhe ndërtesat tjera; para shtëpis kopshti plot me lule të bukura dhe ne skaj të kopshtit zgjojt. Oborri ka dy të hyme: njana derë për me hy në pjesën ku ësht shtëpija dhe dera tjetër për me hy në pjesën e oborrit ku gjinden koshat dhe magazet.
E gjeta kur i shkova në të pamë, tue ndejtë para hambarit dhe bisedonte me katundarë që i kishin pru disa qerre drith.
Kur ia përspjeta, ai e preu bisedën, u përshëndet me mue, por nuk më njofti. I tregova kush jam dhe në fytyrën e tij u piksue nji befasi e gëzueshme.
— Hajt, zhgarkoni dhe mandej ejani të bajmë hesap, u tha katundarëve dhe mue më muer në shtëpi që të shifem edhe me familjen e tij. Kishte ndryshue shum. E gjeta të shëndoshë, të ngathët, me fytyrë të mbushun e me gushë nën mjekër, të rrueme mirë. Ban pallto, jelek e pantallona si tregtarët e qytetit. Në dorë ka nji unazë të trash ari dhe në kambë papuçe të bukura të larme. Grueja e tij vishet si në qytet, e poashtu edhe fëmija.
Nga biseda e tij mora vesh se tash sa vjet asht si sekretar i komunës dhe se fitonte mjaft me shkrime dhe gjithashtu bante tregti me drith, raki e kafshë.
Çka me ba — thot — teksa me thanë se njeriu merret me diçka për të kalue kohën.
Bisedën na e preu nji katundar, që hyni, me fjalë:
— E zhgarkova, zotni Kiqë, hajde’ ta ndrrojme senetin.
— Çlodhu pakëz. A don nji raki? — i ofroi Kiqa.
I dhanë raki dhe Kiqa hyni me të n’odën tjetër.
Ashtu kaluen afër nji çerek ore dhe gjatë asaj kohe unë fola me shtëpijaken. Kur duelën, katundari i shkoi pa bëza, kurse Kiqa u ul pranë meje dhe vazhdoi bisedën e fillueme.
Biseduem edhe pakëz, mandej u përshëndeta edhe unë dhe u nisa. Shtëpijaku duel me më përejellë.
Katër katundarë zhgarkojshin ende, e ai që i hyni n’odë Kiqës rrinte skaj qerrit të shprazët me njifarë letre në dorë dhe shiqonte për tokë. Qet e zgjidhun rrijnë pranë zgjedhës dhe rishpërtypin, kurse ai rrin ashtu pranë qerrit, kryevarrë, mendueshëm e në pikllim, Mandej hapi at letrën me gishta të pashpërdhimt, të ndytë, të trashun prej punës, i nguli syt në te do kohë dhe mandej o paloi, e mbështolli mr peshkir dhe e shtini në gji.
— Mirë asht, Stevan, mirë asht, mos kij gajle! — i tha Kiqa.
— E marrtë lumi të mirën time kur më duel shpirti tue punue dhe tue pru drith, kurse kryegjaja mbetet ashtu si asht.
— Hajde, çou, murrak! — bërtiti mandej dhe i ra me idhnim kaut!
— Çka me ba! edhe unë kisha me dëshirue që të mos më kesh borxh… — tha Kiqa.
— Lokësh, lokësh! — bërtiti Stefani qeve dhe e ngrehi zgjedhën. Qet e shtinë vetë qafën në zgjedhë me bindje. Sieva i vuni kujat, muer zinxhirin me të cilin janë lidhë qet dhe i tërhoq për dore. Qerri kërklloi dhe Stevani duel ashtu tue heshtë, pa thanë lamtumirë.